• Banner

Erotikoni dhe Satirikoni, Virgjil Muci

Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati.

1 200 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Erotikoni dhe Satirikoni
Origjinali: Erotikoni dhe Satirikoni
Gjinia: Rrëfenja, përralla
Autori: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: Aeditions
Viti: 2010
Fq. 416
Pesha: 0.888 kg.
ISBN: 978-99956-41-15-3

Rreth librit

Ky libër, i cili përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë "Erotikoni" dhe pjesa e dytë "Satirikoni", përmban 100 rrëfenja të mrekullueshme të përmbledhura nga Virgjil Muçi. Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më fort gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Është një kohë kur oborret, qofshin të mëdha, qofshin të vogla, e princërve dhe fisnikëve arbër feksnin nga vezullimet e një qytetërimi, ku Perëndimi dhe Lindja puqeshin me krejt shkëlqimin e tyre verbues, ku binin në sy sjellje të holla dhe rrezëllimet sylëbyrëse të një qytetërimi e arti të përpunuar. Me sytë e mendjes ne mund të shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara, ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku dama të hijshme hidhnin valle dhe u merrnin mendtë të rinjve me hiret e tyre që feksnin më fort se gurët e çmuar që u hijeshonin kryet dhe gjoksin. Kalorës, pazhë e shërbëtorë të veshur me petka të fisme, që shprehnin pasurinë dhe fisnikërinë e zotërinjve të tyre u jepnin jetë dhe gjallëri kështjellave dhe banesave të zotërve të Arbrit. Kopshte mikpritëse e të lulëzuara, manastire të pasura e murgj të ditur, qytete gjithë jetë ku lëvrinte tregtia janë disa nga dëshmitë që sjellin rrëfenjat tona dhe që përshkruajnë një jetë të qetë e të hapur ndaj kontakteve me njerëz dhe raca gjithfarësoj që lundronin ujërave të Mesdheut dhe udhëtonin nga viset rreth e qark.

Koment nga Virgjil Muçi

Rrëfenjat i mbështjell atmosfera e shndritshme e një periudhe të lumtur të historisë së një vendi që ka njohur më shumë gjëma e vuajtje sesa gaze e begati. Është një kohë kur oborret, qofshin të mëdha, qofshin të vogla, e princërve dhe fisnikëve arbër feksnin nga vezullimet e një qytetërimi, ku Perëndimi dhe Lindja puqeshin me tërë shkëlqimin e tyre verbues, ku binin në sy sjellje të holla dhe rrezëllimet të një qytetërimi e arti të përpunuar.

Me sytë e mendjes ne mund të shohim kështjella të mrekullueshme me salla të zbukuruara e të hijeshuara, ku dëfrenin muzikantët e poetët, ku dama të hijshme hidhnin valle e u merrnin mendtë të rinjve me hiret e tyre. Kalorës, pazhë e shërbëtorë të veshur me petka të fisme, që shprehnin pasurinë dhe fisnikërinë e zotërinjve të tyre u jepnin jetë dhe gjallëri kështjellave dhe banesave të Arbrit.

Kopshte mikpritëse e të lulëzuara, manastire të pasura e me murgj të ditur, qytete gjithë jetë ku lëvrinte tregtia janë disa nga dëshmitë që sjellin rrëfenjat tona dhe që përshkruajnë një jetë të qetë e të hapur ndaj kontakteve me njerëz dhe race gjithfarësoj që lundronin ujërave të Mesdheut dhe udhëtonin nga viset rreth e qark.

Detajet e librit
SKU001559
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000211

Botuesi: Aeditions

Përralla shqiptare 100 + 1 natë, Libri i dytë, Virgjil Muçi

Në këtë vëllim të dytë të përmbledhjes “Përralla shqiptare 100+1 natë”, magjia e pasurisë folklorike shqiptare, vazhdon... “Hysen Begu dhe xhindesha”, “Qerosi që vrau kuçedrën”, “Djali, shkabonja dhe e Bukura e dheut”, si dhe plot përralla të tjera, kanë ardhur nga gurra popullore drejt e në faqet e këtij libri që na tregon edhe një herë se përrallat nuk...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mëkati fillestar, Virgjil Muçi

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimtarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore. Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas së të vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Piramida e shpirtrave, Virgjil Muçi

Gëzimi bëri një tjetër pauzë dhe ngriti kokën sikur donte t'iu bënte me dije atyre që qenë grumbulluar e mbanin vesh se teksti i kartolinës kishte mbaruar. Por sytë e zmadhuar më shumë nga mosbesimi sesa nga habia e asaj që po iu dëgjonin veshët, dukej sikur thoshin: Kaq shpejt?!

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Pesë minuta mama, Daisy Upton

A jeni ndier ndonjëherë sikur nuk dini më ç’të bëni? Keni kaluar orë të tëra duke sajuar një lojë të ngatërruar për fëmijët – dhe në fund jeni gjendur duke luajtur vetëm? Keni hequr dorë fare dhe u jeni dorëzuar ekraneve?Ja pse ky është libri i duhur për ju! Një përmbledhje me mbi 150 lojëra që nuk kërkojnë më shumë se pesë minuta për t’u përgatitur dhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Zemra, Edmond De Amiçis

 Me këto fjalë, nuk dua të them se e ka shkruar ai nxënës ashtu siç është shtypur: ai merrte shënime dita ditës në një radhor, ashtu si ia priste mendja, për çdo gjë që shihte, që dëgjonte dhe mendonte në shkollë e përjashta.

Çmimi 590 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Përralla për fëmijë 5 vjeç

Ky libër me përralla ka diccka për çdo fëmijë. Kafshë zbavitëse, kafshë ccapkëne, kafshë të gëzuara, kafshë të trishtuara dhe madje edhe kafshtë të menduara gjenden mes këtyre faqeve, gati të ndezin imagjinatën e fëmijës.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)