• Banner

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham
  • Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Tehu i briskut
Origjinali: The razor's edge
Gjinia: Roman
Autori: W. Somerset Maugham
Shqipëroi: Engjëllushe Shqarri
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 454
Pesha: 0.501 kg.

ISBN: 978-9928200-84-6

Mbi librin

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Ai është pilot i ri amerikan, i sapokthyer nga Lufta e Parë Botërore, ngjarjet e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek ai. Lari është i fejuar me Isabelën, bukuroshe dhe nga një familje e mirë amerikane, por brenda tij diçka ka ndryshuar.

Ai refuzon një vend pune shumë të mirë, largohet nga miqtë e mëparshëm dhe fillon të ndryshojë sjelljen dhe qëndrimin ndaj shoqërisë. Kësisoj, vendos të nisë një udhëtim shpirtëror në Indi, në kërkim të një domethënieje të dëlirë të jetës.

Kjo odise shpirtërore e shtyn Isabelën të zgjedhë midis dashurisë dhe pasurisë. Rrëfimi i Maugham-it për jetën dhe përpjekjet e një djaloshi, që mohon vlerat sunduese të kulturës amerikane dhe i afrohet misticizmit të Lindjes së Largët për të gjetur frymëzim, është pararendësi i gjeneratës së shkrimtarëve Beat të viteve '50-të dhe kundërkulturës së viteve '60-të.

Kërkimi i vetvetes, ndërgjegjësimi për atë ç'ka je e çfarë kërkon nga jeta është si një rilindje, një dhembje që të bën më të fortë dhe që, pashmangërisht, e ngrijnë dhe e bëjnë zemrën të rrahë, pra të ndihet e gjallë. Me këtë roman, Maugham-i kurorëzoi karrierën e tij si shkrimtari më i lexuar i kohës së vet. Libri është ekranizuar dy herë, në vitin 1946 dhe në 1984 me aktorin Bill Murray.

Fragmente nga libri

Në kohëra më të vonshme, të diturit e Indisë, duke e njohur dobësinë njerëzore, e kanë pranuar se njeriut mund t'i vijë shpëtimi përmes dashurisë dhe punës, por ata nuk e kanë mohuar asnjëherë se mënyra më fisnike, ndonëse më e vështira, është rruga e dijes, sepse instrumenti i saj është aftësia më e vyer e njeriut, aftësia për të arsyetuar.

Sepse burrat dhe gratë nuk janë vetëm vetvetja, ata janë gjithashtu edhe krahina ku janë lindur, apartamenti në qytet apo ferma në të cilën kanë mësuar të ecin, lojërat që kanë luajtur si fëmijë, historitë e grave të moshuara që kanë dëgjuar, ushqimet që kanë ngrënë, shkollat që kanë ndjekur, sportet me të cilat janë marrë, poetët që kanë lexuar, dhe Perëndia në të cilën kanë besuar.

Të gjitha këto i kanë bërë ata njerëzit që janë, dhe këto janë gjëra të cilat nuk i meson dot me të dëgjuar, ato mund t'i mësosh vetëm nëse i ke jetuar. Mund t'i mësosh vetëm nëse je vetë ata.

Realitet. Nuk mund të thuash se çfarë është, mund të thuash vetëm atë që nuk është. Është e pashprehshme. Indianët e quajnë Brahman. Ndodhet askund dhe gjithkund. Të gjitha gjërat e nënkuptojnë atë dhe varen prej saj.

Nuk është person, nuk është send, nuk është kauzë. Nuk ka veçori. Ajo e tejkalon përhershmërinë dhe ndryshimin, të tërën dhe pjesën, të fundmen dhe të pafundmen. Është e përhershme, sepse plotësia dhe përsosmëria e saj janë të palidhura me kohën. Është e vërtet dhe liria.

Mund të ndodhë që në një ditë të largët në të ardhmen, kur njerëzit të bëhen më të ditur, do të kuptojnë se qetësinë dhe shtysën duhet ta kërkojnë në shpirtin e tyre.

Unë vetë mendoj se nevoja për të adhuruar dikë vjen për shkak të mbijetesës së lashtë të perëndive mizore, të cilët duheshin marrë me të mirë. Unë besoj se Zoti është o brenda meje, o askund.

Në rast se është kështu, atëherë kë dhe çfarë duhet të adhuroj – veten time? Njerëzit kanë nivele të ndryshme zhvillimi shpirtëror dhe prandaj edhe imagjinata e Indisë u ka dhënë pamjeve të Absolutes, që tani njihen si Brahma, Vishnu, Shiva, dhe njëqind emra të tjerë. Absolutja ndodhet te Isvara, krijuesi dhe sunduesi i botës, edhe tek objekti modest i adhurimit, të cilit fshatari në arat e pjekura nga dielli i blaton një lule.

Komente mbi autorin

"Maugham është artist i madh... gjeni."

Theodore Dreiser

"Aftësia e rrallë që ka Maugham-i për të rrëfyer... është pothuajse e barabartë me vetë imagjinatën."

