Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Jetë imagjinare, Marcel Schwob
  • Jetë imagjinare, Marcel Schwob

Jetë imagjinare, Marcel Schwob

"Jetë imagjinare" përmban njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit. Prej kësaj galerie të mbushur me lloj-lloj personazhesh -- nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët William Kidd , Stede-Bonnet dhe vrasësit Burke dhe Hare -- Schwob-i ekspozon një aradhë temperamentesh të gjalla, një panair të anëve më të errëta, të poshtra e të frikshme të njerëzve dhe vetë jetës.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë imagjinare

Origjinali: Vies imaginaires

Gjinia: Tregime

Autori: Marcel Schwob

Shqipëroi: Primo Shllaku

Shtëpia botuese: Pika pa Sipërfaqe

Viti: 2021

Fq. 191

Pesha: 0.205 kg

ISBN: 978-9928-185-86-0

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Jetë imagjinare" përmban njëzet e dy portrete mito-poetike dhe letrare nga bota e antikitetit, e historisë së artit dhe nga ajo e krimit. Prej kësaj galerie të mbushur me lloj-lloj personazhesh -- nga gjysmëzotat, magjistarët, zjarrvënësit, figura të shquara të antikitetit, te poeti Cecco Angiolieri apo piktori Paolo Uccello, duke u mbyllur me piratët William Kidd , Stede-Bonnet dhe vrasësit Burke dhe Hare -- Schwob-i ekspozon një aradhë temperamentesh të gjalla, një panair të anëve më të errëta, të poshtra e të frikshme të njerëzve dhe vetë jetës. Jehona e kësaj vepre, e mbushur me imazhe dekadente, mbërrin fuqishëm deri në ditët tona, me temat e saj të kohës mondane, mitit, dhunës dhe seksualitetit.

Me këtë libër, autori krijoi një kryevepër "sekrete", që, në njëfarë glosari biografik, i bashkohet simotrave të mëvonshme, si "Historia e përbotshme e poshtërsisë" e J. L. Borges-it dhe "Portrete të njëmendëta dhe të imagjinuara" të Alfonso Reyes-it, në panteonin e trillimit spekulativ, kryezot i të cili është ky tekst.

Pjesë nga libri

Leu andej nga mesi i shekullit të pesëmbëdhjetë, në rrugën e Parcheminerie-së, afër rrugës "Saint-Jacques", kur bënte një dimër kaq i ftohtë, sa ujqit vraponin nëpër Parisin e shtruar me dëborë. Një plakë me hundën e kuqe nën kapuçin e saj, e mori dhe e rriti. Fillimisht ajo luajti nën hajatet me Perrenette-n. Guillemette-n, Ysabeau-në dhe Jehanneton-in, të cilat vishnin fustane të shkurtra dhe lagnin doçkat e tyre të skuqura në rrekëzat e ujit për të kapur copa akulli. Por vështronte edhe ata që mashtronin kalimtarët me ca lojna tavoline që quheshin Saint-Merry. Dhe poshtë strehëve, ato rrinin e vështronin zorrët brenda kusive dhe salsiçet e gjata që i sillnin e i përsillnin, si dhe kërrabat e mëdha prej hekuri ku mishtarët varnin shpatullat dhe kofshët e rënda të mishit. Pranë "Saint-Benoît le Bétourné-së", ku ndodhen dhomat e kopistëve, ato dëgjonin sesi penat shkruanin duke e gërvishtur letrën dhe i frynin qirinjve nën hundën e nëpunësve, mbrëmjeve, përmes dritareve të vogla të dyqaneve. Tek Ura e Vogël përqeshnin gratë shamataxhesha e pastaj ia mbathnin me shkathtësi drejt sheshit "Maubert", fshiheshin në qoshet e rrugës të "Tri dyerve"; pastaj, ulur mbi buzët prej guri të shatërvanit, llafoseshin derisa vinin mjegullat e natës.

