• Banner

Eksodi, Leon Uris
  • Eksodi, Leon Uris
  • Eksodi, Leon Uris

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eksodi
Gjinia: Roman
Autori: Leon Uris
Shqipëroi: Robert & Edvin Shvarc
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 724
Pesha: 0.781 kg
ISBN: 978-99927-59-24-0

Mbi librin

"Eksodi" është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar.

Një roman historik i tejmbushur me pasion, me përpjekje, me shpresë dhe dashuri, "Eksodi" është libri më i famshëm i shkrimtarit hebreo-amerikan Leon Uris, është historia e rilindjes së një kombi pa tokë në kërkim të përjetshëm të një toke pa komb.

I shkruar vetëm dhjetë vjet pas lindjes së Shtetit të Izraelit dhe i përkthyer në 56 gjuhë të botës, ky roman përshkruan luftën e një kombi të tërë për t'i shkulur rërës së shkretëtirës - dhe mbi të gjitha, urrejtjes së njerëzve - një pëllëmbë tokë mbi të cilën mund të ringjallet.

Detajet e librit
SKU000980
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000444

Botuesi: Koha Ditore

Vilet e zemerimit, Xhon Stajnbek

Bujq të varfër nuk mund të mbijetojnë në Oklahoma. Me shpejtësi përhapet lajmi për një vend të premtuar, ku mund të nxirren fitime dhe të sigurohet ekzistenca: Kalifornia. Karvanë bujqish nisen nëpër pluhur dhe vapë të padurueshme. Pasi arrijnë në Kaliforni, shpejt ndiejnë shtypjen e pronarëve të tokave.

Çmimi 10,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001582

Botuesi: Skanderbeg Books

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën, Amos Oz

"Rrëfim për dashurinë dhe errësirën" është një sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar ndonjëherë në historinë e letërsisë. Është historia e një fëmije që rritet në një qytet të ndarë nga lufta, siç Jeruzalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një apartament të ngushtë.

Çmimi 22,20 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Referenca: K1R5

Botuesi: Bota Shqiptare

Rrjeti Alisa, Kate Quinn

Eva Gardneri digjet nga dëshira për të luftuar kundër gjermanëve dhe papritur i ndrin fati kur rekrutohet që të punojë si spiune. Në Francën e pushtuar nga armiku ajo stërvitet nga fantastikja Lili, “Mbretëresha e Spiuneve”, e cila drejton një rrjet shumë të madh agjentësh mu nën hundën e armikut.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pianisti, Władysław Szpilman

Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t'u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.

Çmimi 12,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Arturo Ui, Bertolt Brecht

Arturo Ui është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”. Një alegori politike, drama flet për ngritjen në pushtet të një gangsteri në...

Çmimi 3,89 
More
Ka mbaruar

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali me pizhame me vija, John Boyne

Nëse filloni ta lexoni këtë libër, do të nisni një udhëtim me një djalë nëntë vjeçar i quajtur Bruno. (Edhe pse ky nuk është një libër për nëntë vjeçarët.) Por herët apo vonë ju së bashku me Brunon do të arrini te një “mur”. Mure të tilla ekzistojnë në gjithë botën. Urojmë që juve nuk do t’ju duhet të kaloni një mur të tillë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000432

Botuesi: Koha Ditore

Gruaja leopard, Alberto Moravia

Një vepër tipike moraviane, "Gruaja leopard" është rrëfim pa rrugëdalje mbi një tradhti dashurie, për vuajtjen dhe paaftësinë e dhimbshme të të kuptuarit dhe shënon një nga pikat më të larta të mendimit ekzistencial të Moravias: jeta nuk njihet dhe ne nuk e njohim.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fenix

Klithma e zogut të shtëpisë, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)