Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Pikellim dhe arsye, Josif Brodskij
  • Pikellim dhe arsye, Josif Brodskij

Pikellim dhe arsye, Josif Brodskij

Aleph

E vetmja gjë që mund t'ju paqëtojë me një gjendje të tillë është ajo arsye e thjeshtë që – për arsye para së gjithash stilistike – shkrimtari nuk mund të flasë për shkrimtarin, veçanërisht – poeti për poetin.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pikëllim dhe arsye
Origjinali: On grief and reason
Gjinia: Ese
Autori: Josif Brodskij
Shqipëroi: Grup Autorësh
Shtëpia botuese: Aleph
Viti: 2018
Fq. 584
Pesha: 0.522 kg.
ISBN: 978-9928-4395-9-8

Koment nga autori

E vetmja gjë që mund t'ju paqëtojë me një gjendje të tillë është ajo arsye e thjeshtë që – për arsye para së gjithash stilistike – shkrimtari nuk mund të flasë për shkrimtarin, veçanërisht – poeti për poetin; dhe se, po të ishin në këtë tribunë Osip Mandelshtami, Marina Cvjetajeva, Robert Frost – i, Ana Ahmatova, W. H. Auden – i, nëse padashje ata do të kishin folur për veten e tyre, do të ndienin gjithashtu njëfarë sëkëlldie...

Nëse ekziston bota e përmatanshme – dhe unë nuk jam më shumë në gjendje t'ua refuzoj atyre jetën e përtejshme, sikundër nuk jam në gjendje të harroj ekzistencën e tyre në këtë jetë – pra, nëse jeta e përmatanshme ekziston, shpresoj atëherë që ata të më ndiejnë për cilësinë e asaj që do të marr të parashtroj: në fund të fundit, vlera e profesionit tonë nuk matet me sjelljen në tribunë.

Përmbajtja e librit

• Një dhomë e gjysmë
• Arrati nga Bizanti
• Më pak se një
• Katastrofa në ajër
• Udhërrëfyes për qytetin e riemërtuar
• Trofetë e luftës
• Tipar jo i zakonshëm
• Mbi një poezi
• Përtej një pulle postare
• Konstandin Kavafis: kënga e lavjerrësit
• Profili i Kilos
• Altra ego
• Kushti të cilin e quajmë mërgim
• Nëntëdhjetë vite më vonë
• Letër Horacit
• Homazh për Mark Aurelin
• Pikëllim dhe arsye

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928439598
ean13
9789928439598
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Me lumin midis, Ngugi Wa Thiong’o

 Romani rrëfen Kenian para-koloniale dhe atë koloniale, ardhjen e “një populli të veshur me flutura” të cilët ishin britanikët, sjelljen e kulturës së tyre, fetare dhe administrative. Ndërkohë, popullsia jeton ende me zakonet e vjetra që janë shtylla e mbijetesës së tyre, të forcës, besimit dhe pastërtisë. Përplasja midis dy fiseve është gjithashtu...
7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Kuptimi i jetës, Irvin D. Yalom

Unë jam shkrimtar. Dhe nëna nuk mund të lexojë. E megjithatë, unë prapë kthehem tek ajo për të kërkuar kuptimin e punës së jetës sime.
9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm një natë Markoviç, Ayelet Gundar - Goshen

Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...
5,45 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Leopardi, Jo Nesbo

Një vrasës, dhelparak dhe egërshan si një leopard, u është qepur këmba-këmbës tërë bujtësve të asaj nate, një e për një: Holi është i vetmi që mund ta ndalë.
17,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Të Drejtët, Jan Brokken

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.
14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

E ka radhën tjetri, Karen M. McManus

Ka kaluar një vit që kur Simon Kelleheri u nda nga jeta. Mejvi ndjek klasën e njëmbëdhjetë në Gjimnazin Bejvju. Zorr se flitet më për vdekjen e Simonit. Mirëpo shfaqet një lojë anonime: "Të Vërtetën apo Sfidën", që mban pezull gjithë nxënësit. Kushdo që nuk pranon të luajë, do të dalë zbuluar. Kur vjen rradha e Mejvit, ajo refuzon të marrë pjesë dhe bien...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Në gjurmët e një përralle, Jan-Philipp Sendker

Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
15,85 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Eva e njerëzimit, Giovana Fletcher, Tom Fletcher

Për të janë përzgjedhur 3 kandidatë. E ardhmja e njerëzimit është në duart e saj. Ajo gjithmonë e ka pranuar fatin. Derisa takoi Bramin. Eva do që të vendosë vetë për jetën e saj. Por si mund të zgjedhë mes dashurisë dhe të ardhmes së racës njerëzore?
14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Amerikania, Chimamanda Ngozi Adichie

I dashuri i saj merr udhën drejt Londrës, në kërkim të punës dhe dokumenteve. Jeta e tyre merr rrjedha krejt të ndryshme, në kontinente tepër të largëta.
13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Jeta e fshehtë e shkrimtarëve, Guillaume Musso

Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika...
11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
9,91 CHF
More
Në gjendje