• Banner

  • Ka mbaruar

Portreti i Dorian Greit (pershtatje per femije), Oscar Wilde

A është e mundur që piktura e një njeriu të tregojë më tepër se vetë fytyra e tij? Nëse është pikturuar me dashuri, ndoshta piktura do të tregojë më tepër se vetëm pamjen e jashtme të atij personi, ndoshta do të tregojë botën e tij të brendshme.

300 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Portreti i Dorian Greit (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: The picture of Dorian Grey
Gjinia: Roman
Autori: Oscar Wilde
Shqipëroi: Alba Jorganxhi
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2004
Fq. 88
Pesha: 0.131 kg
ISBN: 978-99943-637-1-9

Mbi librin

A është e mundur që piktura e një njeriu të tregojë më tepër se vetë fytyra e tij? Nëse është pikturuar me dashuri, ndoshta piktura do të tregojë më tepër se vetëm pamjen e jashtme të atij personi, ndoshta do të tregojë botën e tij të brendshme. Shpeshherë, ne themi se fytyra i ngjan një libri të hapur, themi se "fytyra tregon historinë e saj".

Kur Dorian Grei sheh pikturën e fytyrës së tij, ai bie në dashuri me bukurinë e tij. Asgjë nuk duhet ta prekë bukurinë e tij, asgjë nuk duhet ta vrasë apo ta ndryshojë atë, as dashuria, madje as vetë koha. Dhe kështu ai ndërpret lidhen mes fytyrës dhe zemrës së tij, midis pamjes së jashtme dhe botës së tij të brendshme.

Fytyra e tij nuk ndryshon. Ajo qëndron e re dhe e bukur. Por portreti, i pikturuar me dashuri, rrëfen historinë e vërtetë. Ai paraqet Dorian Grein e vërtetë, i cili po plaket, po shëmtohet i mbushur me urrejtje.

Mbi autorin

Oskar Uajlld lindi në Dublin në vitin 1854. Ai ndoqi kolegjin në Dublin dhe më pas vazhdoi studimet në Oksford ku më 1878 fitoi një çmim poezie. Në vitin 1882 u botua libri i tij i parë dhe vitin tjetër ai shkoi në SHBA për të dhënë leksione. Në vitin 1884 u martua dhe në vitin 1888 shkroi një libër me tregime "Princi i lumtur dhe përralla të tjera".

Ai shkroi libra të tjerë me tregime, por romani "Portreti i Dorian Greit" është i vetmi roman që ka shkruar. Kur romani u shfaq, shumë njerëz shprehën pakënaqësira; thoshin se ishte një libër i keq me ide jo të mira. Por Uajlld nuk ishte dakort me thënien se librat mund të jenë të këqinj ose të mirë. "Librat janë shkruar mirë ose keq. Kjo është e gjitha", shkroi ai.

Uajlld shkroi veprën e parë teatrale në vitin 1883, por nuk pati sukses. Megjithatë, "Erashka e zonjës Uindermer" u bë e famshme për teatërdashësit për shkak të fjalëve të mençura dhe tablosë së qartë të njerëzve dhe mënyrën se si ata jetonin.

Suksesi i Uajlldit vazhdoi derisa doli krijimi i tij më i mirë "Rëndësia e të qenit i ndershëm" (1895), por në të njëjtin vit ai u burgos për shkak të jetës së tij jo të rregullt. Kur doli nga burgu më 1897 shkoi të jetonte në Francë ku shkroi "Balada e Burgut të Ridingut", një poemë e gjatë për përvojën e tij në burg. Ai vdiq në Paris në vitin 1900.

Detajet e librit
Ideart
SKU000336
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001321

Botuesi: Toena

Portreti i Dorian Greit, Oscar Wilde

Portreti i Dorian Greit sjell para lexuesit temën e shkatërrimit të jetës së një të riu nën efektin e së keqes dhe parazitizmit dhe mbivlerësimit të së bukurës, në fund të shekullit XIX në Angli.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001882

Botuesi: Te tjere

Biri i erës, Viktor Canosinaj

Roman i llojit fantazi dhe aventurë. U botua në vitin 1996 dhe fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës. Libër që ka pasur sukses dhe vazhdon të mbetet një ndër romanet më të lexuar të autorit. Romani shtjellon fatin e një kali të rritur në liri, i cili bie rob te njerëzit, të cilët e shesin dhe e shfrytëzojnë gjatë gjithë jetës, për punë dhe për luftë. 

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Tom Gejts, Justifikime të shkëlqyera, Liz Pichon

Sinqerisht shpresoj që Tomi tashmë e ka marrë veten nga dëmtimi i qenit të tërbuar që e sulmoi atë ditën e fundit të semestrit, ndërsa ai ishte duke ardhur për në shkollë. Ishte fat i madh që kishte me vete fletoren e detyrave të shtëpisë për t'u mbrojtur.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pemëve, J.M.G. Le Clezio

A e di ti se pemët flasin, lëvizin dhe shohin? Nëse i vështrojmë me kujdes, do të zbulojmë se ato janë si ne. Djali i vogël do t’i zbusë ato dalëngadalë dhe, falë imagjinatës, ai do të ndërmarrë një udhëtim të mrekullueshëm, ku do të zbulojë sekretet e tyre.

Çmimi 350 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Koni, Pauli dhe problemet me shoqërinë, Dagmar Hoẞfeld

Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Shkollat 9 – vjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja, por as të lërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin.

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001873

Botuesi: Te tjere

Monstrat e Rrugës së Mimozave, Viktor Canosinaj

Roman i llojit të problemeve sociale, i gërshetuar me aventurë. Ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 2002. Trajton raportet mes prindërve dhe fëmijëve në ditët tona. Në qendër është një djalë, të cilin prindërit e detyrojnë të studiojë për muzikë kundër dëshirës së tij.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Alarmet e qytetit Sdikuisht, Bedri Dedja

U thelluan në rrugën e krimit, apo u kthyen në bankat e shkollës për të mësuar? Për të gjetur përgjigjet e këtyre pyetjeve, duhet të ndesheni më parë me ushtrinë e robotëve, të udhëtoni me vagonët e nëndheshëm e të zhyteni në thellësitë e oqeaneve me nëndetëse superteknolo- gjike, të vizitoni shpellën Moshyrbrenda e të njiheni me shumë e shumë aventura,...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)