• Banner

Narratori, Walter Benjamin

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’ alla Bodler, e që në lidhjen mes tyre sqarojnë dhe ndriçojnë njëra-tjetrën, sa në fund të mos kenë nevojë për sqarim interpretues.

46,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Narratori

Origjinali: Der Erzahler

Gjinia: Prozë

Autori: Walter Benjamin

Shqipëroi: Ervin Lani

Shtëpia botuese: Zenit Editions

Viti: 2021

Fq. 72

Pesha: 0.089 kg

ISBN: 978-9928-293-15-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Si mund Benjamini, pa qenë poet të mendonte poetikisht? Ishte pyetja e ngritur nga Hana Arendt në librin e posaçëm mbi shtjellimin e kësaj dhe ravijëzimin e profilit të beniaminit të saj të deklaruar. Nuk është larg nga ky shenjim as Adorno kur e quan perceptimin dhe shpërfaqjen e botës prej Benjaminit si “paraqitje syshqyer e realitetit”. Dhe se për të kuptuar Benjaminin duhej ndier pas çdo fjalie shndërrimi i trazimit lëvizje në diç të qëndrueshme, statike. Ndonëse ai fajëson ndikimin shkatërrimtar të Brehtit, për vetë Benjaminin: “pëlqimi për veprën e tij është një nga pikat më të rëndësishme, më srategjike në krejt pozicionimin tim”. Posa mësoi mbi vetëvrasjen e tij, Brehti kreu atë poezi të ndjerë pikëlluese që nis me vargun drejtuar si përsëgjalli: mora lajm se ke vënë dorë mbi veten… dhe fundon me marazin mbi humbjen nga kjo botë të engjëjve të dëlirë. Më vonë e përcaktoi kthjellët ikjen e tij si e para humbje reale që Hitleri shkaktoi letërsisë gjermane.

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’ alla Bodler, e që në lidhjen mes tyre sqarojnë dhe ndriçojnë njëra-tjetrën, sa në fund të mos kenë nevojë për sqarim interpretues. Prandaj i interesonte ndërthurja e një skene rruge, spekulimi në bursë, me një poezi, mendim, dhe filli i fshehtë i lidhjes, gjë që e bën historianinin e filologun të kuptojë vendodhjen, pra dhe vendosjen në të njëjtën periudhë, si në një puzzle. E vërteta si fenomen tërësisht akustik metafizik, e tërhoqi në tërë inkursionin teorizues të tij botëve të rrëfimit e të orales.

Benjamini është edhe një profil tipik koleksionisti bibliofil. Ai vetë e krahason pasionin e koleksionistit si qëndrim i ngjashëm me të revoluconarit, ku sendet jane çliruar nga robëria dhe ropatja e përditshme. E përqas koleksionimin me pasionin e fëmijve, për të cilët sendet nuk janë ende mallra dhe nuk vlerësohen sipas dobisë. Si dhe me bukurinë e ç’interesuar, pra si te Kanti. Nga kjo qasje prej poseduesi koleksioni, e merr më qartë kuptimin edhe bindja e tij se pronësia është lidhja më e thellë që mund të ketë njeriu me objektet. Lehtësisht e konfondueshme me një afëri ideologjike të tij me marksizmin, po të mos e shpërngulim shpejt nga një shjeshtëzim i rëndomtë. Benjaminin e tërhoqi vërtet trajtimi i Marksit mbi trajektoren fantazmagorike të zinxhirit të mallit në shndërrimin në vlerë monedhë, por kjo besoj edhe si shpirt i rrëfimit, i treguar aq bukur, artistikisht. Pra, dhe për t’ia kthyer domenit të artit, ku gjithmonë kam besuar se dhe vetë Marksi këtë lloj tensionimi ikonik nga materia në vlerën imazh të saj, nga aty e ka pas kopjuar, apo thënë më butë, nga arti është frymëzuar.

Mbetet prekëse ëndrra ambicje e Beniaminit për një shpërfaqje bote përmes një libri me citime. Demarsh demiurg për një ngrehinë kozmologjike, nëpërmjet një morie citimesh nga urtësi proverbash, mendimtarësh e zejesh shkrimtarie. Një lloj mendimi postulativ, aksiomatik, i pakomentueshëm, i vetëmjaftueshëm. Brehtit ia pat dëgjuar pa mëdyshje pohimin këshillë se kryesorja mbetet sesi të mësohesh të mendosh në mënyrë të papërpunuar. Mendimi i pa përpunuar - ky është mendimi i njerëzve të mëdhenj.

Mungonte Benjamini në puzzle-in e botimeve Zenit, ndonëse aq i pranishëm në esetë shoqëruese të botuesit mbi veprat. E ashtu si nën merakun benjaminian të lidhjes shkak-pasojë në zinxhirin e ngjarjeve, ‘Narratori’ vërtet vjen i fundit në rradhë, por ja ku apelon lidhje me një nga më të parët e botuar qysh në nisje të shtëpisë botuese, Georges Bataille. Ishte ky që i ruajti e siguroi në bibliotekën nacionale në Francë dorëshkrimet e valixhes së Benjaminit kthyer nga Amerika ku pat mbërritur pa të zotin. Po, mund të qe kohë më parë “narratori” në Zenit, një orë e më parë e meritonte. Ashtu si e meritonte dhe do kish jetuar shumë më gjatë nëse do kish duruar edhe veç pak orë kur vuri dorë mbi veten në pritje të vizës në mbërritje në portin ku anija qe nisur tashmë. 

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789928293155
ean13
9789928293155
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.

Çmimi 92,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Zjarre të vogla, Celeste Ng

Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic, Ebook

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 

Çmimi 73,60 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Heshtja, Gianni Palagonia

Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P10

Botuesi: Bota Shqiptare

Në çdo frymëmarrje, Nicholas Sparks

Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme...

Çmimi 138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 

Çmimi 138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)