Historia pa mbarim, Michael Ende
  • Historia pa mbarim, Michael Ende
  • Historia pa mbarim, Michael Ende

Historia pa mbarim, Michael Ende

SKU000054
Botimet Dudaj

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Historia pa mbarim
Origjinali: Die unendliche Geschichte
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ende
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 504
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-99927-50-89-8

Mbi librin

"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha – fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij.

"Bëj ç'të duash", shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: "Bëj ç'të të dojë qejfi!". Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: "Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!"

Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. "Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha."

Koment nga Robert Shvarc

Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: "Historia pa mbarim" e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende.

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.

Michael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tij prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruante një roman për fëmijë dhe të rritur njëherësh.

Detajet e librit
SKU000054

Referencat specifike

isbn
9789992750898
ean13
9789992750898
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Aeditions

Mëso me Tedin

Përmes saj, duke bashkëpunuar me fëmijët tuaj, mund t’u tregoni atyre shumë gjëra për shkollën në mënyrën më të këndshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Ju lutem, mos e hapni, gjë e gjallë!, Charlotte Habersack

Çdo gjë nisi me postën, e cila mbërriti në mbrëmje dhe jo në mëngjes. Dhe nëse Nemo do të kishte qëndruar mes prindërve të tij, me këmbët mbi tryezën e mesit dhe me tasin e akullores me çokollatë mbi barkun e nxirë nga dielli ...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Aladini, arushi magjik

Në këtë libër do të lexoni historinë e Aldinit, arushit të famshëm e paksa të rrëmujshëm, që jetonte në një shtëpizë në Pyllin e Magjepsur e që ëndërronte të bëhej Magjistar i Madh.
400 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Lakuriq Sygjelbri

Lakuriq Sygjelbri është një banor i pazakontë i shkollës së fëmijëve. Ai fle mu në shtyllën e ziles. Askush nuk e kishte menduar se ai dhe familja e tij që fle ditën dhe fluturon natën, do të ishte aq e dobishme, deri kur...
300 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Libërthi im i fermës

Në këtë libër fantastic fëmijët mund të prekin jelen e kalit, të ndiejnë rrotën e dhëmbëzuar të traktorit dhe të dëfrejnë në oborrin e fermës.  
600 Lekë
More

Botuesi: Aeditions

Kutiza e rrëfenjave për vajza bukuroshe

Në 5 librat e mrekullueshëm: "Kutiza e rrëfenjave për vajzat bukuroshe", do të zbulosh historitë fantastike të heroinave të tua të preferuara. Princeshat, sirenat, zanat dhe kërcimtaret nuk do të të mbajnë asnjë të fshehtë.
2 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Numrat, format, ngjyrat

Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të msuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin, përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuese te fëmija.
500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Libri i Xhunglës

“Të voglat përralla të Mëdha” i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000066

Botuesi: Botimet Dudaj

Xhim Kopsa dhe trembëdhjetë të tërbuarit, Michael Ende

Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
1 000 Lekë
More