• Banner

Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

92,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muri

Origjinali: Le mur

Gjinia: Novel

Autori: Jean-Paul Sartre

Shqipëroi: Ardian Marashi

Shtëpia botuese: Dituria

Fq. 237

Pesha: 0.326 kg

ISBN: 99947-47-48-X

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Muri është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas Neverisë. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm. Muri, Dhoma, Herostrati, Intimitet, Fëmijëria e një padroni janë pesë rrëfime, që nxjerrin lakuriq guximin dhe frikën përballë jetës. Vdekje, marrëzi, dobësi, zvetënim dhe gënjeshtra: rreth këtyre temave lidhet ekzistenca e protagonistëve të librit. Muri i qelisë ku përplasen mendimet e tre të dënuarve me vdekje, muret e dhomës me mistere tragjike seksuale dhe kriminale, gjesti zhurmëmadh i Herostratit kundër botës, kërkimi i kotë i një jete të re të Lulusë dhe në fund ndërgjegjja e trazuar e Lysjen Flërie janë fragmentet e shumta të një realiteti të çuditshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
999474748
ean13
999474748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ëndërr në Pallatin e Kuq, vol. 2, Cao Xueqin

Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në të cilën luhaten personazhe të lumtura ose të trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjëzash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Harper Perennial

She came to stay, Simone De Beauvoir

It was unthinkable that Pierre and Francoise should ever tire of each other. And yet, both talented and restless, they constantly feel the need for new sensations, new people. Because of this they bring the young, beautiful and irresponsible Xavière into their life who, determined to take Pierre for herself, drives a wedge between them, with...

Çmimi 195,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e humbur, Lisa Jewell

Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ishulli, Aldous Huxley

Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.

Çmimi 184,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)