• Banner

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov
  • Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

Mjeshtri dhe Margarita, Mihail Bulgakov

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjeshtri dhe Margarita
Origjinali: Мастер и Маргарита
Gjinia: Roman
Autori: Mihail Bulgakov
Shqipëroi:Aleksandër Koli
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 616
Pesha: 0.601 kg.
ISBN: 978-9928-06-131-7

Mbi librin

"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.

Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes asaj që është e gënjeshtërt dhe së vërtetës.

Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t'i shkuar këtij "teatri" deri në faqen e fundit i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi që të bëjë zgjedhjen e duhur mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhshmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë.

Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të reflektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar.

Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.

Koment nga Herald Tribune

"Mjeshtri dhe Margarita" është një roman mbresëlënës, i trishtueshëm dhe shumë i frikshëm... Është një nga kryeveprat e letërsisë botërore.

Mbi autorin

Mihail Bulgakov Afanasevich, ishte një dramaturg dhe romancier rus, i njohur për përdorimin e humorit dhe satirës. Ka lindur në Kiev, më 15 maj 1891, dhe u diplomua në fakultetin e mjekësisë në vitin 1916. Shërbeu si mjek në front gjatë kohës Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1926, vuri në skenë pjesët e para dramaturgjike bazuar në romanin "Garda e Bardhë".

Veprat e Bulgakovit u bënë shumë shpejt të njohura, por për shkak të satirës ndaj regjimit sovjetik, për këtë shkak edhe e censuruan. Romani "Zemra e qenit" nuk arriti të të botohej kurrë në Bashkimin Sovjetik. Ai u botua për herë të vetëm në vitin 1987.

Veprat e Bulgakovit, çmohen veçanërisht për vlerat letrare dhe mjeshtërinë e gjuhës artistike. Romani i tij i fundit, "Mjeshtri dhe Margarita", u botua për herë të parë në vitin 1966. Bulgakov vdiq në Moskë më 10 mars 1940.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061317
ean13
9789928061317
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000720

Botuesi: Onufri

Ferma e kafshëve, George Orwell

Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, Ferma e Kafshëve nga shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku ccliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000886

Botuesi: Zenit Editions

1984, George Orwell

Romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin për të kontrolluar dhe shtypur individin. Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2392

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Më e mira e botëve, Aldous Huxley

Më e mira e botëve mbetet romani më i sukesshëm jo për shkak të asaj çka parashikon. Më shumë, shkëlqimi i Më e mira e botëve dhe ajo çka e bën atë ende kaq të freskët, përtej moshës së saj tetëdhjetë vjeçare, është çka ajo thotë për qenien njerëzore në çfarëdo epoke: mallin tonë për dashuri dhe për një shoqëri që të na bëjë të ndihemi përnjëmend njerëzorë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Shënimet e një të vdekuri, Mihail Bulgakov

Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)