• Banner

Dekameroni, Giovanni Boccaccio

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës...

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dekameroni

Origjinali: Decameron

Gjinia: Novela

Autori: Giovanni Boccaccio

Shqipëroi: Ali Hashorva

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2019

Fq. 639

Pesha: 0.940 kg

ISBN: 978-9928-277-95-4

Mbi librin

Dekameroni – Vepra më e rëndësishme, më e lexuar e më popullore e Giovanni Boccaccio-s, vjen për herë të parë në shqip, e plotë dhe e pacensuruar, me përkthimin autentik të Ali Hashorvës, që ia shton vlerat kësaj vepre të mrekullueshme të të gjitha kohërave.

10 të rinj largohen nga Firencia në vitin 1348, për shkak të situatës së rëndë që ky qytet po përjetonte në përballje me murtajën e zezë, epidemi që i mori jetën plot gjysmës së banorëve të tij. Të mbyllur në një shtëpi fshati, 7 vajza dhe 3 djem, në moshën më të bukur, të detyruar të mposhtin frikën, të zbukurojnë ditët e tyre, të kuptojnë moralin e kohës, të reflektojnë rreth kuptimit të jetës, erotizmit, dashurisë, sjellin 100 rrëfime në 10 ditë.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mish dhe qiell, Pier Paolo Pasolini

“Mish dhe qiell” është një përmbledhje me poezi kushtuar kryesisht të rinjve. Përzgjedhja e bërë me kujdes është shumë kuptimplotë për t’i shoqërar lexuesit, veçanërisht të rinjtë, në botën e poetit Pier Paolo Pasolini.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Egërsia, Nicola Lagioia

Disa orë më vonë, kur ta gjejnë rrëzë një parkingu shumëkatësh, do të zbulohet edhe identiteti i saj: është Klara Salvemini, vajza e madhe e ndërtuesit më të fuqishëm të zonës. Të gjithë mendojnë se ka vrarë veten. Të jetë vërtet kështu? Çfarë e lidhte Klarën me biznesin e të atit?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nga veranda jote duket shtëpia ime, Elvis Malaj

 Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ishulli i Arturos, Elsa Morante

Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vetmia e numrave prim, Paolo Giordano

Aliçja është shtatë vjeçe dhe e urren shkollën e skive, por i ati e detyron të shkojë. Është një ditë me mjegull të dendur, ajo ka frohtë dhe qumështi që ka pirë për mëngjes i rëndon në stomak. Lart, në vendndalimin e teleferikut, ajo ndahet nga shokët dhe, e fshehur në borë, urinon në mbathje...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Perfectum trinum, Grup Autorësh

Rreth njëqind poezi të tre poetëve të mëdhenj italianë të shekullit XX, Eugenio Montale, Salvatore Quasimodo dhe Giuseppe Ungaretti vijnë në shqip të përzgjedhura dhe shqipëruara nga poeti i njohurshkodran Zef Zorba, njohës e admiruesi të treve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)