• Banner

Të jesh i bukur dhe të vdesësh, Kostis Palamas

Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me çdo mënyrë dhe formë qoftë, madje edhe duke u tërhequr zvarrë.

7,29 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të jesh i bukur dhe të vdesësh

Gjinia: Novela

Autori: Kostis Palamas

Shqipëroi: Eljona Zana

Shtëpia botuese: Literatus

Viti: 2016

Fq. 137

Pesha: 0.131 kg

ISBN: 978-618-82114-1-4

Mbi librin

Në vëllimin me tregime dhe novela Të jesh i bukur dhe të vdesësh përmblidhet krijimtaria më e mirë prozaike e Kostos Palamas. Në qendër të novelës homonime gjendet protagonisti, një djalë i ri, Mitro Rumelioti, i cili refuzon të pranojë invaliditetin e tij, shëmtinë fizike dhe himnizon kultin e shëndetit dhe të bukurisë trupore që barazon forcën me hijeshinë, në një gërshetim niçean dhe sentimentalist. Heroi nuk pranon mendësinë sunduese për të jetuar vetëm për hir të jetës, me çdo mënyrë dhe formë qoftë, madje edhe duke u tërhequr zvarrë.

Në tregimin e gjatë Besëprerë Palamas trajton me sarkazëm korrupsionin e klasës politike, karakterin mashtrues të premtimeve parazgjedhore, naivitetin fëmijëror të votuesve, autosugjestionin ideologjik dhe politik të elektoratit para zgjedhjeve dhe zhgënjimin tërësor pas tyre.

Konceptim të ndryshëm artistik realist ka dhe tregimi Shkolla dhe shtëpia ku Palamas tregon disa nga traumat e fëmijërisë së tij.

Proza tregimtare e Palamas-it dallohet për konceptime interesante figurative për përshkrime të gjalla, për figura të besueshme dhe jetësore, por, në mënyrë të veçantë, për lirizmin poetik dhe aftësitë e tij fjalëformuese, gjuhën e pasur dhe të punuar, cilësi që karakterizon gjithë veprën letrare të shkrimtarit të madh.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9786188211414
ean13
9786188211414
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ngjyra të tjera, Orhan Pamuk

Orhan Pamuk, jo vetëm që shkruan romane, por shkruan edhe për romanet. Mendimet e tij se si duhen lexuar veprat e autorëve të tjerë, idetë e tij për të shkruar një roman, ai i ka zhvilluar ndër vite në artikuj dhe leksione të ndryshme. 

Çmimi 18,74 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Armëpushimi, Primo Levi

Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000385

Botuesi: Albin

Djalli ne trup, Raymond Radiguet

"Djalli në trup", që është një nga dy kryeveprat e Raymond Radiguet (1903-1923), të cilën ai do t'ia lerë trashëgim kohës së tij, mbasi të vdesë në moshën 20 vjeçare, e njeh publikun shqiptar me një autor francez të cilësuar "një gjeni të parakohshëm", "një çudi".

Çmimi 4,16 
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Mos u dorëzo, Harlan Coben

Ti nuk rron më. Unë të dua dhe gjithmonë do ta ndiej mungesën tënde, por ti ke pesëmbëdhjetë vjet i ikur nga kjo jetë. Kaq është një kohë e gjatë për të mbajtur zi, apo e kam gabim? Ndaj kam vendosur të të lejoj të shkosh tani dhe unë vetë të kapem në diçka më të qëndrueshme.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)