Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Buvar dhe Pekyshe, Gustav Flober
  • Buvar dhe Pekyshe, Gustav Flober

Buvar dhe Pekyshe, Gustav Flober

Pra, aventurat e këtyre dy Don Kishotëve modernë, të Buvarit dhe të Pekyshesë, për të cilët di e gjithë bota, hëm do t’ju mërzitin, hëm do t’ju kënaqin. 

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Buvar dhe Pekyshe

Origjinali: Bouvard et Pecuchet

Gjinia: Roman

Autori: Gustav Flober

Shtëpia botuese: Armagedoni

Viti: 2019

Fq. 431

Pesha: 0.508 kg

ISBN: 978-9951-780-12-4

Mbi librin

Sipas disa korrespodencave dhe bisedave që autori ka pasur me disa miq në kohën kur e shkruante këtë roman, po edhe sipas disa huazimeve të librave që ka marrë në disa biblioteka publike dhe private, ai fillimisht ka lexuar 1 500 koleksione të librave dhe ka pasur qasje, nëpërmjet parapagimit në, së paku, tridhjetë revista shkencore.

Buvar dhe Pekyshe, pasi bëri bujë të jashtëzakonshme si vepër letrare, në vitin 1989 u ekranizua nga regjisori dhe producenti Jean-Daniel Verhaeghe. Filmi, po me të njëjtin titull, edhe pse u realizua mirë, nuk bëri bujë aq sa vepra. E njëjta vepër e Floberit u dramatizua dhe u shfaq në disa teatro të Francës dhe të Evropës nga dramaturgë dhe nga regjisorë profesionistë, disa prej të cilëve më në pah nxirrnin veprimet komike të personazheve, të Buvarit dhe të Pekyshesë, disa të tjerë veprimet tragjikomike të tyre.

Historia e dhjetë kapitujve të këtij romani është e lidhur kryesisht me personazhet tragjikomikë, me Buvarin dhe Pekyshenë, të cilët lënë qytetin dhe zhvendosen në fshat për të bërë studime eksperimentale. Ata shkrijnë të gjithë pasurinë e vet dhe atë të trashëguar për lloje të ndryshme budallallëqesh, të cilat, ani pse i mërzitin shumë, s’i nxitin që t’i ndërpresin njëherë e përgjithmonë. Pra, aventurat e këtyre dy Don Kishotëve modernë, të Buvarit dhe të Pekyshesë, për të cilët di e gjithë bota, hëm do t’ju mërzitin, hëm do t’ju kënaqin. Ndiqini pas…

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951780124
ean13
9789951780124
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Gjinj dhe vezë, Mieko Kawakami

Historia e tre grave, shkruar nga një shkrimtare që vlerësohet prej Haruki Murakami-t si romancierja bashkëkohore më e rëndësishme e Japonisë, FITUESE E ÇMIMIT AKUTAGAWA.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Leksione mbi harresën, Nermin Yildirim

Ky roman përqendrohet në aventurën e Feribes në Qendrën e Shkatërrimit të së Kaluarës, ku ajo shkon për të hequr qafe kujtimet e saj të bukura, që i lanë pas hidhërimin e një zemërthyerje.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Fjalët, Jean-Paul Sartre

Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.
800 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Jeta ime, Anton Çehov

Heroi i veprës, një intelektual i ri i kohës, i velur nga jeta boshe e parazitare e ambientit që e rrethon, braktis punën e zyrës dhe familjes dhe bëhet punëtor...
220 Lekë
More

Prometeu i lidhur, Eskili

Këtu fillon dhe veprimi i tragjedisë që zhvillohet në atë vis të egër e të shkretë, ku nuk ka shkelur këmbë njeriu. Dersa Prometeu është duke u ankuar për këtë ndëshikm të padrejtë, dëgjohet frushullima e flatrave të nimfave oqeanide, që vijnë nga larg për ta ngushëlluar së bashku me babanë e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet...
300 Lekë
More

Botuesi: IDK

Vrasje në Amsterdam, Ian Buruma

Ishte një krim që bëri bujë: në një ditë të ftohtë nëntori, një i ri musliman vrau në mes të Amsterdamit regjisorin e famshëm e kontravers Theo Van Gogh
700 Lekë
More

Botuesi: Albas

Heshtja, Don DeLillo

Heshtja është një kryevepër e shëlqyer e mahnitëse rreth asaj që na bën qenie njerëzore. Chicago Tribune
700 Lekë
More

Botuesi: Koha Ditore

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Hotel “Silence”, Auður Ava Ólafsdóttir

Gjendur në këto rrethana, vendos ti bëjë një vizitë nënës në azilin e pleqve. Në kokën e tij vërtitet mendimi se vetëm me largimin nga nga kjo jetë, i vjen edhe fundi kalvarit të vuajtjeve. Blen një biletë vetëm vajtje, pa kthim, larg, për në një vend të humbur dhe të rrënuar nga lufta, si vendi më i mirë për t’i dhënë fund gjithçkaje. 
700 Lekë
More

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...
1 300 Lekë
More