Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Të pamëkatët, Sofronis Sofroniu
  • Të pamëkatët, Sofronis Sofroniu

Të pamëkatët, Sofronis Sofroniu

Dituria

Në rrjedhën e stuhishme të jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte të ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të pamëkatët

Gjinia: Roman

Autori: Sofronis Sofroniu

Shqipëroi: Romeo Çollaku

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 288

Pesha: 0.350 kg

ISBN: 978-9928-292-92-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Te ky roman, ngjashmëritë me njerëz të vërtetë dhe me ngjarje reale nuk janë të rastit: në romanin Të pamëkatët, ndërthuren jetë personazhesh të njëmendtë e të trilluar, ndërsa veprimi udhëton në hapësirë (Qipro, Amsterdam, Nju Jork) dhe në kohë (shekujt XXI, XX, XIX, XVI). Është marramendëse shpejtësia e këtij udhëtimi, filli i rrëfimit i shtrëngon personazhet, erotika përleshet me asketikën, historia bëhet nënshtresë e letërsisë dhe letërsia na jep gjurmë nga historia.

Shqetësimi dhe problematika e romanit përqendrohen te heroi kryesor, Anton Leontiu, kryepeshkop i Qipros për një periudhë vetëm disaditore, pothuajse në mesin e shekullit të kaluar. Në rrjedhën e stuhishme të jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte të ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit. Në një gërshetim të fantazisë me historinë, njerëzit përpiqen të zbulojnë nëse veprimet që kryejnë janë rrjedhojë e vendimeve të ndërgjegjes dhe vullnetit të tyre apo diktohen prej faktorësh të jashtëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292926
ean13
9789928292926
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes...
92,00 SEK
More

Botuesi: Dituria

Gjak i trazuar, Robert Galbraith

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...
230,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Klouni Shalimar, Salman Rushdie

Los Anxhelos, 1991. Maks Ofulsi goditet për vdekje me thikë në pragun e shtëpisë së vajzës së tij të paligjshme Indisë, therur nga shoferi i tij nga Kashmiri, një figurë e mistershme e vetëquajtur Klouni Shalimar.
138,00 SEK
More

Botuesi: Dituria

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...
143,75 SEK
More

Referenca: 2294

Botuesi: Te tjere

Kultura & bumi, Jurij Llotman

Libri që merr në dorë lexuesi shqiptar ofron për herë të parë mundësinë e një njohjeje relativisht vizionare të teorisë dhe koncepteve shkencore – semiotike llotmaniane për formacionet kulturore, të parashtruara me thjeshtësi e qartësi edhe për lexuesin e paspecializuar në këtë sferë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.
126,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Pushteti dhe lavdia, Graham Greene

Pa dyshim "Pushteti dhe lavdia" është kulmi i romaneve të tij. Ky roman në qendër të tij ka dhunën psikologjike dhe fizike të një prifti në arrati si dhe luftën e tij të brendshme me veten dhe Zotin. Duke qenë një roman i jashtëzakonshëm ai njohu një sukses të bujshëm duke mbetur vepra më e fuqishme e këtij shkrimtari të madh anglez.
86,25 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
138,00 SEK
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Dalje për ajër, George Orwell

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.
103,50 SEK
More

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.
115,00 SEK
More