• Banner

Atë natë e pashë, Drago Jančar
  • Atë natë e pashë, Drago Jančar

Atë natë e pashë, Drago Jančar

Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj - kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Atë natë e pashë
Gjinia: Roman
Autori: Drago Jančar
Shqipëroi: Nikollë Berishaj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2019
Fq. 216
Pesha: 0.350 kg
ISBN: 978-9928-292-22-3


Mbi librin

Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, “me bukuri çarmatuese”, siç e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni.

Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubljana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj - kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo “do thjesht të jetojë, të gëzojë” jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, “thjesht” të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët.

Libri i D. Jančar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijeshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292223
ean13
9789928292223
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd

I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. 

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, Vol. 1-2, L. N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Mos ia thuaj askujt, Karen M. McManus

Një qytet model fsheh sekrete. Sekrete që dikush do të vriste për t'i ruajtur. Eleri nuk ka qenë më parë në Eko Rixh, por ka dëgjuar gjithçka për të. është vendi ku tezja e saj u zhduk në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, për të mos u kthyer kurrë më.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000049

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjaku i Shenjte, Grali i Shenjte

Sekreti më tronditës i dy mijëvjeçarëve të fundit Botimi i parë i “Gjaku i Shenjtë dhe Graali i Shenjtë” në vitin 1982, pra 25 vjet më parë, ndezi një stuhi mbarëbotërore kontradiktash, jehonash të cilat ende po kumbojnë në mbarë botën perëndimore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Nesër një botë e re na pret, Henriette Roosenburg

Në mes të ushtarëve aleatë që ruajnë territorin, nazistëve në arrati dhe gjermanëve të kujdesshëm apo edhe armiqësorë, sepse janë ende besnikë ndaj regjimit, mes trukeve të panumërta, shkëmbimeve dhe peripecive, protagonistët e kësaj rraskapitjeje, përmes shumë peripecive do të kenë përfundimisht sukses: përqafimin me familjet e tyre në shtëpi. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Dera, Magda Szabo

Ajo është kujdestarja e shtëpisë së Magdës dhe ndaj bëhet e pazëvendësueshme për të. Edhe Emerenca, në mënyrën e saj, bëhet e varur nga Magda.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)