• Banner

2666, Robero Bolano
  • 2666, Robero Bolano

2666, Roberto Bolano

Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.

14,86 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 2666
Origjinali: 2666
Gjinia: Roman
Autori: Roberto Bolaño
Shqipëroi: Bashkim Shehu
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2016
Fq. 1104
Pesha: 1.207 kg.
ISBN: 978-9928-185-36-5

Mbi librin

Shkrimtari gjerman Beno fon Arçimboldi boton kryevepër pas kryevepre që pas Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk e njeh identitetin e tij. Një grup kritikësh europianë e gjurmojnë prej vitesh në gjithë kontinentin dhe rastësisht mësojnë se mund të fshihet në Meksikë, në qytetin kufitar Santa Teresa.

Në këtë qytet, park industrial për dhjetëra makiladora që prodhojnë për tregun e afërt amerikanoverior, tashmë prej vitesh rrëmbehen, përdhunohen dhe vriten me qindra vajza, shumica punëtore në këto fabrika. Policia ka arrestuar një gjerman të ri dymetrosh, por vrasjet vazhdojnë. Në universitetin e Santa Teresës, profesori vejan Amalfitano ka filluar të dëgjojë zëra dhe po çmendet nga frika se mos e bija e re rrëmbehet dhe vritet.

Një gazetar nga Nju Jorku udhëton në Santa Teresa për një reportazh mbi një ndeshje boksi, por mëson për vrasjet e femrave dhe ngatërrohet me një grup të rinjsh të dyshimtë. Hans Rajteri, një gjatosh prusian, lufton në frontin lindor të Luftës së Dytë, dezerton afër mbarimit të luftës, rikthehet në atdhe dhe shndërrohet në një ndër figurat më të spikatura të letërsisë europiane dhe botërore, i përfolur rëndom për çmimin Nobel.

Shkruan nën pseudonimin Beno fon Arçimboldi, por as edhe botuesi i tij nuk ia di emrin e vërtetë, apo ku jeton dhe me se merret. Këto ngjarje janë vetëm skeleti i një romani me qindra personazhe dhe dhjetëra ngjarje brenda ngjarjeve, një epos i vërtetë i shekullit që sapo lamë pas.

Roberto Bolaño lindi më 1953 në Santiago, Kili. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Meksikë dhe në Spanjë, ku vdiq në moshën pesëdhjetë vjeçare. 2666 u botua pas vdekjes së autorit.

Komente mbi librin

"Me 2666, Bolaño i bashkohet shkrimtarëve më ambiciozë të shekullit XX, si Proust, Musil, Joyce, Pynchon e të tjerë, të cilët e shtyjnë romanin përtej caqeve konvencionale, duke ngërthyer një epokë të tërë, duke shpalosur njohuri enciklopedike dhe vrull stilistik, për të na ofruar një sintezë madhështore, ndonëse idiosinkretike, të gjithë të kulturës së tyre dhe vendndodhjes së tyre në të. Bolaño i bashkohet të pavdekshmëve."

The Washington Post

"2666 ka të ngjarë të jetë romani i parë i madh i shekullit XXI... Bolaño na tërheq me vete përgjatë perimetrit të një humnere, me një shpejtësi të atillë saqë është e vështirë të fiksosh vrazhdësinë e asaj që shikon... Kemi të bëjmë me një vrull tragjik, një metafizikë me shpejtësinë e dritës – më në fund, ja një libër që i ngjet kohës së vet."

The News & Observer

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Nesër në betejë mendo për mua, Javier Marias

Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Një zemër kaq e bardhë, Javier Marias

Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t'u shpjeguar e po aq i vështirë për t'u pranuar.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ushtarë të Salaminës, Javier Cercas

Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë. Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Muri, Jean-Paul Sartre

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)