Titulli: Shënime për Hiroshimën (kopertinë e trashë)
Origjinali: Notes de Hiroshima
Gjinia: Publicistikë
Autori: Kenzaburo Oe
Shqipëroi: Lira Muça
Shtëpia botuese: LIRA
Viti: 2013
Fq. 202
Pesha: 0.427 kg
ISBN: 978-9928-4184-9-4
Mbi librin
"Shënime për Hiroshimën" është një rrëfim prekës i një prej shkrimtarëve më të shquar japonezë rreth bombardimit atomik të Hiroshimës. Ç'kuptim pati ky bombardim, ç'pasoja të tmerrshme solli në jetën e njerëzve? Shënimet e Kenzaburo Oe – së për jetën e viktimave të shumta dhe përpjekjet e guximshme të mjekëve që përkujdeseshin për to, menjëherë pas bombardimit atomik dhe për shumë vite më vonë, zbulojnë përmasat e jashtëzakonshme të këtij shkatërrimi.
Në "Shënime për Hiroshimën", Oe paraqet me mjeshtëri portretet e njerëzve të këtij qyteti, duke nxjerrë në pah "fytyrën njerëzore" mes këtij shkatërrimi bërthamor. Depërtimet e Oe – së në dinjitetin njerëzor janë një padi e rëndë ndaj kësaj epoke bërthamore, njëlloj si rrënojat e Parkut të Paqes së Hiroshimës.
Komente mbi librin
"Asnjë japonez nuk ka shkruar në mënyrë më brilante se Oe për ndarjen që ekziston në zemër të këtij vendi. Ai është krijuar nga dy kombe të kundërta: Japonia para dhe pas Hiroshimës."
Daily Telegraph
"E guximshme dhe e përpiktë."
New York Newsday
"Shkrimi i tij është gjallërues, i këndshëm dhe tej mase i përkryer."
Publishers Weekly
"... thelbësore për t'u lexuar."
Kirkus Review
"Më i miri nga gjithë shënimet për bombën atomike dhe të mbijetuarit e saj."
The Independent
"Fuqia dhe energjia e shkrimit është shpartalluese."
The Irish Times
Mbi autorin
Kenzaburo Oe u lind më 1935 në fshatin malor të Osesë, në Shikok, një ishull i largët dhe i veçuar i Japonisë. Ai bëhet shkrimtar me kohë të plotë më 1959, pasi diplomohet për letërsi franceze në Universitetin e Tokios. Më 1994, Oe merr çmimin Nobel për letërsi.
Vlerësohet si vetëdija e së majtës moderne japoneze. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: "Shënime për Hiroshimën", "Këputni sythet, qëlloni mbi fëmijët", "Na thoni si t'i mbijetojmë çmendurisë sonë", "Loja e shekullit", "Një çështje personale" etj.