• Banner

Hyrje ne teorite e medha te romanit, Pierre Chartier
  • Hyrje ne teorite e medha te romanit, Pierre Chartier

Hyrje në teoritë e mëdha të romanit, Pierre Chartier

Ashtu siç ndodh shpesh në letërsi, spekulimet për zhanret, mesozhanret, historitë dhe karakteristikat e tyre nuk ndalen. Këtë vorbull, studentët e studiuesit, shpeshherë, në vend se ta qartësojnë, e stimulojnë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Hyrje në teoritë e mëdha të romanit
Origjinali: Introduction aux grandes théories du roman
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Pierre Chartier
Shqipëroi: Gjovalin Kola
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 304
Pesha: 0.401 kg.

Koment nga Azem Deliu

Ashtu siç ndodh shpesh në letërsi, spekulimet për zhanret, mesozhanret, historitë dhe karakteristikat e tyre nuk ndalen. Këtë vorbull, studentët e studiuesit, shpeshherë, në vend se ta qartësojnë, e stimulojnë.

Meqë spekulimi mbi letërsinë dhe të folurit me paragjykim janë arma e tyre e vetme teorike, askujt s'i ka interesuar të vendosë vija të qarta të cilat, në mos të bënin më shumë, të paktën do ta dallonin studiuesin prej spekulantit.

Duke qenë për nga natyra dinamik dhe jo lehtë i definueshëm, romani ka qenë, më së forti prej zhanreve ndoshta, viktimë e lojërave të tilla. Përpjekjet e studimit serioz të romanit edhe nëse nuk kanë munguar, nuk janë përkthyer dhe rrjedhimthi, komuniteti shqiptar i shkencave filologjike, nuk ka komunikuar me to.

Libri "Hyrje në teoritë e mëdha të romanit" bën një hap përpara në këtë boshllëk.
Autori Pierre Chartier është krejt i painteresuar ta ngarkojë tekstin e tij me terminologji shpesh aspak shencore dhe ruan në thelb atë që dija mbi letërsinë synon: shpjegimin, pa teprime pozash e ndërlikimesh.

Chartier sjell një perspektivë historike të romanit dhe ideve mbi të, jo domosdoshmërisht duke shpjeguar, sa duke bërë atë që është më e rëndësishmja në letërsi: duke ngritur pikëpyetje. Sot, ka një pandehmë të përgjithshme se romani po përjeton një krizë identitare.

Sado që unë s'pajtohem me këtë pohim, më duhet ta përdor për të theksuar një tjetër kualitet të tekstit të Chartier: Ai tregon sesi romani nuk është në krizë dhe se identiteti i vetëm i vërtetë i romanit, është të qenit i padefinueshëm qartë.

Prandaj, teksti i tij, me të gjitha standardet, përbën një përmbledhje teorike shumë të nevojshme dhe një hyrje të njëmendtë në teoritë e romanit. Ai është një ftesë për të notuar në detet e shkencës. Kjo vlen veçanërisht për studentët dhe studiuesit e rinj shqiptarë që duhet të çlirohen nga pozat, ashtuqë të bëjnë letërsi mirëfilli.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2570

Botuesi: Dituria

Pesë fytyrat e modernitetit, Matei Calinescu

Gjithmonë ka qenë e vështirë të datohet me përpikmëri shfaqja e një koncepti, aq më tepër kur koncepti në shqyrtim ka qenë gjatë gjithë historisë së tij kaq i ndërlikuar dhe kaq i aftë për të mbjellë mospajtime sa koncepti i "modernitetit".

Çmimi 12,39 CHF
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Një plus një, Jojo Moyes

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës.Një libër i populluar me karaktere të mrekullueshme, që të bën të ndjehesh mirë. Një rrëfim vërtet i bukur, tërheqës, interesant i ditëve tona.Realizëm, figuracion fin, personazhe që të mbeten në mendje, pak trishtim, emocione dhe...

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

E pafajshmja, Leon Tolstoi

Një vajzë lind e jashtëligjshme. Atë e rrisin tre zonja në moshë, me qëllim që kur të rritet vajza dhe to të plaken, ajo t’u shërbej atyre në punët e shtëpisë.  

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjak i trazuar, Robert Galbraith

Duhet shumë art për të shkruar një histori interesante rreth misterit të vrasjes. Në pjesën më të madhe të rasteve, shkrimtarë të mëdhenj nuk ia arrijnë... por Robert Galbraith është mjeshtër. Misteri qendror i romanit “Gjak i trazuar” është i fortë dhe ndjekja e tij, ndërsa shpaloset gjatë një hetimi të zgjatur, është një nga kënaqësitë më joshëse të...

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Arturo Ui, Bertolt Brecht

Arturo Ui është një nga dramat më të famshme të shekullit të njëzetë. Autori e shkroi atë brenda tre javësh, në një periudhë të frikshme, kur gjendej refugjat politik në Danimarkë i arratisur nga vendi i tij, Gjermania, me pasuri të konfiskuar nga Gestapo si “shkrimtar komunist”. Një alegori politike, drama flet për ngritjen në pushtet të një gangsteri në...

Çmimi 3,47 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2294

Botuesi: Te tjere

Kultura & bumi, Jurij Llotman

Libri që merr në dorë lexuesi shqiptar ofron për herë të parë mundësinë e një njohjeje relativisht vizionare të teorisë dhe koncepteve shkencore – semiotike llotmaniane për formacionet kulturore, të parashtruara me thjeshtësi e qartësi edhe për lexuesin e paspecializuar në këtë sferë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Hollywood, Charles Bukowski

Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Streha e Krishtlindjes, Richard Paul Evans

Një ditë, ajo njihet me një shkrimtar tjetër të ri, një burrë i zgjuar, i cili duket po aq i interesuar për Kimin, sa edhe për konferencën. Teksa Ziki e ndihmon të zbulojë pse libri i saj është i dështuar, ajo pyet veten nëse në të vërtetë ai nuk e ka fjalën për librin, por për jetën e saj.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi i babait, Annie Ernaux

Historia e një burri, në fillim fshatar, pastaj punëtor e më në fund, menaxher i një dyqani bar-ushqimore-kancelari ,në një qytet të një province normande, gjithë kjo e rrëfyer me një precizion kirurgjikal, pa empati dhe as ndjesi turpi, nga e bija shkrimtare. Kjo është historia e një gruaje që përballet me brishtësinë e dhimbshme të origjinës së vet dhe...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)