• Banner

David Koperfild, Charles Dickens, pershtatje per femije

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild."

3,12 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: David Koperfild (përshtatje për fëmijë)
Origjinali: David Copperfield
Gjinia: Roman
Autori: Charles Dickens
Shqipëroi: Albana Kozeli
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2003
Fq. 144
Pesha: 0.165 kg.
ISBN: 978-99927-939-2-9

Mbi librin

"Nga të gjithë librat e mi", ka shkruar Charles Dickens, "ky është ai që më pëlqen më shumë. Si të gjithë prindërit e zellshëm, edhe unë mbaj në thellësi të zemrës sime, vetëm një fëmijë të parapëlqyer mbi gjithë të tjerët. Ai quhet David Koperfild." Vetë Dikensi ka kaluar një fëmijëri të vështirë e të trishtë.

Gjithashtu edhe jeta e djaloshit David Koperfild nuk është aq e lehtë. I ati i vdes para se të lindë ai dhe, kur Davidi mbushi tetë vjeç, e ëma martohet përsëri. Burri i saj, zoti Mërdston, është i vrazhdë dhe mizor njësoj si e motra e tij nevrike, vajza me fytyrë e zemër guri, zonjusha Mërdston.

Ndërsa rritet, Davidi njihet me shumë njerëz të këqinj: mësues shkolle të ashpër, shokë të këqinj dhe me djallin Uriah Hip, me buzëqeshje si të gjarprit. Por në jetën e Davidit hyjnë gjithashtu edhe njerëz të tjerë. Është Pegoti, dadoja e tij e mirë dhe e dhimbsur, i ngathëti zoti Barkis, një burrë fjalëpak.

Pastaj është tezja e Davidit, e cila mundohet të tregohet e ashpër, por që ka një zemër të artë. Është Mikoberi i pafat, njëherë plot gaz e njëherë i dëshpëruar sipas rastit, gjithnjë duke pritur që diçka të kthejë për mbarë. Është Anjeza e urtë dhe e sjellë, gjithnjë mike e vërtetë dhe e mençur. Dhe pastaj është edhe Dora, vajza më e dashur që mund të keni parë, me sytë blu dhe flokët e saj të artë: e ëmbla, e bukura, mendjelehta Dora...

Mbi autorin

Charles Dickens (1812 – 1870) lindi në Portsmuth, një port në jug të Anglisë. I ati ishte nëpunës në zyrën e pagave të Flotës Detare Ushtarake Mbretërore, njeri me qëllime të mira, por i papërgjegjshëm dhe që e trajtonte shumë keq paranë. Dikensi kaloi disa vite të lumtura të fëmijërisë së tij në Kent, por kur familja u zhvendos në Londër, problemet e të atit me paratë u rënduan, ai u fut në borxhe dhe përfundoi në burgun e Marshelsit.

Kështu, në moshën dymbëdhjetëvjeçare, Çarlsin e shpunë të punonte në një fabrikë. Kujtimet e hidhura të kësaj kohe të trishtuar ndikuan shumë në shkrimet e tij. Më vonë u bë e mundur që ai t'i kthehej shkollës për pak vjet dhe pasi punoi për ca kohë si korrier zyre, nisi të shkruajë për gazeta të ndryshme. Kështu u bë gazetar.

Në këto vite të hershme të rinisë së tij, Dikensi arriti ta njohë Londrën në mënyrë të përkryer: ai njihte të gjitha rrugët kryesore dhe rrugicat, sheshet, tregjet dhe kopshtet e saj. Këto njohuri ai i përdori shumë mirë në romanet e tij. Në 1836, Dikensi u martua me Ketrin Hogart dhe, po këtë vit, romani i tij i parë "Letrat e Pikuikut" filloi të botohej një herë në muaj me pjesë në një revistë.

Ky roman u bë shumë popullor dhe shumë shpejt u pasua nga romani "Oliver Tuist" dhe romane të tjerë. Dikensi tregoi interes të madh për problemet shoqërore të asaj kohe, shqetësim që e hasim në shumë nga romanet e tij. Kështu, në përrallën e tij të famshme "Një këngë krishtlindjesh", Skruxhi na paraqitet si zemërlig dhe i keq sepse nuk pranon t'u japë para të uriturve dhe të pastrehëve.

Me kalimin e viteve, Dikensi punonte më shumë se kurrë dhe romanet e tij të kësaj kohe: "Dombi dhe i biri", "David Koperfild", "Shtëpia e vetmuar", "Kohë të vështira", "Legjenda e Dy Qyteteve", "Shpresa të mëdha" janë cilësuar si punët e tij më të mira. Mëgjithatë, jeta e tij personale erdhi duke u keqësuar dhe kështu martesa e tij mori fund kur ai dhe Ketrin u ndanë në 1858.

