• Banner

Thirrje nën armë, Lu Xun

5,95 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Thirrje nën armë

Gjinia: Tregime

Autori: Lu Xun

Shqipëroi: Kujtim Ymeri

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 175

Pesha: 0.225 kg

ISBN: 978-9928-292-27-8

Mbi autorin

Lu Xun, pseudonimi i Zhou Shuren (1881-1936), shkrimtar i shquar, eseist, poet, kritik letrar dhe figurë qendrore e letërsisë moderne kineze, lindi në një familje pronarësh tokash dhe zyrtarësh qeveritarë në Shaoxing, Zhejiang. Pas diplomimit, për disa vjet ishte mësues në qytetin e lindjes e më pas zyrtar qeveritar në Pekin. Lu Xun iu rikthye krijimtarisë dhe më 1918 iu bashkua lëvizjes së sapokrijuar letrare kineze. Po atë vit botoi tregimin e shkurtër, tanimë shumë të njohur, me titull “Ditari i një të marri”, 1921.

Një tjetër vepër përfaqësuese e Lu Xun është “Historia e vërtetë e Ah Q” . Këto tregime që u mblodhën në “Thirrje nën armë” , 1923, konsoliduan reputacionin e Lu Xun si shkrimtar i shquar. Tre vjet më vonë u botua përmbledhja “Endem” , 1926. Prozat simbolike, që u botuan në përmbledhjen “Bari i keq” , 1927, ashtu si edhe rrëfenjat e ritreguara klasike, zbulojnë një ndjeshmëri moderne, gërshetuar me humorin e hidhur dhe satirën therëse.

Në vitet 1920, Lu Xun punoi në disa universitete të Pekinit si profesor i shkrimit e letërsisë kineze. Studimi i tij akademik “Histori e shkurtër e letërsisë kineze” , 1923-‘24 dhe përmbledhjet shoqëruese të prozës klasike mbeten ende sot vepra standarde. Të një rëndësie të veçantë konsiderohen edhe përkthimet e tij, veçanërisht ato të veprave ruse.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292278
ean13
9789928292278
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

Himn, Ayn Rand

Ai jetonte në kohët e errëta të së ardhmes. Në një botë pa dashuri, guxoi të dashuronte gruan që donte. Në një epokë që kishte humbur çdo gjurmë të shkencës dhe qytetërimit, ai pati kurajon të kërkonte dije.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Fjalët, Jean-Paul Sartre

Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

Çmimi 12,75 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dukagjini

Ledi Makbeth nga Guberna e Mcenskut, Nikolai S. Leskov

“Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” i Nikolai Leskovit, trajton “dashurinë fatale” dhe fundin tragjik të heroinës së kësaj novele. Nisur prej titullit, trajtimi i personazheve dhe fundi tragjik, novela krijon lidhje intertekstuale me veprën e Shekspirit. Leskov, i konsideruar si një ndër autorët më të vështirë për t’u përkthyer, për shkak të një gjuhe...

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU002003

Botuesi: Botimet Dudaj

Letra dashurie te burrave te medhenj

Një natë më parë ëndërrova për ju. Çfarë ndodhi me hollësi, mezi e kujtoj, por gjithçka di, është se po shkriheshim te njëri - tjetri. Unë isha ju, kurse ju ishit unë. Së fundmi, ju morët flakë. Por, përsëri, transformimi fizik filloi dhe shkoi aq larg, sa ju nuk ishit më aty.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Mbretëresha hesht, Laura Freudenthaler

Një rrëfim , jashtëzakonisht I këndshëm, mbi jetën në hapësirën e izoluar të një fshati, përftuar nga fragmented e kujtesës së një gruaje të moshuar. Historia e kësaj jete është tragjike. Sidoqoftë, kjo grua kurrë nuk e percepton atë si të tillë – ajo përkundrazi e mban peshën e saj mbi supe me krenari, si një “mbretëreshë”. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia

Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Gruaja e thyer, Simone de Beauvoir

Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)