• Banner

Kortizo, Aluisio Azevedo
  • Kortizo, Aluisio Azevedo

Kortizo, Aluisio Azevedo

Kortizo rrëfen historinë e emigrantëve portugezë, evropianëve, mulatëve dhe ish skllevërve afrikanë që jetojnë në një komunitet të vetëm në Rio. Romani zbulon karaktere që përcaktohen dhe ndryshojnë në varësi të mjedisit dhe pozicionit shoqëror.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kortizo
Origjinali: O Cortiço
Gjinia: Roman
Autori: Aluísio Azevedo
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2018
Fq. 320
Pesha: 0.409 kg.
ISBN: 978-9928-06-205-5

Mbi librin

Kortizo rrëfen historinë e emigrantëve portugezë, evropianëve, mulatëve dhe ish skllevërve afrikanë që jetojnë në një komunitet të vetëm në Rio. Romani zbulon karaktere që përcaktohen dhe ndryshojnë në varësi të mjedisit dhe pozicionit shoqëror.

Realizmi i thellë, situatat arketipale, ngjyrosja me kujdes e detajeve të ambjentit, ndërgjegjes, raporteve intimite dhe abuzimit falë forcës ekonomike, zbulojnë diferencën psikologjike mes racave të ndryshme, groteskun, ironinë dhe tragjizmin.

Kjo sagë jetësore dhe komplekse e pasionit dhe lakmisë që luhet në nivelet e ndryshme ekonomike të shoqërisë lulëzon në dy linja mbresëlënëse. Një pronar emigrantësh dorështrënguar, në përpjekjet për tu bërë një investitor i madh, braktis të dashurën e tij me ngjyrë për një grua të bardhë të pasur.

Nga ana tjetër, bëhemi dëshmitarë të një marrëdhënie idilike por të rrezikshme të një emigranti pragmatik e të fuqishëm dhe një gruaje të gjallë mulate që jeton në banesën e vogël në pronësi të këtij pronari makut.

Kortizo është një grup portret natyralist i kohës, i ligësisë, mentalitetit dhe veseve njerëzore, i sëmundjes së shoqërisë braziliane.

Koment nga The New York Times

Kortizo më tepër përshkruan dhe ndriçon gjerësisht një mjedis shoqëror sesa historitë e personazheve të veçanta. Stili i gjallë dhe gjuha e fuqishme e Kortizos, zbulojnë detaje të trishtueshme të Brazilit, të kohës së Azevedos.

Një libër me të vërtetë i bukur. Dhe po të mendosh që është shkruar më shume se 100 vjet më parë, është mbresëlënës fakti që vazhdon të jetë po aqi gjallë e aktual: pasi një realitet të tillë e hasim ende në shumë vende të botës.

Një vizatim i shkëlqyer i ambjentit dhe i personazheve të cilët në mënyrë të pamëshirshme janë portretizuar si të këqij. I shkruar thjesht dhe me emocione, me një zotësi të pashoqe për të ndërthurur historitë e personazheve... në fund, një mbyllje vërtet befasuese.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062055
ean13
9789928062055
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: OMBRA GVG

Një frymëmarrje jete, Pasioni sipas G. H., Clarice Lispector

I konsideruar nga shumë njerëz si "libri i madh" i Clarise Lispector, "Pasioni sipas G.H.-së", ka një skenar të thjeshtë. Pasi pushon nga puna punonjësen e shtëpisë, një grua fillon të pastrojë dhomën. Sapo fillon pastrimin, përballet me një buburrec. E neveritur, e përplas insektin pas kanatit të dollapit. Më pas, si në një lloj asketizmi barbar, vendos...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Çelësi i shtëpisë, Tatiana Salem Levy

Romani i Levyt është i gëzueshëm... Proza e saj është stilistikisht e pasur, e ndjerë dhe e frymëzuar. Ajo të mbërthen në emocione të fuqishme që të përshkojnë të gjithë trupin. Arkitektura e fjalës së Levyt është e mbajtur në dy raporte universale: e bukura dhe e shëmtuara.

Çmimi 4,76 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Tre libra me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly, Kur mbylla sytë, Linda Green dhe Gruaja në dritare nga A.J.Fin . Të tri librat kanë çmim kopertine 3900 lekë. Ofrohen me 20% ulje

Çmimi 38,65 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Masivi i gjumit, Durs Grunbein

Poezitë e tij mbledhin lëndë eklektike nga gjithçka: prej burimeve shkencore të fizikës kuantike, prej traditës poetike anglo-amerikane e deri te zbulimet më të fundit në neuroshkencë; prej lavdit filozofik për Dekartin deri te elegjitë për Dresdenin e fëmijërisë të shkatërruar plotësisht e pastaj të rimëkëmbur dhimbshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000980

Botuesi: Dituria

Eksodi, Leon Uris

“Eksodi” është emri i një anijeje me të cilën një grup refugjatësh hebrej, të internuar nga anglezët në një kamp pëqendrimi në Qipro më 1947, arrin të arratiset dhe pas një sërë vështirësish, shkel në Tokën e Premtuar. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Tili, Daniel Kehlmann

Tilit i duhet të arratiset, shoqëruar nga Nela, vajza e bukëpjekësit. Në rrugëtimet e tyre të rrezikshme, që fëmijë e derisa rriten si akrobatëshëtitës, përmes gjithë vendit të shkatërruar nga luftërat fetare, ata takojnë shumë njerëz të vegjël dhe disa të ashtuquajtur të mëdhenj.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Secilit hakun, Leonardo Sciascia

Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta dhe fati, Vasily Grossman

Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)