• Banner

Garda e Bardhe, Mihail Bulgakov
  • Garda e Bardhe, Mihail Bulgakov

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.

11,89 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Garda e Bardhe
Origjinali: Белая гвардия
Gjinia: Roman
Autori: Mihail Bulgakov
Shqipëroi: Aleksander Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2017
Fq. 433
Pesha: 0.612 kg
ISBN: 978-9928-06-177-5

Mbi librin

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.

Me tërheqjen e trupave gjermane nga Kievi, pas disfatës së Gjermanisë në frontin perëndimor... situata e qeverisë kukull ukrainase, doli jashtë kontrrollit. Në dhjetor, qyteti gjendej në sulmin e forcave nacionaliste ukrainase të udhëhequra nga Simon Petlura, të cilëve u bënë rezistencë vetëm disa njësi të shpërndara oficerësh dhe kadetësh, ku përfshihen edhe vëllezërit Turbin me një grup miqsh të ngushtë.

Ndonëse jetët e tyre do të prekeshin thellë prej këtyre ngjarjeve, familja Turbin mbetet në qendrën e patrazuar të kësaj vorbulle gjatë tërë romanit. Në vitin 1967, Garda e Bardhë u vu në skenë dhe u kthye shumë shpejt në një dramë shumë të suksesshme. Stalini ishte një admirues i flaktë i kësaj drame dhe thuhet se ka shkuar që ta shohë më shumë se pesëmbëdhjetë herë.

Komente mbi librin

"I mbushur me një pasion të veçantë për qytetin e vjetër dhe për popullin e tij, e mbërthen lexuesin në intensitetin e tij gjithëpërfshirës. Personazhet e tij kanë një universalitet klasik që i ka mbajtur gjalle për gjysmë shekulli."

New York Times

"...(ai) shpalos piktura të mrekullueshme fiktive që ngjallin në mendje atmosferën dhe bukurinë e Kievit të tij të dashur (si) Pushkini... por nën lirikëne shkëlqyer struket një hije cinizmi. Ironia e Bulgakovit është i gjërë dhë ë mprehtë."

Newsweek

Mbi autorin

Mihail Bulgakov lindi në Kiev më 15 maj 1891. U diplomua në Fakultetin e Mjeksisë se Përgjithshme. Në vitin 1920 e braktisi mjeksinë dhe iu kushtua vetëm letërsisë. Është autori i disa prej romaneve më të medhenj të letërsisë ruse të shekullit të XX, si ''Garda e Bardhë'', '' Zemër Qeni'', '' Mjeshtri dhe Margarita''. Ai vdiq në Moskë nga një sëmundje veshkash në 1940.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061775
ean13
9789928061775
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000439

Botuesi: Koha Ditore

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dukagjini

Shënimet e një të vdekuri, Mihail Bulgakov

Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)