• Banner

Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Muri

Origjinali: Le mur

Gjinia: Novel

Autori: Jean-Paul Sartre

Shqipëroi: Ardian Marashi

Shtëpia botuese: Dituria

Fq. 237

Pesha: 0.326 kg

ISBN: 99947-47-48-X

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Muri është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas Neverisë. Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm. Muri, Dhoma, Herostrati, Intimitet, Fëmijëria e një padroni janë pesë rrëfime, që nxjerrin lakuriq guximin dhe frikën përballë jetës. Vdekje, marrëzi, dobësi, zvetënim dhe gënjeshtra: rreth këtyre temave lidhet ekzistenca e protagonistëve të librit. Muri i qelisë ku përplasen mendimet e tre të dënuarve me vdekje, muret e dhomës me mistere tragjike seksuale dhe kriminale, gjesti zhurmëmadh i Herostratit kundër botës, kërkimi i kotë i një jete të re të Lulusë dhe në fund ndërgjegjja e trazuar e Lysjen Flërie janë fragmentet e shumta të një realiteti të çuditshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
999474748
ean13
999474748
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën...

Çmimi 14,57 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Jezabel, Irene Nemirovsky

Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P10

Botuesi: Bota Shqiptare

Në çdo frymëmarrje, Nicholas Sparks

Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj. Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme...

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë, Rebecca Miller

Ç'pjesë të jetës sonë fshehim, kur duam të krijojmë një jetë të qëndrueshme e të suksesshme prej të rrituri? Pipa Lia kishte pikërisht një jetë të tillë në moshën 50-vjeçare, kur i shoqi, më i madh se ajo, një botues në pension, vendosi se duhej të shkonin në një shtëpi të moshuarish jashtë Nju-Jork Sitit.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fuqia e Pussy-t, Kara King

“Fuqia e Pussy-t” përmban 12 sekrete që do ta shndërrojnë çdo grua në një lloj femre të fortë e të dëshirueshme që mund të marrë pa mundim atë që dëshiron nga meshkujt, përfshi dashurinë, respektin dhe marrëdhënien që ajo synon.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000145

Botuesi: Ideart

Gatopardi, Giuseppe Tomasi Di Lampedusa

I përqendruar tërësisht rreth një personazhi të vetëm, princit Fabricio Salina, lirik dhe kritik njëherësh, romani nuk i bën asnjë lëshim thurjes dhe romanceskut, aq të dashura për narrativën europiane të viteve ‘800. I përkthyer në të gjitha gjuhët, Gatopardi tashmë është një klasik i letërsisë italiane.

Çmimi 6,25 
More
Ka mbaruar

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...

Çmimi 4,16 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001933

Botuesi: Fan Noli

Zhozef Fushe, Stefan Zweig

Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.

Çmimi 13,53 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)