Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Një rrëfim lëndues, Adam Kay
  • Një rrëfim lëndues, Adam Kay

Një rrëfim lëndues, Adam Kay

Botart

97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.

103,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një rrëfim lëndues, ditarët sekretë të një mjeku të ri
Origjinali: This is going to hurt: secret diaries of a junior doctor
Gjinia: Kujtime
Autori: Adam Kay
Shqipëroi: Ruzhdi Totaj
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2018
Fq. 270
Pesha: 0.370 kg.
ISBN: 978-9928-219-96-1

Mbi librin

97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.

Mirë se erdhët në jetën e një mjeku të ri. I shkruar në sekret të plotë në fund të ditëve të lodhshme, netëve pa gjumë dhe fundjavave të zëna po përsëri në punë, ditarët e Adam Kay – t na japin një përshkrim pa censurë të jetës dhe punës në vijën e parë të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Do të qeshni, do të tmerroheni, do të lëndoheni – këtu është gjithçka që do të donit të dinit – por ka edhe plot gjëra të tjera nga ato që do t’i lexoni duke kthyer kokën pakëz mënjanë – këtu flitet për jetën brenda dhe jashtë pavijonit të spitalit.

Komente mbi librin

“Gjëra të tilla kaq për të qeshur dhe kaq të rëndësishme duhet të jepen vetëm me recetë.”

Guardian

“Aq sa të bën për të qeshur, po aq edhe ta copëton zemrën.”

Charlie Brooker

“Një libër i mrekullueshëm, me humor therrës dhe të thëna pa dorashka.”

Dawn French

“Në qoftë se keni ndërmend të lexoni ndonjë libër këtë vit, merrni dhe lexoni këtë – librin e vitit për 2017.”

Daily Express

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928219961
ean13
9789928219961
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Heshtja, Don DeLillo

Heshtja është një kryevepër e shëlqyer e mahnitëse rreth asaj që na bën qenie njerëzore. Chicago Tribune
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Eugjen Onjegini, Aleksandër S. Pushkin

I tronditur nga kjo ndodhi absurde tragjike, ai largohet nga fshati, Pas vitesh ai takon papritur Tatjanën, së cilës ia pat mohuar dashurinë dhe i shfaq asaj dashurinë, por ajo nuk e pranon, megjithëse dashuria e saj për të ende jeton në zemrën e saj. Ajo tashmë është e martuar dhe i mbetet besnike burrit të vet.
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.
115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...
143,75 SEK
More
Në gjendje

Paketë, katër libra nga letërsia japoneze me 20% ulje

Në këtë paketë ofrojmë katër libra: Pylli norvegjez, Haruki Murakami, Dielli që perëndon, Osamu Dazai, Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto, si dhe librin Rashomoni nga Ryunosuke Akutagawa. Të katra librat kanë cmim kopertine prej 3700 lekësh, ofrohen për 2960 lekë vetëm për ditët e Vitit të Ri.
425,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Rubaijjati, Umer Khajjamit

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre.
69,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?
143,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...
103,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.
172,50 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Rrëfimet, jeta si kirurg i trurit , Henry Marsh

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.
172,50 SEK
More
Në gjendje