Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Çmimi 0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

Historia pa mbarim, Michael Ende

Historia pa mbarim, Michael Ende

SKU000054

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Historia pa mbarim
Origjinali: Die unendliche Geschichte
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ende
Shqipëroi: Robert Shvarc
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 504
Pesha: 0.478 kg.
ISBN: 978-99927-50-89-8

Mbi librin

"Bëj ç'të duash", thotë mbishkrimi në simbolin e pushtetit sundues pa kufij të Fantastikës. Por se ç'do të thotë kjo në të vërtetë, Bastiani e merr vesh vetëm pas shumë kërkimesh të gjata e të mundimshme. Kujtdo që vjen në Fantastikë, Perandoresha – fëmijë i jep një medaljon si shenjë pushteti pa kufij.

"Bëj ç'të duash", shkruhet brenda në të dhe Bastiani në fillim e interpreton kështu: "Bëj ç'të të dojë qejfi!". Kështu, ai zhytet gjithnjë e më thellë në strudelin e fantazisë pa fre, që të bën të harrosh. Por më në fund e kupton se kjo moto mund të ketë kuptimin: "Bëj atë çka të do zemra, atë çka ti e dëshiron me të vërtetë!"

Të mos kishte pasur Atrejun, shokun e tij, kurrë nuk do të kishte mundur të dilte nga ai vend pa kufij. "Ka njerëz që kurrë nuk arrijnë të vijnë në Fantastikë dhe njerëz që arrijnë të vijnë, por mbeten përgjithmonë aty. Pastaj ka edhe ca të tjerë që shkojnë në Fantastikë dhe kthehen përsëri. Kështu si ti, Bastian. Dhe këta njerëz bëjnë që të dyja këto botë të jetën botë të shëndosha."

Koment nga Robert Shvarc

Fondi i letërsisë botërore për fëmijë dhe të rinj përkthyer në shqip, do të ishte padyshim i mangët sikur të mos figuronte në të edhe Libri i librave, të cilit kritika letrare nuk i vë kufij moshe për lexuesit: "Historia pa mbarim" e shkrimtarit shumë të njohur gjerman Michael Ende.

Ky roman i botuar më 1979, i përkthyer menjëherë në shumë gjuhë të huaja të botës dhe i nderuar me dhjetë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, është libri i një fantazie shpërthyese, që mbart në vetvete një ndërthurje filozofish të larmishme, ku kritika ndaj epokës sonë mbështillet nga simboli artistik dhe ku lënda poetike dhe misteri i nënshtrohen një kompozicioni krejt të veçantë, një gjinie të re letrare të çliruar nga çdo lloj angazhimi të njëanshëm.

Michael Ende (i ndarë para kohe nga jeta e tij prodhimtare në gusht 1995) me romanin "Historia pa mbarim" zbuloi mjeshtërinë e mahnitshme që të shkruante një roman për fëmijë dhe të rritur njëherësh.

Detajet e librit
SKU000054

Referencat specifike

isbn
9789992750898
ean13
9789992750898
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Përralla për fëmijë 2 vjeç

Ky libër me përralla ka diçka për çdo fëmijë. Kafshë zbavitëse, kafshë ccapkëne, kafshë të gëzuara, kafshë të trishtuara dhe madje edhe kafshtë të menduara gjenden mes këtyre faqeve, gati të ndezin imagjinatën e fëmijës.
Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Rrugëtimi i djalit luftëtar, Jocko Willink

Klasa e pestë ishte viti më i keq në jetën e Markut. Mbeti në fizkulturë dhe matematika qe shumë e vështirë, për të mos folur për ushqimin e shkollës që ishte i pangrënshëm dhe atë ekskursionin e klasës që shkatërroi duke mos ditur të notonte. 
Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Kafshët

Kjo seri është ideale për të zhvilluar aftësinë e të msuarit në fëmijërinë e hershme. Ajo ndihmon në zhvillimin, përforcimin dhe krijimin e aftësive përvetësuese te fëmija.
Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000327

Botuesi: Ideart

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."
Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Beteja e brumbujve, M.G. Leonard

 Në rast se dështojnë, ajo do të mbledhë një ushtri me brumbuj Frankeshtajnë dhe planeti nuk do të jetë më i njëjti.Njerëzimi është në rrezik. E ardhmja është në duart e tre fëmijëve dhe brumbujve të tyre.
Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 9789928240880

Libri i madh i lojërave, në botën e përrallave

Ky libër do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. 
Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Momoja, Michael Ende

Në këtë libër bëhet fjalë pikërisht për enigmën "kohë", një enigmë që mund të preokupojë njëlloj fëmijë dhe të rritur meditues, të cilët ende nuk kanë harruar të dyshojnë për atë që në dukje është e qartë. Historia e Momosë është vendosur në atë perandori të fantazisë që ndodhet në Askund dhe Kurrë ose edhe në një të Tanishme pa kohë.
Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Follow us on Facebook