• Banner

  • Histori e nje dashurie, Elias Canetti

Histori e një dashurie, Elias Canetti

I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serinë e atyre kujtimeve, autbiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Histori e një dashurie, nga letrat e Franc Kafkës për Felicen
Origjinali: Der andere Prozess, die Briefe Kafkas and Felice
Gjinia: Roman
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi: Naim Kryeziu
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2016
Fq. 166
Pesha: 0.201 kg.

Fragment nga libri

Ja, pra, ku më së fundi këto letra të një torture pesëvjeçare u botuan në një vëllim prej 750 faqesh; emri i së fejuarës shënohej për shumë vjet me radhë, pa rënë në sy, me një F., sipas shembullit të K. – së, kështu që për një kohë të gjatë as që dihej ç'ishte ky emër; sadoqë e vrisje mendjen shpesh, ndër emrat e shumtë që të kujtoheshin nuk gjeje dot kurrë emrin e kërkuar, dhe vërtet që do të kishte qenë krejt e pamundur t'i bije në të: tani ky emër është i shtypur në libër me shkronja të mëdha.

I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serinë e atyre kujtimeve, autbiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka. Cilësia më e lartë e tij ishte respekti, ndaj dhe s'është druajtur t'i lexojë e t'i rilexojë letrat e Klajstit, të Floberit e të Hebelit.

Ndaj tmerrit të jetës, për të cilin, fatmirësisht, pjesa më e madhe janë të vetëdijshëm vetëm nganjëherë, kurse disa pak të tjerë, të caktuar si dëshmitarë prej fuqish të brendshme, janë gjithmonë të vetëdijshëm, ka vetëm një ngushëllim: përfshirja e tij në tmerret e përjetuara më përpara nga dëshmitarë të tjerë.

Pra, duhet t'i jemi me të vërtetë mirënjohës Felice Bauerit që i ka mbajtur e i ka shpëtuar letrat e Kafkës. Të flasësh këtu për dokument, do të ishte tepër pak, veç në mos përdoret e njëjta fjalë për dëshmitë e jetës së Paskalit, të Kirkegardit dhe të Dostojevskit.

Sa për mua, mund të them vetëm se këto letra kanë depërtuar brenda meje si një jetë e mirëfilltë, dhe se tani ato i ndiej aq të afërta e aq enigmatike, si të më takonin mua qysh prej shumë kohësh, qysh atëherë kur jam përpjekur të strehoj brenda qenies sime njerëz në tërësinë e tyre, në mënyrë që të nis e të rinis pareshtur për t'i kuptuar.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928411655
ean13
9789928411655
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000441

Botuesi: Koha Ditore

Procesi, Franc Kafka

Është ky një rrëfim emblematik i shekullit që ka krijuar totalitarizma monstruoze. "Ata" vijnë ta marrin njeriun e shpërfytyruar, i cili e ka humbur gjithë fuqinë e kryengritjes, e cila është edhe vetë jeta, dhe e marrin me vete. Nuk janë me rëndësi faji, drejtësia: me rëndësi është vetëm procesi.

Çmimi 700 Lekë
Ne gjendje

Referenca: SKU001746

Botuesi: Te tjere

Franz Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër

Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2399

Botuesi: Te tjere

Procesi, Franc Kafka

Në analizën e romanit "Procesi", vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to. Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlerë në veprën e tij.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2498

Botuesi: Te tjere

Tregime te zgjedhura, Franc Kafka

Shumica e shkrimeve të tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij. Megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin, janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër "Metamorfoza" dhe romani i tij i pambaruar "Procesi" dhe "Kështjella".

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Procesi, Franz Kafka

Në apartamentin e Jozef K – së, një nëpunës i rregullt banke, paraqiten dy policë me një urdhër – arresti për një krim të pacaktuar që paska kryer. Jozefi flet për këtë "faj" me zonjën Grubah, qiradhënësen, dhe zonjushën Byrstner, fqinjën. Nuk kalon shumë dhe K – ja thirret në një gjykatë të mbushur plot me njerëz, ku merret në pyetje nga një hetues dhe...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Amerika ose I zhdukuri, Franz Kafka

Kafka dëshironte ta quante të parin në radhën e romaneve të veta "I zhdukuri" (fjalë pa "K" në gjermanisht); Maks Brodi, botuesi i tij, e quajti këtë roman "Amerika", duke i kthyer veprës "K-në" gjermane, "K-në" e Evropës Qendrore, "K-në" e Jozef K, "K-në në vetvete si "K", me tërë tingëllimën e saj aq të dashur për Kafkën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 

Çmimi 490 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Teposhte, Herta Müller

Vëllimi me tregime Teposhte është vepra e parë e nobelistes Herta Müller. Këto tregime janë kryesisht autobiografike, të bazuara në fëmijërinë e autores në fshatin rumun Banat.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Gravura nga Buenos Airesi, Robert Arlt

Jetoi një jetë shpesh të vështirë, rrugëve të kryeqytetit. Punoi si mekanik, bojaxhi, hamall, shitës, por u bë i famshëm me "Gravurat", që i shkruante për shtypin e përditshëm kryeqytetas. Arlt pati e vazhdon të ketë ndikim të madh në letërsinë hispano-amerikane, ku cilësohet si një nga themeluesit e letërsisë moderne argjentinase. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë,...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Neraida

Virgjëreshat e Vivaldit, Barbara Quick

Pasi i japin bojë dhe letër dhe i thonë t'i shkruajë nënës së saj, ajo nis të rrëfejë vetveten. E ngujuar brenda mureve të ospedale-s, në pallatet e ndaluara të Venecias, në Geton çifute dhe në botën tunduese dhe sensuale të Karnavaleve ajo përpiqet të gjejë se kush është dhe nga vjen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 

Çmimi 1 090 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)