Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Lahuta dhe Vurratat, Danilo Kis
  • Lahuta dhe Vurratat, Danilo Kis

Lahuta dhe Vurratat, Danilo Kis

Aleph

Një prej gjigantëve të prozës europiane të gjysmës së dytë të shekullit XX.

5,95 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lahuta dhe Vurratat

Origjinali: Lauta i oziljci

Gjinia: Novel

Autori: Danilo Kis

Shqipëroi: Azem Qazimi

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2019

Fq. 115

Pesha: 0.150 kg

ISBN: 978-9928-4554-5-1

Komente

Me dy ese nga Milan Kundera dhe Josif Brodskij shkruar mes viteve 1980-1986, gjashtë tregimet e këtij libri (si dhe një prozë dypjesëshe, A dhe B, që në dorëshkrim është pa titull) janë transkriptuar nga dorëshkrimet e Kishit, pas vdekjes së tij më 1989. Disa syresh janë autobiografikë. Të tjerët ringjallin kujtimin e disa shkrimtarëve europianoqendrorë, si Odon- von Horvath-i dhe Endre Ady (Apatridi), Ivo Andric-i (Borxhi) e Piotr Raëicz-i (Juri Golei); hija e Sinjavskit ndehet tejpërtej tregimit-ëndërr Maratonisti dhe gjyqtari. Danilo Kis "mund t'ia lejojë vetes ta trajtojë tragjedinë si zhanër, dhe arti i tij është më shkretues se çdo statistikë."

                                                                                                            Josif Brodski 

“Një prej gjigantëve të prozës europiane të gjysmës së dytë të shekullit XX.”

                                                                                                             Charles Simic 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928455451
ean13
9789928455451
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
10,63 GBP
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dashuri transatlantike, Simone De Beauvoir

Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga  de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës.
12,75 GBP
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Pnini, Vladimir Nabokov

Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.
7,65 GBP
More

Botuesi: Botime Nazarko

Endacaku Knulp, Herman Hes

Në një epokë të trazuar, vepra e Hesit sugjeron të bashkojë etikën me estetikën, traditën dhe modernitetin në një vizion të botës së hapur drejt së ardhmes.  
1,87 GBP
More

Botuesi: Fenix

Klithma e zogut të shtëpisë, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.
9,35 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
12,75 GBP
More

Referenca: K1R2P20

Botuesi: Fan Noli

Kundër rrymës, Danielle Steel

Shumë pak njerëz e mundin vështirësinë e madhe në një situatë të pamundur dhe dalin fitimtarë. Më zë tmerri kur shoh fëmijët e mi të lëndohen, në çdo moshë që kanë. Kësaj i trembem më shumë dhe shumica nga ne kështu ndihet.
11,90 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Rrugët e Lirisë, Pezull, vol. 2, Jean-Paul Sartre

Kisha njoftuar se sonte do të sqaroja vendin për situatën ndërkombëtare, por u pengova pasdite nga një ftesë e qeverisë gjermane për të takuar nesër, në Mynih, kancelarin Hitler, zotin Musolini dhe Chamberlaine – in. Unë e pranova këtë ftesë.
10,20 GBP
More

Pasion dhe mëkat, Emil Zola

Ky është një nga romanet e shkurtra të Emile Zola që gjurmon historinë e jetës së personazhit të vet, Thérèse Raquin nga fëmijëria te jeta me pasione dhe mashtrime…
8,50 GBP
More

Botuesi: Onufri

Dhe së fundmi, Henry Marsh

Por teksa i afrohem fundit të jetës, e gjej veten të rrethuar nga pyetje filozofike e shkencore të cilat krejt papritur duken shumë të rëndësishme, pyetje të cilat në të kaluarën ose i merrja për të mirëqena, ose i shpërfillja.
12,75 GBP
More