The Sunday Times

"Maugham mbetet zejtari më me përvojë... Shkrimi i tij është kaq i ngjeshur, thelbësor, kaq i mirëmenduar, kaq i bukurshkruar, saqë kërkon vëmendje që nga faqja e parë e deri te e fundit."

Saturday Review of Literature

"Lari, një figurë pothuajse mesianike, është krijimi më i mistershëm i Maugham-it. ... Ai është një njeri vërtet i lirë: i pamartuar, edhe nga pikëpamja figurative; tërësisht i pavarur; thellësisht i përqendruar në kërkimin e tij për domethënien e jetës. Ka egoizëm në këtë kërkim të tijin, por edhe e dashura e braktisur nuk arrin t'i mbajë mëri... Maugham-i ishte më mondani i autorëve, e megjithatë i interesonin shumë të gjithë ata që kanë hequr dorë nga bota..."

The New Yorker

Mbi autorin

William Somerset Maugham (1874-1965) ishte shkrimtar dhe komediograf britanik, i njohur për pesimizmin e ftohtë dhe të thatë, ironinë mizore dhe cinike, me të cilat kamxhikonte veset dhe marrëzitë njerëzore.

Gjatë viteve që studioi për mjekësi, siç shprehet dhe vetë autori, njohu "jetën lakuriq" dhe pati mundësinë të vëzhgonte një gamë të gjerë emocionesh njerëzore. Vitet e Luftës së Parë Botërore i përjetoi në Paris përkrah Hemingway-it, Dos Passos dhe Cummings-it.

U rekrutua nga Intelligence Service, Shërbimi i Fshehtë anglez dhe punoi një kohë të gjatë për ta, gjë që e ndihmoi shumë edhe në letërsinë që krijoi. Ai ishte njohës shumë i mirë i jetës mondane europiane dhe amerikane, por gjithashtu edhe një nga shpotitësit më të
thekshëm të tyre.

Kryevepra e tij konsiderohet "Skllav dashurie", një libër gjysmëautobiografik. "Tehu i briskut", botuar më 1944, e shpie drejt misticizmit të Lindjes së Largët në kërkim të asaj paqeje që s'e pati kurrë në jetë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928200846
ean13
9789928200846
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: IDK

Shiu dhe novela të tjera, William Somerset Maugham

Për herë të parë vjen në shqip një përmbledhje me novela nga William Somerset Maugham, i konsideruar një prej mjeshtrave të prozës së shkurtër. Në të përfshihen disa prej novelave të tij më të mirënjohura, duke nisur që prej së famshmes "Shiu", deri te krijime të tjera po aq të njohura, si "Gruaja e kolonelit", "Tradhtari", "Fara e huaj", "Anija e...

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Secilit hakun, Leonardo Sciascia

Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që "jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë", por që një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Më fal, Clare Mackintosh

Në dëshpërim e sipër, ajo përfundon në një shtëpizë në bregdetin e Uellsit, ku përndiqet nga frika, brenga dhe nga kujtimet e tmerrshme të asaj nate nëntori, që ia ndryshoi jetën njëherë e përgjithmonë. Dalëngadalë, Xhena nis të shohë dritë në fund të tunelit. Ndoshta e ardhmja mund t’i falë sërish lumturi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Një rrëfim lëndues, Adam Kay

97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vjehrra, Sally Hepworth

E sjellshme, miqësore dhe gjithmonë bujare, Dajana gjithashtu mban distancë nga nusja e djalit, me gjithë përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’ia fituar zemrën. Një gur themeli në shoqërinë amerikane, ndihmëse e vajzave dhe grave refugjate dhe një grua e dashuruar marrëzisht me të shoqin edhe pas disa dekadash martesë, askush nuk mund të thotë një fjalë...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Thuaji zemrës po, Susanna Tamaro

Atë natë, papritur kisha kuptuar një gjë: mes shpirtit dhe trupit ka shumë e shumë dritare të vogla: së andejmi, në qofshin të hapura, kalojnë emocionet, në qofshin gjysmë të mbyllura pikojnë pak e nga pak; vetëm dashuria, porsi një shkulm ere mund t'i çelë të gjitha tok, sa hap e mbyll sytë.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qytetet e padukshme, Italo Calvino

Qytetet e padukshme, më i bukuri i librave të Italo Calvinos, vërtit nëpër ajër ide, aluzione dhe zhbirime imagjinative marrafrymëse në çdo faqe të vetën. Çdo herë që kthehet prej udhëtimeve të veta, Marko Polo përshkruan Kublai Kanit qytetet që ka parë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Larg turmës së çmendur, Thomas Hardy

 Prania e saj autoritare, diçka e rrallë për kohën, tërheq vëmendjen e tre mëtuesve krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: Boldvudi, një fermer xhentëlmen; rreshter Troi, një joshës i lindur; dhe Gabrieli, një bari i devotshëm. Secili, sipas mënyrës së tij, ia pështjellon mendjen dhe zemrën Batshebës sonë, çka do të sjellë kërcënimin e stabilitetit të...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)