Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Tehu i briskut, W. Somerset Maugham
  • Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Pegi

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tehu i briskut
Origjinali: The razor's edge
Gjinia: Roman
Autori: W. Somerset Maugham
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 454
Pesha: 0.501 kg.

ISBN: 978-9928200-84-6

Mbi librin

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar.

Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës.

Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të.

Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç'ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.

Fragmente nga libri

Në kohëra më të vonshme, të diturit e Indisë, duke e njohur dobësinë njerëzore, e kanë pranuar se njeriut mund t'i vijë shpëtimi përmes dashurisë dhe punës, por ata nuk e kanë mohuar asnjëherë se mënyra më fisnike, ndonëse më e vështira, është rruga e dijes, sepse instrumenti i saj është aftësia më e vyer e njeriut, aftësia për të arsyetuar.

Sepse burrat dhe gratë nuk janë vetëm vetvetja, ata janë gjithashtu edhe krahina ku janë lindur, apartamenti në qytet apo ferma në të cilën kanë mësuar të ecin, lojërat që kanë luajtur si fëmijë, historitë e grave të moshuara që kanë dëgjuar, ushqimet që kanë ngrënë, shkollat që kanë ndjekur, sportet me të cilat janë marrë, poetët që kanë lexuar, dhe Perëndia në të cilën kanë besuar.

Të gjitha këto i kanë bërë ata njerëzit që janë, dhe këto janë gjëra të cilat nuk i meson dot me të dëgjuar, ato mund t'i mësosh vetëm nëse i ke jetuar. Mund t'i mësosh vetëm nëse je vetë ata.

Realitet. Nuk mund të thuash se çfarë është, mund të thuash vetëm atë që nuk është. Është e pashprehshme. Indianët e quajnë Brahman. Ndodhet askund dhe gjithkund. Të gjitha gjërat e nënkuptojnë atë dhe varen prej saj.

Nuk është person, nuk është send, nuk është kauzë. Nuk ka veçori. Ajo e tejkalon përhershmërinë dhe ndryshimin, të tërën dhe pjesën, të fundmen dhe të pafundmen. Është e përhershme, sepse plotësia dhe përsosmëria e saj janë të palidhura me kohën. Është e vërtet dhe liria.

Mund të ndodhë që në një ditë të largët në të ardhmen, kur njerëzit të bëhen më të ditur, do të kuptojnë se qetësinë dhe shtysën duhet ta kërkojnë në shpirtin e tyre.

Unë vetë mendoj se nevoja për të adhuruar dikë vjen për shkak të mbijetesës së lashtë të perëndive mizore, të cilët duheshin marrë me të mirë. Unë besoj se Zoti është o brenda meje, o askund.

Në rast se është kështu, atëherë kë dhe çfarë duhet të adhuroj – veten time? Njerëzit kanë nivele të ndryshme zhvillimi shpirtëror dhe prandaj edhe imagjinata e Indisë u ka dhënë pamjeve të Absolutes, që tani njihen si Brahma, Vishnu, Shiva, dhe njëqind emra të tjerë. Absolutja ndodhet te Isvara, krijuesi dhe sunduesi i botës, edhe tek objekti modest i adhurimit, të cilit fshatari në arat e pjekura nga dielli i blaton një lule.

Komente mbi autorin

"Maugham është artist i madh... gjeni."

Theodore Dreiser

"Aftësia e rrallë që ka Maugham-i për të rrëfyer... është pothuajse e barabartë me vetë imagjinatën."

The Sunday Times

"Maugham mbetet zejtari më me përvojë... Shkrimi i tij është kaq i ngjeshur, thelbësor, kaq i mirëmenduar, kaq i bukurshkruar, saqë kërkon vëmendje që nga faqja e parë e deri te e fundit."

Saturday Review of Literature

"Lari, një figurë pothuajse mesianike, është krijimi më i mistershëm i Maugham-it. ... Ai është një njeri vërtet i lirë: i pamartuar, edhe nga pikëpamja figurative; tërësisht i pavarur; thellësisht i përqendruar në kërkimin e tij për domethënien e jetës. Ka egoizëm në këtë kërkim të tijin, por edhe e dashura e braktisur nuk arrin t'i mbajë mëri... Maugham-i ishte më mondani i autorëve, e megjithatë i interesonin shumë të gjithë ata që kanë hequr dorë nga bota..."

The New Yorker

Mbi autorin

William Somerset Maugham (1874-1965) ishte shkrimtar dhe komediograf britanik, i njohur për pesimizmin e ftohtë dhe të thatë, ironinë mizore dhe cinike, me të cilat kamxhikonte veset dhe marrëzitë njerëzore.

Gjatë viteve që studioi për mjekësi, siç shprehet dhe vetë autori, njohu "jetën lakuriq" dhe pati mundësinë të vëzhgonte një gamë të gjerë emocionesh njerëzore. Vitet e Luftës së Parë Botërore i përjetoi në Paris përkrah Hemingway-it, Dos Passos dhe Cummings-it.

