Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Saga e Njalit
  • Saga e Njalit

Saga e Njalit ose historia e Bërnt Njalit

OMBRA GVG

Shkruar në shekullin e trembëdhjetë, Saga e Njalit është një tregim që hulumton problemet e historisë së njerëzimit – nga martesat e dështuara, ndarjet, besnikëritë, nga paaftësia e ligjit për të frenuar pasionet njerëzore deri te pasojat e tmerrshme kur burrat dhe gratë e mirë përfshihen në një valë të tmerrshme përtej dëshirës së tyre.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Saga e Njalit ose historia e Bërnt Njalit
Origjinali: Brennu – Njáls Saga
Gjinia: Mitologji
Shqipëroi: Kozeta Kurti
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 384
Pesha: 0.473 kg.
ISBN: 978-9928-06-171-3

Mbi librin

Shkruar në shekullin e trembëdhjetë, Saga e Njalit është një tregim që hulumton problemet e historisë së njerëzimit – nga martesat e dështuara, ndarjet, besnikëritë, nga paaftësia e ligjit për të frenuar pasionet njerëzore deri te pasojat e tmerrshme kur burrat dhe gratë e mirë përfshihen në një valë të tmerrshme përtej dëshirës së tyre.

Saga e Njalit ose Historia e Njalit të Zjarrtë flet për njerëz të paharrueshëm, karaktere të çuditshme por edhe me komplekse naive.

Saga e Njalit flet për legjendën e luftëtarëve të fuqishëm si Gunari i Hlidarendit, armiqësitë dhe konfliktet e shumta të Mord Valgardsonit dredharak, për vrasjen e Karlit, djalit të Solmundit dhe dëshirën e tij për të pasur një anije, të madhe dhe të hijshme etj.

Ky libër është i mbushur me ëndrra dhe profeci të çuditshme, përpjekje të dhunshme të njerëzve me pushtet... dhe nga ana tjetër marrëveshje të vazhdueshme dhe historike për të vendosur urat e komunikimit.

Saga e Njalit tregon historinë bindëse dhe tronditëse të një gjakmarrjeje më shumë se pesëdhjetëvjeçare që pavarësisht se ka ndodhur shumë larg në kohë dhe në një cep të botës është nxitur nga pasionet e zjarrta njerëzore, me dëshirat dhe ethet e sundimit, janë rrëfime mjaft interesante dhe duket sikur gjithçka reflektohet para syve të lexuesit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061713
ean13
9789928061713
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 
490 Lekë
More

Botuesi: Albas

Sapfó: Nga dëshira digjem, Sapfó

 Madje, në këtë formë është përdorur edhe si emër i përveçëm, ndonëse jo fort shpesh. Është e udhës që, në shqipen tashmë të kultivuar, disa pasaktësi naive të së shkuarës të korrigjohen. Ndaj dhe këtu sjellim të përkthyera poezitë e Sapfósë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Foleja e nepërkave, François Mauriac

Foleja e nepërkave është shembulli më i lartë i artit të Mauriacut. Në të gjithë letërsinë mund të gjenden pak hulumtime më të frikshme të një shpirti të gërryer nga krenaria, koprracia dhe urrejtja. Tema e këtij romani të jashtëzakonshëm është më emocionuesja në botë - beteja për një shpirt njerëzor.
800 Lekë
More

Botuesi: Botime Nazarko

Kolonel Shaberi, Balzak

Pajisur me një personalitet të fortë, sa gjenial, aq edhe kokëfortë, i dashuruar me absoluten, Honore dë Balzak ishte një nga kolosët e letërsisë franceze dhe më i lexuari i gjysmës së parë të shekullit 19-të, njëherazi përfaqësuesi i realizmit evropian.Ndër kryeveprat e tij të shumta, citojmë: “Komedia njerëzore”, “Iluzionet e humbura”, “Xha Gorioi”, etj.
220 Lekë
More

Botuesi: Berk

Vdekja aksidentale e një anarkisti, Dario Fo

Libri lexohet me një frymë e madje të grish t’ua lexosh miqve me zë të lartë. Ndonëse duke lexuar therja e ironisë shkon deri aty sa t’i bëjë dialogjet të duken të stisura, çdo dialog bazohet mbi fakte dhe deponime konkrete. 
700 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.
500 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Albertina e zhdukur, Marcel Proust

Gruaja, fytyrën e së cilës e shohim edhe në errësirë, aq sa edhe kur mbyllim sytë, nuk rreshtim së adhuruari sytë e saj të bukur, hundën e bukur.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
900 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botime Koliqi

Vëllavrasësit, Nikos Kazantzakis

Nikos Kazantzakis u lind më 18 shkurt 1883 në Iraklion, Kretë, Perandoria Osmane (tani në Greqi) ndërsa vdiq më 26 tetor 1957, në Freiburg im Breisgau, në Gjermani). Ishte shkrimtar grek, shumë produktiv, shumëllojshmëria e veprave të së cilit përfaqësojnë një kontribut të madh në letërsinë moderne greke.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Një lojë me orarin e udhëtimeve, Seicho Matsumoto

Një çift i ri i gjendur i vdekur në një plazh të shkretë, një referent ministrie i akuzuar për korrupsion dhe një orar udhëtimesh në tavolinën e dikujt, në faqet e të cilit është thurur një kalkulim perfekt. Një histori nga ato që të përpijnë menjëherë, ku edhe lexuesi përfshihet  me dëshirë të ethshme të zbulojë një krim dhe një intrige.
800 Lekë
More

Botuesi: Botime Koliqi

Delfini, Sergio Bambaren

Delfini Daniel Alexander është një ëndërrimtar që ka kurajon dhe guximin për ta mposhtur frikën. Një ditë të bukur ai vendos që të shkëputet nga tufa e delfinëve dhe të kapërcejë shkëmbinjt nënujorë. Duke hequr frikën, i udhëhequr nga zëri i brendshëm, ai nis udhëtimin e gjatë dhe plot aventura nëpër detëra.
700 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000774

Botuesi: Onufri

Iliada, Homeri

Ngjarjet e "Iliadës" janë vendosur në vitin e fundit të Luftës së Trojës. Konflikti legjendar përbën sfondin për subjektin qendror të historisë: mërinë e heroit grek, Akilit.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000775

Botuesi: Onufri

Odiseja, Homeri

"Poemat homerike "Iliada" dhe "Odiseja" s'janë veçse kronika të dy zhvendosjeve. E para, një lëvizje popujsh, trupore, brutale drejt Lindjes (Iliada); e dyta, një lëvizje vetmitare, fine, për më tepër, shpirtërore, drejt Perëndimit (Odiseja)."
1 000 Lekë
More