• Banner

  • Ka mbaruar

Vepra te shquar te dramaturgjise

Qysh në moshë të re Gjergj Bubani e drejtoi vështrimin kah veprat dramaturgjike të letërsisë botërore, për shqipë-rimin dhe vënien e tyre në skenë për publikun shqiptar. Dy qenë shtysat: talenti e pasioni dhe vetëdijesimi për rolin e fuqishëm të teatrit në zhvillimin kulturor e në qytetërimin e një populli.

6,66 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vepra të shquar të dramaturgjisë
Gjinia: Drama
Shqipëroi: Gjergj Bubani
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Faqe: 252
Pesha: 0.301 kg

Mbi librin

Qysh në moshë të re Gjergj Bubani e drejtoi vështrimin kah veprat dramaturgjike të letërsisë botërore, për shqipë-rimin dhe vënien e tyre në skenë për publikun shqiptar. Dy qenë shtysat: talenti e pasioni dhe vetëdijesimi për rolin e fuqishëm të teatrit në zhvillimin kulturor e në qytetërimin e një populli.

Në këtë drejtim, krahas publicistikës dhe lëvrimit të satirës në prozë e në poezi, që në vitet '20 të shekullit XX, veprimtaria e tij në Konstancë e Bukuresht të Rumanisë u shtri në dy kahe: në shqipërimin e veprave të shquara dramaturgjike të letërsisë botërore dhe në vënien në skenë të disave prej tyre, si dhe të dramës "Besa" të Sami Frashërit, në kuadrin e veprimtarisë së shoqërisë kulturore, artistike dhe sportive "Flaga" të djelmunisë shqiptare në koloninë e Rumanisë.

Ai qe një nga nismëtarët dhe organizatorët e kësaj shoqërie, madje në vitin 1931 edhe kryetar i saj. Përveç ndihmesës për shqipërimin e pjesëve teatrore dhe për vënien e tyre në skenë, Gjergj Bubani u shqua edhe në interpretimin e roleve, sidomos në tragjikomedinë "Akim" të Viktor Eftimiut (e cila u shfaq për publikun edhe në gjuhën rumune, edhe në gjuhën shqipe) dhe në dramën "Besa" të Sami Frashërit......

Gjergj Bubani ka shqipëruar dhjetë vepra drama-turgjike, nga të cilat po përmbledhim këtu tri prej tyre që i kishte më për zemër: dramën "Kufoma e gjallë" të Leon Tolstojit, tragjikomedinë "Akim" dhe komedinë "Njeriu që pa vdekjen me sy" të Viktor Eftimiut, të cilave i kemi kushtuar vetëm një përkujdesje të matur drejtshkrimore, me synimin që të mos preket me redaktim përkthimi as nga ana sintaksore, as në leksik.

Detajet e librit
SKU000858
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Letra Milenës, Franz Kafka

Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fjalët, Jean-Paul Sartre

Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Nazarko

Goditje dielli, Ivan Bunin

Ivan Bunini ishte mjeshtër i fjalës, i përshkrimit të natyrës, shkrimtari që krijoi tablo të ashpra dhe të vërteta të jetës së fshatit në të kaluarën, krijoi një sërë figurash të Rusisë së pararevolucionit. Mjeshtëria e fjalës, përsosmëria e formës së tregimeve, pasuruan thesarin e letërsisë ruse.

Çmimi 2,44 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Macja, Sidonie – Gabrielle Colette

Pas martesës, Saha fillon të dobësohet, prandaj Aleni vendos ta marrë me vete në apartamentin e ri të çiftit. Në një tension dhe xhelozi në rritje, prania e kafshës minon në mënyrë të pakthyeshme bashkëjetesën e tyre dhe Aleni do të jetë i detyruar të zgjedhë o njërën, o tjetrën.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Ne jemi gjithçka, Nicola Yoon

"Një eksperiencë leximi unike dhe e bukur. Arti i mrekullueshëm i të shkruarit gërshetohet me ilustrime origjinale, për të na rrëfyer një histori dashurie si asnjë tjetër. Nuk keni pasur rastin të lexoni ndonjëherë një libër si ky".

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Aeditions

Marksi në Soho, Howard Zinn

Zinn-i na njeh me bashkëshorten e Marksit, Xhenin, me fëmijët e tij, me anarkistin Mikhail Bakunin, si dhe përmend e flet për personazhe të tjera të kohës. Marksi në Soho është një hyrje e shkëlqyer në jetën e Marksit, në analizën e shoqërisë sipas këndvështrimit të tij, si dhe në pasionin e tij për ndryshime rrënjësore. Po ashtu, Zinn-i na dëften sa të...

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Në këtë odise vetëzbulimi, Maries i duhet të zgjedhë midis rrugës së errët të kënaqësisë seksuale si qëllim në vetvete apo të rrezikojë gjithçka për të gjetur “dritën e saj të brendshme” dhe të seksit të shenjtë, pra të seksit në kontekstin e dashurisë.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Trimëritë e Mërkur Buas, Zani i Koronit

Pak njihet kontributi i shqiptarëve në Perëndim, megjithëse të dhënat flasin për një karrierë të shkëlqyer ushtarake, nën termin e stratiotëve. Shqiptarët kanë përcaktuar fate betejash, dinastish dhe shtetesh në Europën Perëndimore. Një nga këto stratiotë është Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjeve të famshme të Shpatajve dhe Aranitëve.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Hoteli i kujtimeve rinore, Jamie Ford

Dhe ky qëndrim u përkeqësua edhe më tepër nga komuniteti nipoamerikan për shumë kohë pas luftës. Internimi u përjetua si diçka e turpshme dhe e sikletshme. Të ishe i lidhur, ndonëse amerikan, me ata që kishin sulmuar Shtetet e Bashkuara, ishte një temë për të cilën shumë familje nuk donin të flisnin.

Çmimi 11,10 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Pushteti dhe lavdia, Graham Greene

Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)