U rekrutua nga Intelligence Service, Shërbimi i Fshehtë anglez dhe punoi një kohë të gjatë për ta, gjë që e ndihmoi shumë edhe në letërsinë që krijoi. Ai ishte njohës shumë i mirë i jetës mondane europiane dhe amerikane, por gjithashtu edhe një nga shpotitësit më të
thekshëm të tyre.

Kryevepra e tij konsiderohet "Skllav dashurie", një libër gjysmëautobiografik. "Tehu i briskut", botuar më 1944, e shpie drejt misticizmit të Lindjes së Largët në kërkim të asaj paqeje që s'e pati kurrë në jetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200846
ean13
9789928200846
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Letër babait, Franz Kafka

Ajo që shpaloset përbën një konflikt të mirëfilltë. Babai, kjo figurë që mishëron autoritet të gjithëpushtetshëm, që  “ka pamjen enigmatike të tiranëve , ligji i të cilëve i ka rrënjët  te figura e personit, jo te mendimi”, në sytë e Kafkës shfaqet si përfaqësues tipik i një bote praktike e pragmatiste, ku fitimi është qëllimi i vetëm, botë që është larg...
550 Lekë
More

Emancipimi i gruas, Charles Bukowski

A po shkruan Barney? Ta merr mendja. Shkruaj gjithë kohën e lume. A nuk ta ndërpresin punën adhuruesit? Jo, ore, ngandonjëherë femrat më gjejnë, ama ato nuk qëndrojnë gjatë. A po të shiten librat?
700 Lekë
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Kumbari, Mario Puzo

Një kryevepër moderne, Kumbari është një portret i botës së krimit të viteve 1940, që nuk të shqitet nga mendja. Ai është, gjithashtu, një rrëfenjë intime e familjes Korleone, e cila është njëkohësisht e lidhur, dhe e bërë copash, nga pozicioni unik që mban në zemër të Mafies Amerikane. Pesëdhjetë vjet pasi u botua për herë të parë, ky roman vijon të...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Amerika, Jean Baudrillard

Lexo Amerikën të zbulosh të nëndheshmen e një kontinenti përrallash. Të qasësh një tjetër univers, një tjetër kohë, një tjetër botë. Të rrokësh imazhet e një utopie të çuditshme që, pa reshtur, përkundet mes ëndrrës dhe realitetit.
500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Mjeku i oborrit, Per Olov Enquist

Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka “diçka të kalbur”, duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Diaboliket, Barbey D’Aurevilly

Diaboliket është pa dyshim vepra më përfaqësuese e shkrimtarit me personalitet të spikatur, Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly: krijesat e tij, perverse dhe tërheqëse, të përbinshme dhe të adhuruara, përshkruhen me kënaqësinë e atij që, teksa lë të shfaqet kudo dëshira dhe epshi, i jep rëndësi erotike ccdo detaji dhe heronjtë e tij, dandy të lodhur e të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Portret grupi me një zonjë, Heinrich Boll

Bël-i rindërton biografinë e një antiheroine, në qendër të së cilës vendoset beteja e saj, e përkrahur nga fqinjët, për të shmangur prishjen e ndërtesës ku jeton. Leni kthehet në qendrën e një grupi heterogjen që rebelohet kundër së kaluarës çnjerëzore të Gjermanisë Naziste... dhe të asaj që duket si një e ardhme po aq çnjerëzore sa kapitalizmi.
1 000 Lekë
More

Botuesi: ACFOS-Albania

Damasku, Nizar Kabbanin

Në fakt, kjo lëvizje ishte pjesë e një interesi më të gjerë në ish-Jugosllavi për letërsinë arabe si pjesë përbërëse e interesit të treguar ndaj letërsisë së “botës së tretë”. Ky interes i treguar erdhi me themelimin dhe rritjen e lëvizjes së vendeve të pa-inkuadruara. Në vitin 1977 u botua në Beograd antologjia e parë në serbisht e cila përmbledh poezi...
400 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
800 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Koloneli Liapkin, Mihail Karagacis

I tillë ëshë Liapkini, për ndërtimin e të cilit shkrimtari ka ndjekur, me sa duket, shembullit e personazhit natyralist: mërgimtari rus, aq gjakftohtë herë – herë në arsyetim, aq i duruar, aq dashamirës në marrëdhëniet me njerëzit, befas, në çaste kyçe të jetës, vepron nën trysninë e instikteve.
600 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...
1 300 Lekë
More

Mes gruas dhe dashnores, Betina Krahn

Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Engjëlli mbrojtës, Nicholas Sparks

Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shume miq të dashur, që i kanë qëndruar gjithmonë afër.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi përrallën, Italo Calvino

Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
700 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht, Jean-Jacques Fdida

Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë.
2 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Shiu dhe novela të tjera, William Somerset Maugham

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e...
850 Lekë
More