Dëshmitarja e fundit, Cristina Gregorin
  • Dëshmitarja e fundit, Cristina Gregorin

Dëshmitarja e fundit, Cristina Gregorin

Living

Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë dëshmitarë…

13,53 
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Dëshmitarja e fundit

Origjinali: L’ultima testimone

Gjinia: Roman

Autori: Cristina Gregorin

Shqipëroi: Melisa Kërkeshi

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2021

Fq. 318

Pesha: 0.345 kg

ISBN: 978-9928-338-09-9

This book is in Albanian

Mbi librin

Fjalët e fundit të një njeriu në shtratin e vdekjes… Të thjeshta në dukje, ato mund të shkatërrojnë një jetë të ngritur me mund ndër vite.

Megjithatë, shumë pyetje kanë mbetur pezull prej kohësh dhe Françeska duhet të kthehet në vendlindje, në Trieste, për të kujtuar diçka që është përpjekur gjithmonë ta harrojë. Përse?

Një e shkuar e errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të rinj që kanë qenë pjesë e Rezistencës Italiane dhe e kanë mësuar Françeskën të mos i besojë askujt në këtë jetë. Por të luftosh deri në fund për idealin, do të thotë të bësh zgjedhje që të ndryshojnë të ardhmen, zgjedhje që e kanë një çmim, zgjedhje që fshehin sekrete, për të cilat nuk duhet të ketë dëshmitarë…

Tani, dikush e thërret të kujtojë. Tani, një histori e largët ka ardhur shumë pranë. Një rrëfim intensiv dhe i detajuar, që duket sikur është shkëputur nga një faqe pak e njohur e Luftës së Dytë Botërore; një histori për përgjegjësitë personale, për fuqinë e sekreteve dhe për rëndësinë e së kaluarës, që të arrijmë të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928338099
ean13
9789928338099
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...
9,37 
More

Botuesi: Dituria

Ditari i ndaluar, Alba de Céspedes

“Më duket se bëra keq që e bleva këtë fletore, shumë keq, madje, por tani është e kotë ta mbaj mendjen atje. Ç’ishte për t’u bërë, u bë.”
10,41 
More

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.
26,03 
More

Thuaji zemrës po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.
7,29 
More

Botuesi: Pegi

Jeta shpirtërore, Alberto Moravia

“Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar.
15,62 
More

Botuesi: Dituria

Secilit hakun, Leonardo Sciascia

Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.
8,33 
More

Botuesi: Toena

Mërzia, Alberto Moravia

I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, që fillon me romanin "Indiferentët" dhe përfundon me romanin "Jeta intime", "Mërzia", botuar në vitin 1960, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale. Është një histori krizash, dështimesh, zhgënjimesh.
15,62 
More

Botuesi: Pegi

A është, vallë, njeri..., Primo Levi

"A është, vallë, njeri...?" është libri i parë i Primo Levi-t, shkruar e botuar më 1947-ën menjëherë pas daljes nga kampi i përqendrimit në Aushvic. Një rrëfim rrëqethës dhe një analizë e thellë mbi historinë e kampeve të përqendrimit, mbi fyerjen, poshtërimin dhe degradimin e njeriut, para se të mbërrihet në shfarosjen e plotë të tij.
7,29 
More

Botuesi: Penguin Books

The Narrative of Trajan’s Column, Italo Calvino

Italo Calvino was one of the most joyful and imaginative writers of the twentieth century. Here he muses on what the things we leave behind ¬- whether waxworks or ancient graffiti, enigmatic maps or a crumbling Roman column – tell us about the greater truths of the world, space and time.
10,41 
More

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.
10,41 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kurthi i pushtetit, Carlo Martigli

Nëpërmjet mjeshtërisë së tij, Martigli gërsheton historinë dhe trillimin, duke shkruajtur një roman të madh, me skena mbresëlënëse, të pasur me pasione dhe të papritura, duke rrëfyer me detaje lind jen e këtij rendi ekonomik që vazhdon edhe sot duke e drejtuar botën.
12,49 
More

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...
10,41 
More