Kështu e kaloi rininë e hershme Katerina, pranë asaj plake që i mësoi të ulej para një jastëku me dantella, duke ndërthurur me durim penj nga të gjitha rrotullat. Më vonë ajo këtë e bëri zanat të saj, ndërsa Johanneton-a u bë kapuçbërëse, Perrenette-a rrobalarëse, kurse Ysabeau-ja dorashkëpunuese. Përfund Guillemette-a, më e lumtura u bë punuese salsiçesh, duke patur një fytyrë të vogël e të kuqe, e cila shkëlqente si t’ia kishin fërkuar me gjak të freskët derri. Sa i përket atyre që kishin luajtur në Saint-Merry, ata kishin filluar punë të reja; disa studionin në malin Sainte-Geneviève, kurse të tjerët përzienin letrat e bixhozit në Trou-Perrette dhe të tjerë akoma toknin mashtrapa vere Aunis-je te Pomme de Pin-i dhe përsëri ca të tjerë shamatoheshin te hoteli i Grosse Margot-së, sepse në orën e drekës i shihje te hyrja e tavernës në rrugën Fèves dhe, në orën e mesnatës ata dilnin nga dera e "Rrugës së çifutëve". Kurse Katerina, ajo thurte me grep penjtë dhe bënte dantella, kurse netëve të verës ajo dilte për ajër dhe rrinte te banka e kishës, ku lejohej të qeshje dhe të llafazanoje.

Katerina vishte një këmishë ngjyrë veje dhe një mantel të gjelbër; ishte e çmendur pas zbukurimit dhe asgjë më shumë nuk urrente sesa tatareshën e kokës, e cila tregon se ato vajza që e mbajnë, nuk janë nga shtëpi të sojme. Por asaj i pëlqenin po ashtu testonët , paratë prej argjendi dhe mbi të gjitha skudat e arit. Për këtë arsye u lidh me Casin Cholet-në, një nëpunës civil në Châtelet. Me zyrën e tij ai nuk fitonte kushedi se çfarë. Shpesh ajo darkonte së bashku me të në hotelin de la Moule, që gjendej përballë kishës së Mathurins-ve. Pas darke Casin Cholet-ja shkonte e kapte pula në skarpatet e hendeqeve të Parisit. I sillte të fshehura nën pallton e tij të madhe dhe i shiste majmë te Machecroue-ja, e veja e Arnoul-it, tregtare bukuroshe shpendësh te dera e Petit-Châtelet-së.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928185860
ean13
9789928185860
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Unë jam një maçok, Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.. 
1 500 Lekë
More

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...
600 Lekë
More

Luna Park, Elsa Triolet

Shkrimtarit nuk i hyn në punë përshtatja e ngjyrave, ekrani i gjerë, tre dimensionet. Shkrimtari, jeton mes fjalevë qe i shkruan me pendë pate ose makinë shkrimi.
900 Lekë
More

Botuesi: Albas

Kukulla mbretëreshë dhe tregime të tjera, Carlos Fuentes

Kjo vepër thelbësore e letërsisë meksikane përmban shtatë tregime, të cilat demaskojnë dobësitë dhe cinizmat ku puqen dëshira dhe dashuria, incesti, tradhtia bashkëshortore dhe takimet e shthurrura; midis tyre "Kukulla mbretëreshë", "Dy Elenat" dhe "Një shpirt i kulluar".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Alisa, Judith Hermann

Judith Hermann tregon për ditët e tranzicionit, të pritjes, të mbajtjes dhe të lëshimit dhe se sa të qarta dhe verbuese mund të jenë ndonjëherë ditë të tilla. "Alice" është një libër me fuqi të jashtëzakonshme dhe bukuri të madhe letrare nga një prej shkrimtarëve më të mirë të Evropës.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Njeriu në kështjellën e lartë, Philip K. Dick

Afrika ka mbetur e shkretë prej spastrimit rrënjësor, ndërsa në Europë nazistët përgatiten të hedhin bombën atomike mbi Japoni. Ndërkohë një roman i famshëm, i ndaluar në gjithë Rajhun, përshkruan një histori alternative në të cilën janë Aleatët ata që e kanë fituar luftën.
1 200 Lekë
More