Muri, Jean-Paul Sartre
  • Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, Jean-Paul Sartre

Dituria

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Muri

Origjinali: Le mur

Gjinia: Novel

Autori: Jean-Paul Sartre

Shqipëroi: Ardian Marashi

Shtëpia botuese: Dituria

Fq. 237

Pesha: 0.326 kg

ISBN: 99947-47-48-X

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Muri është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas Neverisë. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm. Muri, Dhoma, Herostrati, Intimitet, Fëmijëria e një padroni janë pesë rrëfime, që nxjerrin lakuriq guximin dhe frikën përballë jetës. Vdekje, marrëzi, dobësi, zvetënim dhe gënjeshtra: rreth këtyre temave lidhet ekzistenca e protagonistëve të librit. Muri i qelisë ku përplasen mendimet e tre të dënuarve me vdekje, muret e dhomës me mistere tragjike seksuale dhe kriminale, gjesti zhurmëmadh i Herostratit kundër botës, kërkimi i kotë i një jete të re të Lulusë dhe në fund ndërgjegjja e trazuar e Lysjen Flërie janë fragmentet e shumta të një realiteti të çuditshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
999474748
ean13
999474748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000407

Botuesi: Botimet Dudaj

Etje Dashurie, Yukio Mishima

Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri, që punon te shtëpia e vjehrrit të saj, Jakishit, ku banon edhe vetë. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën çatinë e gjyshit që është bërë dashnori i Ecukos.
5,95 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
8,50 GBP
More

Referenca: SKU001489

Botuesi: Te tjere

Lamtumirë Zhanetë, Harold Robbins

Zhaneta, vajza e madhe e Tanjës, simpotike dhe erotike si e ëma e saj, ëndërronte një dëshirë të madhe, të flaktë: të ecte në gjurmët e së ëmës dhe të bëhet mbretëresha e modës në Paris. Për të arritur këtë qëllim, Zhaneta lufton me të gjitha mjetet dhe është e gatshme të sakrifikojë çdo gjë.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.
5,10 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
11,90 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Kujtime vajze, Annie Ernaux

Verë 1958. Për herë të parë larg familjes, një tetëmbëdhjetëvjeçare shkon në një kamp pushimesh duke shërbyer si kujdestare dhe aty zbulon vetveten: dashurinë, seksin, gjykimet e të tjerëve, stërmundimin për të jetuar lirinë, etjen për liri.
6,80 GBP
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
13,60 GBP
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.
6,80 GBP
More

Referenca: SKU000385

Botuesi: Albin

Djalli ne trup, Raymond Radiguet

"Djalli në trup", që është një nga dy kryeveprat e Raymond Radiguet (1903-1923), të cilën ai do t'ia lerë trashëgim kohës së tij, mbasi të vdesë në moshën 20 vjeçare, e njeh publikun shqiptar me një autor francez të cilësuar "një gjeni të parakohshëm", "një çudi".
3,40 GBP
More

Botuesi: Dituria

Uria, Jamal Ouariachi

Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. 
11,90 GBP
More