Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shkretetira e Tartareve, Dino Buzzati
  • Shkretetira e Tartareve, Dino Buzzati

Shkretetira e Tartareve, Dino Buzzati

SKU000924
Te tjere

Bota artistike e Buzzat - it është plot hyrje e dalje. Ndërsa te Kafka dënimi është mizor, pa shpëtim, bota e Buzzat-it presupozon një gjendje mëshire për të depërtuar aty më tej, një kusht i parapëlqyer i pafajësisë zanafillore.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shkretëtira e tartarëve
Gjinia: Roman
Autori: Dino Buzzati
Shqipëroi: Dritan Çela
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2006
Fq. 272
Pesha: 0.291 kg
ISBN: 978-99927-72-4-X

Komente mbi librin

"Shkretëtira e Tartarëve, me personazh Ciovani Drogo – n, përbën një leksion dinjiteti, lavdie, antiretorike, i ashpër si një epigraf, brenda një kohe që nuk copëzohet kurrë."

Alberico Sala

"Buzzati nuk ka patur nevojë për shembuj dhe paraprijës për të shprehur atë dhimbje të përjetshem, eh epse e mbytur, himbje kjo e kohës, e cila përshkon romanet dhe tregimet e tij; ajo është poezia e vërtetë e punës së këtij shkrimtari."

Paolo Monelli

"Roman simbolik,alegorik, surrealist, aventuresk ose, të paktën, i asaj aventure gjithëpërfshirëse që quhet jetë?.. E veçanta e tij qëndron në kuptueshmërinë e shumtë, në ambiguitetin që shpreh sa në art, aq dhe në moral."

Pietro Pancrazi

"Bota artistike e Buzzat-it është plot hyrje e dalje. Ndërsa te Kafka dënimi është mizor, pa shpëtim, bota e Buzzat-it presupozon një gjendje mëshire për të depërtuar aty më tej, një kusht i parapëlqyer i pafajësisë zanafillore."

Renato Berttacchini

"Me një lloj serioziteti aq burrëror sa edhe pikëllues, arti i Buzzatit është pjesëmarrës në kohën tonë."

Enrico Falqui

"Pena e Buzzatit më mban pezull prej vitesh. Janë të paktë autorët që më japin një ndjesi të tillë, sepse të paktë janë edhe shkrimtarët e vërtetë. Kur them të vërtetë, kam parasysh ata shkrimtarë që kanë sekrete për të na kumtuar. Buzzati është plot sekrete dhe në një alarm të vazhdueshëm me vetveten."

Raffaele Carrieri

Detajet e librit
Te tjere
SKU000924
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000313

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza me vath margaritari, Tracy Chevalier

Historia dhe trillimi shkrihen në një të vetme në këtë roman të shkëlqyer me vizion artistik dhe tallaze sensuale, që përftohen nga sytë e një gruaje të re, e cila u bë muza e njërës prej pikturave më të mrekullueshme të Vermeer-it.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Portret i papërfunduar, Agatha Christie

Portret i papërfunduar, është një pasqyrë e këndshme e jetës së borgjezisë së atyre viteve në Britaninë e Madhe, të personazheve tipikë që gëlojnë në gjirin e saj, si dhe të veseve e cilësive që e ushqejnë atë.
800 Lekë
More

Botuesi: Elena Gjika

Narcisi dhe Gojarti, Histori e një miqësie, Hermann Hesse

Historinë e miqësisë midis Narcisit të talentuar, erudit e asket, dhe Gojartit, një artist endacak e gjenial, autori e vendos në mesjetën legjendare të katolicizmit manastiror, e cila është një prej epokave historike më të parapëlqyera në krijimtarinë e tij letrare.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Living

Gjurmët e Shëronjëses, Sabine Ebert

Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
1 300 Lekë
More

Referenca: SKU000980

Botuesi: Dituria

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 
1 500 Lekë
More

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001937

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Gravura nga Buenos Airesi, Robert Arlt

Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Lepur, vrapo, John Updike

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Lulet e mollës, Xhon Gollsuorth

Dashuria aty tingëllon aq njerëzore dhe e vërtetë,sa s’ka zemër që të mos preket e të mos ngashërehet. Sa te gazmojnë dhe të bëjnë për vete takimet lirike të heronjve , aq të lëndon ndarja e tyre mizore.
220 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Himn, Ayn Rand

Ai jetonte në kohët e errëta të së ardhmes. Në një botë pa dashuri, guxoi të dashuronte gruan që donte. Në një epokë që kishte humbur çdo gjurmë të shkencës dhe qytetërimit, ai pati kurajon të kërkonte dije.
700 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000926

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja me flatra, Dino Buzzati

Vepra letrare e Buzzati – t ka bërë rrugë të pandërprerë, ajo vazhdon të rrugëtojë nëpër botë. Po të ishte gjallë dhe ndokush ta quante të lavdishëm, ndoshta do të vinte buzën në gaz. Nuk është për t'u habitur, sepse ashtu si lavdinë, edhe vdekjen e pati pritur jo pa shaka.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001014

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Kolombreja, Dino Buzzati

Kolombreja është  një përmbledhje me tregime e shkrimtarit Italian Dino Buzzati (Buxati) dhe që është publikuar për herë të parë në vitin 1966. Titulli i librit është edhe titulli i një prej tregimeve që flet për një përbindësh misterioz deti, krijesa më e frikshme e tregimeve të Buzzatit.
400 Lekë
More

Referenca: SKU001618

Botuesi: OMBRA GVG

Kryeveprat, Dino Buzzati

Dino Buzzati me më të mirat e krijimtarisë së tij vjen në një opus letrar. E para përmbledhje e plotë përfshin romanet "Një dashuri" dhe "Shkretëtira e Tartarëve", të sjella në shqip nga përkthyesi i njohur Dritan Çela, si dhe 60 tregime të përkthyera nga Hasan Bregu, pjesa më e madhe e të cilave ishte e panjohur më parë për publikun shqiptar.
2 500 Lekë
More