• Banner

Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes

“Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç’ishte për t’u bërë, u bë.”

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditari i ndaluar
Origjinali: Quaderno proibito
Gjinia: Roman
Autori: Alba de Céspedes
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 276
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-9928-366-23-8
Ky libër është në gjuhën shqipe


Mbi librin

 “Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç’ishte për t’u bërë, u bë.” Me këto fjalë e hap ditarin e saj Valeria Kosati, protagonistja e këtij romani, një grua e shtresës së mesme në Italinë e viteve ’50. Pak më shumë se 40 vjeçe, me dy fëmijë të rritur, një bashkëshort të pavëmendshëm, një punë zyre që e kryen pa ndonjë pasion të dukshëm, Valeria si pa kuptuar përfshihet në monotoninë e jetës së një borgjezeje të vogël, e dërrmuar, mes roleve të saj si bashkëshorte, nënë, punonjëse.

Një ditë, e shtyrë nga një impuls në dukje i pashpjegueshëm, ajo blen një fletore, në të cilën fillon të shkruajë ndodhi të vogla dhe reflektime. Në hapësirën e “ndaluar” të të shkruarit, Valeria zbulon konfliktet e brendshme që përshkojnë jetën e saj, aspiratat e frustruara, pakënaqësitë e fshehura. Kështu nis t’i japë zë një jete tjetër, prej vitesh të tëra në gjumë, gjen individualitetin dhe një vetëdije të zbuluar nga mendimet e grumbulluara gjatë shumë ditëve.

I botuar me pjesë midis viteve 1950 dhe 1951, dhe një vit më vonë si një vëllim i plotë, Ditari i ndaluar konsiderohet si kryevepra e Alba de Céspedes, një libër që është dëshmi historike e një epoke dhe homazh për një brez parafeminist, që ishte vendimtar për të gjitha revolucionet pasardhëse; por, mbi të gjitha, një provë letrare mjeshtërore, e aftë të shpalosë identitetin, e fragmentuar dhe të ndryshueshëm, të qenies njerëzore.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366238
ean13
9789928366238
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.

Çmimi 3,96 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Penguin Books

The Narrative of Trajan’s Column, Italo Calvino

Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Mërzia, Alberto Moravia

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Thuaji zemrës po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.

Çmimi 8,92 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Heshtja, Gianni Palagonia

Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ishulli i Arturos, Elsa Morante

Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Kurthi i pushtetit, Carlo Martigli

Nëpërmjet mjeshtërisë së tij, Martigli gërsheton historinë dhe trillimin, duke shkruajtur një roman të madh, me skena mbresëlënëse, të pasur me pasione dhe të papritura, duke rrëfyer me detaje lind jen e këtij rendi ekonomik që vazhdon edhe sot duke e drejtuar botën.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)