Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kur prek lumturinë, Sveva Casati Modignani
  • Kur prek lumturinë, Sveva Casati Modignani

Kur prek lumturinë, Sveva Casati Modignani

Botimet Dudaj

Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. 

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kur prek lumturinë

Origjinali: Dieci a lode

Gjinia: Roman

Autori: Sveva Casati Modignani

Shqipëroi: Geverina Muzhaqi

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2019

Fq. 420

Pesha: 0.453 kg

ISBN: 978-99943-0-591-9

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kalojmë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat që na rrëshqasin nga duart, një lumturi që nuk e arrijmë dot. Pastaj ndodh që më e mira e jetës të na shfaqet në një çast të vetëm, ndoshta në magjinë e një takimi të beftë. Si ai i Lorencos me Fiamën, të befasuar nga një dashuri që ndoshta as ata nuk mendonin se mund t'u ndodhte. Lorenco Peregoja, burrë miklues e me kulturë, jep mësim lëndën e gjeografisë ekonomike në një shkollë profesionale të Milanos. Ai mund të zgjidhte një institut më me emër, por mësimdhënien e ka pasion dhe të ndihmojë të rinjtë e talentuar në një realitet të ashpër e shpesh zhgënjyes përbën një sfidë që e entuziazmon dhe e pasuron shpirtërisht. 

Nuk ka një familje të vetën, por siç i pëlqen ta përsërisë shpesh, nxënësit i ka si fëmijët e tij. Fiama Morinoja nuk i ka mbushur ende të dyzetat dhe është nënë e dy bijave që i adhuron, fryt i një martese të gabuar. Është drejtore e botimeve të një shtëpie të vogël botuese, që e ka themeluar së bashku me mikun e saj më të mirë, i cili, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë. Ndërsa shtëpia botuese pëson një ndryshim të beftë nga drejtuesit me të cilët Fiama nuk është në një mendje, ajo është gati të bëjë gjithçka për ta mbrojtur atë e për të vazhduar, si përherë, me kujdesin dhe dashurinë me të cilat u përkushtohet ngaherë autorëve të saj. Lorencoja dhe Fiama: profesori dhe gruaja e librave. 

Nëpërmjet përvojës së tyre shohim një përthyerje të Italisë së sotme - kriza e shkollës dhe e ekonomisë, por edhe njerëzit me shpirt iniciative, të gatshëm për t'i përveshur mëngët e që janë të vendosur për të mos u dorëzuar. Duke përshkruar jetët e të dyve, që fati do t'i ndërthurë pikërisht falë një libri, zbulojmë një dashuri që arrin t'i shpërblejë për gjithë ato përvoja të vështira që kanë kaluar e t'ua shërojë plagët. E kështu, Lorencoja dhe Fiama arri në ta prekin lehtas me gishta lumturinë që meritojnë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994305919
ean13
9789994305919
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Antologji e poezisë bashkëkohore greke

Poetët e përfshirë në të janë të rinj, shumica prej tyre nën dyzetë, por ata bartin me vete bagazhin e një tradite të pasur të poezisë greke, duke u bërë kështu pjesë e periudhës post-moderne të shkruar pas konsolidimit shtetëror të viteve ’70. Vëzhgimi i mprehtë e i thellë i këtyre poetëve të rinj, krahas disa prej patriarkëve të poezisë greke është i...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Toka në fund të botës, Antonio Lobo Antunes

Toka në fund të botës është një roman i autorit portugez António Lobo Antunes i botuar për herë të parë në 1979. Ai pasqyron përvojën personale të Lobo Antunes si një mjek ushtarak i dërguar në Angola gjatë Luftës Koloniale Portugeze.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Albas

Komediania, Wladyslaw Stanislaw

 Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. 
1 050 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pianisti, Władysław Szpilman

Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t'u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash.
800 Lekë
More

Botuesi: Berk

Supa Miso, Ruy Murakami

Murakami ka prodhuar vepra që synojnë të depërtojnë në rrënjët e një kombi gjithnjë e më të përçarë, përmes shqyrtimit të anëtarëve të tij më të poshtëruar, të dhunshëm dhe të dëbuar nga shoqëria. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.
640 Lekë
More

Botuesi: Dituria

E çmendun, e çmendun, e çmendun dashunie për ty, Alda Merini, Ebook

Poezia, dashuria dhe çmenduria futen njëkohësisht në jetën e poetes Alda Merini, një stuhi që e përmbysi, në adoleshencë, deri kur ajo arrin të fitojë mbi të, me forcën e fjalës. Ndërkohë që tregon për vitet e kaluara në spitalin psikiatrik, ajo padit përvojën më të dhimbshme: urdhrin që i jep mjeku që të mos dashurohet.
480 Lekë
More

Botuesi: Toena

Zgjimi i Tokës, Knut Hamsun

Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t’i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 
800 Lekë
More

Sonata e Krojcerit, Lev Tolstoi

Pozdnishefi rrëfen bajatësinë dhe zbrastësinë e brendshme të lidhjes së tij me gruan pas martesës, por, kur dyshon në papërmushmërinë e saj dhe tradhtinë me një muzikant, është xhelozia që e gërryen nga brenda dhe e çon drejt vrasjes.
840 Lekë
More

Botuesi: Ajan

Ai, ajo dhe dashuria, Mahmud Dervish, Nizar Kabani

Poezia arabe ka bartur ndër shekuj një mistikë të shprehur përmes përmallimit, rrugëtimit drejt së shkuarës dhe kthimit në shtëpinë e shpirtit. Edhe kur të dhënat biografike dhe historike për poetë e ngjarje të caktuara na flasin për autorë që ushqehen nga frymëzime tokësore e që s’bartin interesa hyjnore, sërish vargjet që rrjedhin në gjakun e poezisë së...
750 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Heshtja, Gianni Palagonia

Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çorienton me aftësinë për t’u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.
1 200 Lekë
More

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Sekreti i Helenës, Lucinda Riley

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë
1 500 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Libri i zi, Orhan Pamuk

Por, kur kthehet një mbrëmje në shtëpi, zbulon se e shoqja, Ryjaja, një lexuese e thekur e romaneve policeske, e ka braktisur, duke ia shpjeguar arsyen e largimit me një copëz letre prej nëntëmbëdhjetë fjalësh që i ka lënë. Galipi nis të ndjekë gjurmët e së shoqes dhe vëren se njëherësh me të, kanë humbur edhe gjurmët e Xhelalit, të gjysmëvëllait të saj,...
1 800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse
900 Lekë
More

Referenca: SKU000096

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkëlqimi i jetës, Sveva Casati Modignani

Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit, por jeta e saj nuk është e lehtë. I biri, Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situatë kjo prej së cilës përfiton financieri joshës dhe i...
800 Lekë
More