Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd
  • Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd
  • Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd

Shpikja e Flatrave, Sue Monk Kidd

Living


I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. 

13,53 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpikja e Flatrave
Origjinali: The invention of wings
Gjinia: Roman
Autori: Sue Monk Kidd
Shqipëroi: Eni Myrtollari
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2019
Fq. 374
Pesha: 0.470 kg
ISBN: 978-9928-216-71-7

Mbi librin



Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse: Heti Trazovaçe Grimkes, një skllave në rrethinat e Çarlstonit të fillimshekullit XIX, dhe Sarës, bijës ëndërrimtare të Grimkeve.


I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. “Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.


Komente


“Frymëzues… i fuqishëm… Duke venë në qendër këto dy femra, ky libër na thellon njohuritë për çka ka ndodhur në mesin tonë – dhe fatin përse kjo çështje është ende e rëndësishme.”                                                                                                                      THE WASHINGTON POST


“Një kryevepër që ngacmon me forcë nënndërgjegjen tonë… duke na çliruar e duke na mbushur me shpresë.”
                                                                                                NPR


“Ky roman i mrekullueshëm më mprehu shqisat për domethënien e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet.”
                                                                                  Oprah Winfrey, O, The Oprah Magazine

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216717
ean13
9789928216717
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."
5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Himn, Ayn Rand

Ai jetonte në kohët e errëta të së ardhmes. Në një botë pa dashuri, guxoi të dashuronte gruan që donte. Në një epokë që kishte humbur çdo gjurmë të shkencës dhe qytetërimit, ai pati kurajon të kërkonte dije.
7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Jezabel, Irene Nemirovsky

Në bankën e të akuzuarve hyn një grua. Është ende mjaft e bukur, ndonëse jo më e re në moshë. Akuzohet për vrasjen e një djaloshi njëzet vjeçar, të cilin mendohet ta ketë pasur të dashur.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato Cantabile, Marguerite Duras

Pas një fateliteti që ndodh aty pranë, Ana dhe Shovini do të fillojnë të njihen duke imagjinuar arsyet e ngjarjes. Më pas, ajo kthehet në rehatinë e shtëpisë së saj të madhe, e cila në vetvete përfaqëson ndarjen sociale midis klasës së mesme dhe asaj punëtore.
5,21 
More
Në gjendje

Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes...
8,33 
More
Në gjendje