Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Aventurat e Zozos, Diana Çuli
  • Aventurat e Zozos, Diana Çuli

Aventurat e Zozos, Diana Çuli

Arka e Noes

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë të vështirë. 

6,66 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aventurat e Zozos

Gjinia: Përralla

Autori: Diana Çuli

Shtëpia botuese: Arka e Noes

Viti: 2020

Fq. 56

Pesha: 0.146 kg

ISBN: 978-9928-4555-3-6

Mbi librin

Zozo, një djalë çapkën e trimosh, është personazhi që del nga Ipadi dhe shëtit të gjithë botën duke u ardhur në ndihmë të gjithë fëmijëve që gjenden në ndonjë situatë të vështirë. Po kështu një ditë ai shfaqet edhe në shtëpinë e dy motrave, Borës dhe Zanës, të cilat pëlqejnë shumë të përdorin Ipadin për të luajtur dhe për të parë filmat e tyre të parapëlqyer. Dhe Zozo, që jeton në Ipad, del prej aty dhe lidh një miqësi kaq të bukur me vajzat, duke i përfshirëato në aventurat dhe trimëritë e tij nëpër Sahara, në Kinë apo edhe në Polin e Veriut. 

“Aventurat e Zozos” është një përrallë e bukur që hedh vëmendjen nga teknologjia dhe lidhja që kanë fëmijët me të sot, jo si një kritikë ndaj saj, por se si duhet ta mendojmë atë si një dritare të bukur nga ku fëmijët mund të hedhin sytë për të mësuar ato vende ku nuk mund të jenë dhe dije të cilat jo gjithmonë është e lehtë të gjinden. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928455536
ean13
9789928455536
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Krimet e Grindelvaldit, J.K. Rowling

Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërtëta të tij: dëshiron t'ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike.
11,10 
More

Botuesi: Botart

Djali-Peshk i Kuq, Lisa Thompson

Secili prej fqinjëve është i dyshuar... dhe Mateoja është çelësi për të zbuluar se çfarë ndodhi, edhe pse duke bërë këtë i dalin në pah sekretet e veta. Një tregim që flet për krijimin e miqësisë kur ndihesh vetëm... dhe shpresës, kur ndjen veçse frikë
13,32 
More

Botuesi: Botart

Rrugëtimi i djalit luftëtar, Jocko Willink

Klasa e pestë ishte viti më i keq në jetën e Markut. Mbeti në fizkulturë dhe matematika qe shumë e vështirë, për të mos folur për ushqimin e shkollës që ishte i pangrënshëm dhe atë ekskursionin e klasës që shkatërroi duke mos ditur të notonte. 
8,88 
More

Botuesi: Aeditions

Seria ngjyros dhe luaj, 10 libërtha

Dhjetë libërtha që ndihmojnë zhvillimin e fëmijës përmes ngjyrosjes së situatave të ndryshme: Automjetet, xhungla,  parku, stinët, shtëpia, muzika, ferma, deti, pylli dhe kopshti.
11,10 
More

Drejtori i shkollës është mi vampir, Pamela Butchart

Izi dhe shoqet e saj llahtarisen kur takojnë drejtorin e ri të shkollës. Ai ka flokë të zinj, mban pelerine dhe ka buzë të çuditshme që u ngjajnë krimbave. Madje, një herë, ato e dëgjojnë që fishkëllen në zyrë, kurse drita e diellit e bën të skuqet si spec!
8,88 
More

Referenca: SKU000330

Botuesi: Ideart

Hakelberri Fin, Mark Twain, pershtatje per femije

Pra, kur Haku shkon të jetojë me vejushën Dagllas, kjo gjë s'i pëlqen fare. Ai duhet të jetë i pastër dhe i rregullt, duhet të sillet mirë gjithë kohës dhe të shkojë në shkollë. Më pas, i ati vjen dhe e merr me vete për të jetuar së bashku nëpër pyje. Fillimisht, Haku kënaqet, por i ati e rreh vazhdimisht saqë Haku vendos t'
3,33 
More

Botuesi: Pema

Timi dështimi, Stephan Pastis

Seria e jashtëzakonshme e detektivit privat Timi Dështimit (që veç i dështuar s'është), ekranizuar së fundmi nga Disney, vjen më në fund edhe në gjuhën shqipe. Histori që të shkrijnë së qeshuri!
11,10 
More

Referenca: SKU000801

Botuesi: Cabej

Shtrigat, Roald Dahl

A e dini si njihen shtrigat? Shtrigat prej vërteti, jo shtrigat e përrallës? Ç'ngjyrë ka pështyma e shtrigave? Po të hasni Shtrigëmadhen, e dini kush është kjo? Jua merr mendja se ç'ju punon ajo fëmijëve? Ç'erë bien kalamajtë për hundët e shtrigave?
8,88 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Përralla për fëmijë 3 vjeç

Ky libër me përralla ka diccka për çdo fëmijë. Kafshë zbavitëse, kafshë ccapkëne, kafshë të gëzuara, kafshë të trishtuara dhe madje edhe kafshtë të menduara gjenden mes këtyre faqeve, gati të ndezin imagjinatën e fëmijës.
4,44 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Arka e Noes

Aventurat e Zhuzhusë, Diana Çuli

Zhuzhuja do të jetë personazhi i ri i librit, dhe dy motrat, Bora dhe Zana, jo vetëm do të njihen dhe befasohen me aftësitë e saj, por gjithashtu do të na befasojë edhe ne me misionin e sa të rrezikshëm që do të ndërmarrë për të shpëtuar zanat dhe princët, të cilët jetojnë në ujërat e burimeve të lashta shqiptare, nga duart e një mbreti të lig.
6,66 
More