Letërsia botërore

Information

Botuesit

Speciale

Autorët

Ulje çmimi! Konformisti, Alberto Moravia Shfaq të madhe

Konformisti, Alberto Moravia

Produkt i ri

Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi. Heroi bashkëkohor, sipas Moravias, është njeriu që kërkon të mjegullohet, të jetë i njëjtë me gjithë të tjerët.

Më shumë detaje

Në gjendje

$14.65

-20%

$18.31

Më shumë informacione

Titulli: Konformisti
Origjinali: Il conformista
Gjinia: Roman
Autori: Alberto Moravia
Shqipëroi: Klara Kodra
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2015
Fq. 424
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-9928-205-08-7

Mbi librin

Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi. Heroi bashkëkohor, sipas Moravias, është njeriu që kërkon të mjegullohet, të jetë i njëjtë me gjithë të tjerët. Por, në të gjitha kohët, pranimi në shoqëri kërkon një çmim shumë të lartë për të paguar, kryesisht në termat e lirisë individuale.

Vepra, një histori muaji mjalti dhe krimi shtetëror, biografi e një njeriu dhe përshkrimi i një epoke dhe i një shoqërie është, megjithatë, shumë më tepër se historia e një çmimi të paguar nga një konformist modern për të arritur dhe për të qenë pjesë e një shoqërie joekzistente, dhe për sa i përket përballjes me temën e madhe të marrëdhënieve mes njeriut dhe shoqërisë, ajo paraqitet si një nga veprat më të guximshme dhe aktuale të shkrimtarit.

Fragment nga libri

Duke dyshuar, e ngushëllonte mendimi se, edhe po të kishte pasur ndonjë gabim, dhe kjo s’mund të përjashtohej, ai kishte rrezikuar më tepër se çdo njeri tjetër, më tepër se gjithë ata që gjendeshin në po ato kushte. Ishte një ngushëllim krenarie ky, i vetmi që i mbetej.

Të tjerë njerëz nesër do të mund të ndryshonin ide, parti, jetë, madje edhe karakter; përkundrazi, për të, kjo nuk ishte e mundur dhe, jo vetëm në marrëdhënie me të tjerët, por edhe me veten e vet. Kishte bërë atë që bëri për shkaqe vetëm të tijat dhe jashtë çdo komunikimi me të tjerët; të ndryshonte, edhe po të kishte mundësi, do të donte të thoshte të asgjësohej. Tani ai, midis aq asgjësimeve, do të donte t’i shmangej pikërisht këtij.

Mendoi në atë çast se në rast se kishte pasur gabim, gabimi i parë dhe më i madh ishte ai se kishte dashur të dilte nga anormaliteti i vet, të kërkonte një normalitet çfarëdo nëpërmjet të cilit të komunikonte me të tjerët.

Ky gabim kishte lindur nga një instinkt i fuqishëm; për fat të keq normaliteti me të cilin ishte ndeshur ky instinkt, s’ishte veçse një formë e zbrazët brenda së cilës gjithçka ishte anormale dhe arbitrare. Në përplasjen e parë, kjo formë ishte bërë copë e thërrime; dhe ai instinkt aq i përligjur dhe aq njerëzor e kishte shndërruar në xhelat atë që kishte qenë dikur viktimë.

Reviews

Write a review

Konformisti, Alberto Moravia

Konformisti, Alberto Moravia

Romani, i publikuar më 1951, është portreti i një personazhi dhe një qëndrimi moral karakteristik për kohën tonë: konformisti dhe konformizmi. Heroi bashkëkohor, sipas Moravias, është njeriu që kërkon të mjegullohet, të jetë i njëjtë me gjithë të tjerët.

Libra të ngjashëm

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Shkarkime

KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (0)