• Banner

Pilot lufte, Antoine de Saint - Exupery
  • Pilot lufte, Antoine de Saint - Exupery

Pilot lufte, Antoine de Saint - Exupery

Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pilot lufte
Origjinali: Pilote de guerre
Gjinia: Roman
Autori: Antoine de Saint - Exupèry
Shqipëroi: Ivana Tomço
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2016
Fq. 200
Pesha: 0.268 kg.
ISBN: 978-9928-219-26-8

Fragment nga libri

... Po të jem gjallë, do të pres natën për të menduar. Natën, aq të dashur për mua! Natën, arsyeja fle. Ekzistojnë vetëm sendet. Ato që vërtetë janë të rëndësishme, marrin përsëri formën e tyre, u mbijetojnë shkatërrimeve të analizave të ditës.

Njeriu i bashkon këto copa dhe bëhet përsëri pemë e qetë. Dita i përket skenave familjare, ndërsa natën, ai që është grindur, gjen përsëri Dashurinë. Sepse kjo e fundit, është më e madhe se moria e fjalëve.

Dhe njeriu mbështetet në dritare, nën yjet, përsëri përgjegjës për gjumin e fëmijëve, për bukën e nesërme, për gjumin e bashkëshortes që qëndron aty, e brishtë dhe kalimtare... Dashuria nuk diskutohet. Ajo ekziston.

Ardhtë sa më shpejt nata, që të më shfaqen disa prova që meritojnë dashuri! E unë të mendoj për qytetërimin, fatin e njeriut, shijen e miqësisë në vendin tim...

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928219268
ean13
9789928219268
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000944

Botuesi: Toena

Princi i vogël, Antoine De Saint-Exupery

“Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t’ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve.

Çmimi 5,21 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Vrasja në famulli, Agatha Christie

Hetimet e policisë lokale nuk zbulojnë asgjë, por zonjusha Marpëll, me mendjen e mprehtë brisk dhe intuitën e lindur, falë aftësisë për t’u vënë veshin fjalëve në fshat dhe për të hyrë thellë në shpirtrat e njerëzve, do të jetë në gjendje të zbulojë fajtorin, tek i cili askujt nuk i shkon ndër mend të dyshojë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vitet, Annie Ernaux

Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo “autobiografi jopersonale” ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t’ia dalë që “të shpëtojë” një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Komediania, Wladyslaw Stanislaw

 Pagesa që merr, nuk është e mjaftueshme për të përballuar jetesën. Roli i madh që i ishte premtuar, i hiqet. Si rezultat i dështimeve, ajo arrin një pikë kritike: e sëmurë, e vetmuar, e lodhur nga lufta për mbijetesë, e privuar nga shpresa për një ndryshim të fatit, ajo përpiqet t’i japë fund jetës. 

Çmimi 10,93 
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Histori e syrit, Georges Bataille

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në...

Çmimi 6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.

Çmimi 8,95 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Sekreti i Helenës, Lucinda Riley

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet qëkur Helena, atëherë pesëmbëdhjetë vjeçe, kaloi një verë të paharrueshme në ishullin e Qipros. Një vend i mahnitshëm, i rrethuar nga parcela të mëdha me ullinj dhe një det ngjyrë smeraldi, ku Helena ra në dashuri për herë të parë

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gustav Flober, jeta dhe vepra, Henri Troyat

... kur Floberi shkruan romanin e tij, të gjitha gratë që ka dashur i vijnë në kokë. Ai i vjedh secilës diçka. Njërës i merr floknajën, tjetrës nuancën e lëkurës, të tretës koketërinë, të katërtës veshjet, të pestës ëndrrat prej bashkëshorteje të mashtruar.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)