• Banner

Të jesh i bukur dhe të vdesësh, Kostis Palamas

Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me çdo mënyrë dhe formë qoftë, madje edhe duke u tërhequr zvarrë.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të jesh i bukur dhe të vdesësh

Gjinia: Novela

Autori: Kostis Palamas

Shqipëroi: Eljona Zana

Shtëpia botuese: Literatus

Viti: 2016

Fq. 137

Pesha: 0.131 kg

ISBN: 978-618-82114-1-4

Mbi librin

Në vëllimin me tregime dhe novela Të jesh i bukur dhe të vdesësh përmblidhet krijimtaria më e mirë prozaike e Kostos Palamas. Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me çdo mënyrë dhe formë qoftë, madje edhe duke u tërhequr zvarrë.

Në tregimin e gjatë Besëprerë Palamas trajton me sarkazëm korrupsionin e klasës politike, karakterin mashtrues të premtimeve parazgjedhore, naivitetin fëmijëror të votuesve, autosugjestionin ideologjik dhe politik të elektoratit para zgjedhjeve dhe zhgënjimin tërësor pas tyre.

Konceptim të ndryshëm artistik realist ka dhe tregimi Shkolla dhe shtëpia ku Palamas tregon disa nga traumat e fëmijërisë së tij.

Proza tregimtare e Palamas-it dallohet për konceptime interesante figurative për përshkrime të gjalla, për figura të besueshme dhe jetësore, por, në mënyrë të veçantë, për lirizmin poetik dhe aftësitë e tij fjalëformuese, gjuhën e pasur dhe të punuar, cilësi që karakterizon gjithë veprën letrare të shkrimtarit të madh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9786188211414
ean13
9786188211414
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Ferma e Kafshëve, George Orwell

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1945, Ferma e Kafshëve vijon të kënaqë lexuesit e të gjitha moshave me humorin e hidhur dhe talljen shpartalluese të pushtetit, duke i garantuar Orwell-it pozicionin e një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...

Çmimi 138,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Mbreti Lir, William Shakespeare

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të...

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

Çmimi 172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhëmbi i bardhë, Xhek London

Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)