
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Titulli: Ekzistencializmi është humanizëm
Origjinali: L’existentialisme est un humanisme
Gjinia: Filozofi
Autori: Jean-Paul Sartre
Shqipëroi: Artan Puto
Shtëpia botuese: Phoenixart
Fq. 95
Pesha: 0.131 kg
ISBN: 99927-30-10-5
...Njeriu është fillimisht projekt që jetohet në mënyrë subjektive, në vend që të jetë një shkumë, një mbeturinë ose një lulelakër, asgjë nuk ekziston para këtij projekti, asgjë nuk është shkruar në qiell, dhe njeriu do të jetë, para së gjithash, ajo çka ai ka menduar të jetë. Jo ajo që ai dëshiron të jetë. Sepse, ajo që ne kuptojmë zakonisht me dëshirë, është një vendim i ndërgjegjshëm dhe për shumë nga ne vjen pas krijimit të qënies sonë nga ne vetë.
Unë mund të dua të hyj në një parti, të shkruaj një libër, të martohem, të gjitha këto nuk janë veçse një shfaqje e një zgjidhje më fillestare, më spontane që quhet vullnet. Por në qoftë se ekzistenca vërtet paraprin esencën, atëherë njeriu është i përgjegjshëm për atë çka ai është.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Fan Noli
Kisha njoftuar se sonte do të sqaroja vendin për situatën ndërkombëtare, por u pengova pasdite nga një ftesë e qeverisë gjermane për të takuar nesër, në Mynih, kancelarin Hitler, zotin Musolini dhe Chamberlaine – in. Unë e pranova këtë ftesë.
Botuesi: Fan Noli
Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
Publisher: Living
Dhjetë vjet më pas, nëna e saj nuk e ka mbledhur ende veten, kur papritur njihet me një burrë sharmant. Sa hap e mbyll sytë, ajo e gjen veten në shtëpinë e tij, ku njihet me të bijat, Sara-Xhejdin dhe Popin e vogël, pamja e së cilës e lë Lorelën pa frymë.
Publisher: Te tjere
Aleka e kaloi të gjithë jetën duke u përpjekur t’u tregojë të tjerëve se nga një ferrë mund të dalë edhe një trëndafil.
Publisher: Dituria
Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli.
Publisher: Toena
Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.
Publisher: Te tjere
Një vajzë lind e jashtëligjshme. Atë e rrisin tre zonja në moshë, me qëllim që kur të rritet vajza dhe to të plaken, ajo t’u shërbej atyre në punët e shtëpisë.
Publisher: OMBRA GVG
Ema Bovari ëndërronte një dashuri të zjarrtë që do ta largonte nga monotonia e pajetë e mjedisit provincial dhe të përjetonte emocionet e një jete të vrullshme bashkëshortore. Por kur përballet me një bashkëshort flegmatik dhe aspak emocional ajo hidhet në krahët e dy dashurive të tjera, duke shkelur kështu pabesisht kurorën bashkëshortore.
Publisher: Arka e Noes
“Leximi i Silvisë më la të pështjelluar. Më vonë mësova se me Prustin kish ngjarë e njëjta gjë” – UMBERTO ECO
Publisher: Botimet Dudaj
Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin". Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei
Publisher: IDK
Një humor i mprehte kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, ne te cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin me të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.
"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.