Romanet e tij sidoqoftë vazhduan të dilnin në treg dhe Dikensi bëri turne nëpër Britani dhe në Shtetet e Bashkuara duke lexuar publikisht pjesë nga punimet e tij. Jeta e tij ishte e mbushur plot aktivitet, por njëkohësisht ajo ishte edhe tepër rraskapitëse. Çarls Dikens vdiq papritur duke lënë pa përfunduar romanin e tij të fundit "Misteri i Edvin Drudit".

Detajet e librit
Ideart
SKU000327
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000325

Botuesi: Ideart

Aladini dhe llampa magjike, pershtatje per femije

Aladini është një djalë dembel dhe përtac. Atij nuk i pëlqen të punojë, kështu që gjithë ditën e ditës ai luan me shokët e tij në rrugë. Aladini dhe nëna e tij janë shumë të varfër, ndaj dhe shpeshherë mbeten pa ushqime e të uritur. Megjithatë Aladini nuk punon dhe asnjëherë nuk e ndihmon të ëmën.

Çmimi 3,12 
More
In Stock

Referenca: SKU000328

Botuesi: Ideart

Drakula, Bram Stocker, pershtatje per femije

Në pranverën e vitit 1875, Xhonatan Harkeri udhëton për në Transilvani për të vizituar shtëpinë e Kontit Drakula. Xhonatani në të vërtetë nuk dëshiron të shkojë sepse pas disa muajsh do të martohet me bukuroshen e tij, Minën, dhe nuk dëshiron ta lërë atë vetëm.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000329

Botuesi: Ideart

Frankenshtajn, Mary Shelley, pershtatje per femije

Kjo është një histori e vjetër dhe e re. E vjetër, sepse është shkruar 180 vjet më parë; e re ngase problemi i Frankenshtajnit është i njëllojtë me atë të shkencëtarëve të sotëm. Shkenca na ka dhuruar shumë zbulime të mrekullueshme: makina, kompjutera, armë, por si t'i përdorim këto zbulime? 

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000330

Botuesi: Ideart

Hakelberri Fin, Mark Twain, pershtatje per femije

Pra, kur Haku shkon të jetojë me vejushën Dagllas, kjo gjë s'i pëlqen fare. Ai duhet të jetë i pastër dhe i rregullt, duhet të sillet mirë gjithë kohës dhe të shkojë në shkollë. Më pas, i ati vjen dhe e merr me vete për të jetuar së bashku nëpër pyje. Fillimisht, Haku kënaqet, por i ati e rreh vazhdimisht saqë Haku vendos t'

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000339

Botuesi: Ideart

Tre Musketeret, Alexandre Dumas, pershtatje per femije

Në vitin 1627, një njeri i quajtur D'Artanjan, erdhi në Paris për t'u bërë "mbret" i Moskëterëve. Tre nga këta luftëtarë trima - Portos, Atos dhe Aramis, u bënë shumë shpejt miqtë e tij. D'Artanjani ra në dashuri, por njëherësh atij iu shfaq edhe një rrezik i madh. 

Çmimi 3,12 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: West Print

Ishulli i përbindëshave, Tuutikki Tolonen

Më ka marrë malli për ty. Kam bërë një vizatim për ne të dy, sepse ti nuk di të lexosh dhe se unë nuk di të shkruaj me të vërtetë. Në këtë vizatim, unë jam në krahët e tu dhe po të shtrëngoj, sepse ndonjëherë kisha dëshirë të të shtrëngoja, edhe pse më bëje të tështija.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i Gregut, Ditë emocionuese, vol.13, Jeff Kinney

Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Gjirafat s'vallëzojnë dot, Giles Andrea

Geraldi ishte një gjirafë shtatlartë, me qafë të hollë e të gjatë. Gjunjët të përdredhur – sa keq këmbët si shkopinj – për dreq! Geraldi nuk ishte valltar i mirë. Çdo vit tmerrohej kur vinte dita e vallëzimit të kafshëve të xhunglës.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Përralla për fëmijë 4 vjeç

Ky libër me përralla ka diccka për çdo fëmijë. Kafshë zbavitëse, kafshë ccapkëne, kafshë të gëzuara, kafshë të trishtuara dhe madje edhe kafshtë të menduara gjenden mes këtyre faqeve, gati të ndezin imagjinatën e fëmijës.

Çmimi 4,16 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)