• Banner

Pianisti, Władysław Szpilman
  • Pianisti, Władysław Szpilman

Pianisti, Władysław Szpilman

Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t'u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash.

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pianisti
Gjinia: Autobiografi
Autori: Władysław Szpilman
Shqipëroi: Astrit Beqiraj
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 224
Pesha: 0.293 kg.
ISBN: 978-9928-17-10- 3

Mbi autorin

Vlladisllav Shpilman / Władysław Szpilman (1911-2000) studioi për piano në Akademinë e Muzikës në Varshavë, dhe më 1931 në Akademinë e Arteve në Berlin. Më 1933 u kthye në Varshavë dhe shpejt u bë i njohur si pianist e kompozitor, fillimisht si solist por edhe si orkestrant partner me violinistët më të njohur në Poloni.

Më 5 prill 1935 nisi punën në Radion Polake, duke luajtur muzikë klasike dhe xhaz. Jeta e Shpilmanit ndryshoi krejtësisht pas pushtimit nazist të Polonisë në shtator 1939. Shpilmani, apartamenti i të cilit gjendej brenda getos së Varshavës, vazhdoi të punonte si pianist në restorantet e qytetit, duke mbajtur familjen prej gjashtë personash.

Pas luftës, deri më 1963, Shpilmani ishte drejtor departamenti në Radion Polake. Gjatë kësaj periudhe dha koncerte pianistike nëpër botë, kompozoi shumë vepra simfonike e mbi 500 të tjera mjaft popullore edhe sot në Poloni.

Më 1963, Shpilmani dhe B. Gimpeli themeluan në Varshavë Kuintetin për Piano. Deri më 1986, Shpilmani ka dhënë më tepër se 2000 koncerte, përmendim koncertet në Royal Festival Hall në Londër, në Salle Pleyel dhe Salle Gaveau në Paris; Herkules Saal në Munih; në Salzburger Festspiele, Brahmstage Baden-Baden, Musikhalle Hamburg etj.

Më 23 shtator 1939, Vlladisllav Shpilmani, një pianist i ri nga Varshava, po luante në piano teksa jashtë shpërthenin predhat. Ishte emisioni i fundit muzikor i drejtpërdrejtë nga Varshava: atë pasdite, një bombë gjermane shkatërroi radiostacionin dhe Radioja Polake ndërpreu transmetimin.

Lufta e futi qytetin në tmerrin e pushtimit nazist, grumbullimin e hebrenjve, fillimin e bastisjeve. Gjithë familja e muzikantit dhe shumë prej miqve të tij mbetën të vrarë, por ai mbijetoi mrekullisht mes gërmadhave të Varshavës.

Pianisti është sa dëshmi e ngadhënjimit këmbëngulës të jetës së një njeriu përballë vdekjes, aq edhe e forcës njerëzore për t'u ngritur nga hiri. Në fund, një oficer gjerman i shpëtoi jetën Shpilmanit, pasi ky luajti Nokturnin në do diezis minor të Shopenit, në një piano të gjetur mes rrënojash.

Me të mbaruar lufta, Shpilmani shkroi këto kujtime nga Holokausti që përjetoi. I ndaluar nga autoritetet komuniste, libri u botua në Poloni vetëm në vitin 2000, kurse në Perëndim një vit më parë. Doli në dritë emri i oficerit të forcave të Vermahtit, kapitenit Vilm Hosenfeld.

Ai vdiq në një kamp të burgosurish në Rusi pas lufte, dhe mirësia e tij kundrejt shumë hebrenjve dhe polakëve mbeti e pashpërblyer. Kapiteni la pas ditarin e vet të luftës, në të cilin rrëfen zhgënjimin e thellë nga barbarizmi i nacionalsocializmit. Pjesë të ditarit u botuan për herë të parë në këtë libër, krahas kujtimeve të Shpilmanit.

Libri Pianisti është një dëshmi e fuqisë së muzikës, e vullnetit për të jetuar dhe kurajës për t'i bërë ballë së keqes.

Komente mbi librin

"Pianisti është një libër i plotë dhe i gjallë, tronditës, i shkruar kaq bukur dhe me thjeshtësi, sa arrin të na i përshkruajë tmerret dhe vuajtjet si t'i kishim përpara syve... dhe mbi të gjitha është një libër i paharrueshëm."

The Daily Telegraph

"Kujtimet e Władysław Szpilman për Varshavën e pushtuar nga nazistët dhe geton e hebrenjve kanë fuqi të pashoqe. Një libër vërtet mahnitës, i mbushur me ngjarje, imazhe dhe njerëz që nuk shlyhen lehtë nga kujtesa."

The Wall Street Journal

"Para "Pianistit" nuk kisha lexuar kurrë një vepër kaq prekëse, që të doja ta sillja menjëherë në ekran."

Roman Polanski

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të dashuroj, Pedro Chagas Freitas

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Djali me pizhame me vija, John Boyne

Nëse filloni ta lexoni këtë libër, do të nisni një udhëtim me një djalë nëntë vjeçar i quajtur Bruno. (Edhe pse ky nuk është një libër për nëntë vjeçarët.) Por herët apo vonë ju së bashku me Brunon do të arrini te një “mur”. Mure të tilla ekzistojnë në gjithë botën. Urojmë që juve nuk do t’ju duhet të kaloni një mur të tillë.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kanali Musolini, pjesa e dytë, Antonio Pennacchi

Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kafshët, Miguel Torga

 Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerave e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. 

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Kostandinopoja, Edmondo De Amiçis

Edmondo De Amiçis rrëfen udhëtimin e tij në Stamboll, duke treguar eunukët, konkubinat flet për Topkapinë e Shën Sofinë, për Pazarin e Madh dhe Bririn e Artë, për Urën e Gallatës dhe Xhaminë e Sulejmanit, për magjitë e humbura të të “Qytetit të pakrahasueshëm”.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: 2798

Botuesi: Dituria

Vale te nxehta ne Berlin, Dimfna Kysak

Berlini është qyteti i tij. Berlini që digjet në zhegun e një vere të jashtëzakonshme. Fon Myhlerët, industrialistë të pasur dhe bastione të Republikës Gjermane të Perëndimit, janë duke pritur një vizitë të djalit të tyre, Stefenit, me nënshtetësi australiane dhe të gruas së tij të bukur, Xhoit.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Keqkuptimi & Balloja, Irene Nemirovsky

Keqkuptimi është shumë më tepër se një roman romantik. Me sy të mprehtë kritik dhe një perceptim të veçantë për kufijtë e gabuar në marrëdhëniet njerëzore, edhe ky roman i Irène Némirovsky-t tregon shenja të sigurta se ajo do të bëhej një shkrimtare brilante.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zoti e ndihmoftë fëmijën, Toni Morrison

Megjithatë, që sapo lindi, ngjyra e saj e zezë e bëri nënën e saj me lëkurë në ngjyrë të çelët e që nuk ka pranuar kurrë të hyjë në kategorinë e njerëzve me ngjyrë, që t’ia mohojë edhe formën më të thjeshtë të ngrohtësisë e dashurisë së natyrshme të një nëne. 

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)