• Ka mbaruar
Lolita, Vladimir Nabokov
  • Lolita, Vladimir Nabokov

Lolita, Vladimir Nabokov

SKU000438
Koha Ditore

Dhjetëra shtëpi botuese e kishin refuzuar manuskriptin e romanit "Lolita" të autorit, atëbotë ende jo edhe aq të njohur me prejardhje ruse, Vladimir Nabokov. Arsyeja: dyshimi dhe frika, e pse jo edhe vetëcensura për vija pornografike të rrëfimit.

Shënim: Ky botim ka mbaruar, por ky libër gjendet edhe në këtë botim: Kliko këtu:

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 988 Lekë Up to 2 964 Lekë
1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lolita (kopertinë e trashë)
Origjinali: Lolita
Gjinia: Roman
Autori: Vladimir Nabokov
Shqipëroi: Betim Muço
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 352
Pesha: 0.436 kg
ISBN: 84-9819-041-X

Mbi librin

Dhjetëra shtëpi botuese e kishin refuzuar manuskriptin e romanit "Lolita" të autorit, atëbotë ende jo edhe aq të njohur me prejardhje ruse, Vladimir Nabokov. Arsyeja: dyshimi dhe frika, e pse jo edhe vetëcensura për vija pornografike të rrëfimit. Derisa shtëpia botuese "Olympia Press" e Amerikës, e njohur për letërsi të nëntokës dhe e specializuar për romane erotike e botoi këtë libër.

Vetëm pas ca muajsh, Lolita pushtoi jo vetëm miljeun e kësaj shtëpie botuese, por shqetësoi shpirtrat edhe të kritikës së letërsisë së bukur. Sepse fjala nuk ishte dhe nuk është vetëm për një aventurë erotike. Shumë më tepër. Fjala është për letërsinë e fuqishme, atë të përbotshmen.

"Lolita" e Nabokovit është një nga romanet më të famshme të njerëzimit, por njëkohësisht edhe një nga veprat më kundërthënëse dhe për këtë edhe më të lexuarat të shekullit të kaluar. Rrëfimi për një dashuri tragjike dhe për një pasion të ndaluar është provuar me dhjetëra herë të bëhet film.

Dashuria e një 40 vjeçari ndaj një drenusheje fëmijërore, por edhe nimfomaneje, e cila ende është e mitur përbën boshtin e këtij vullkani letrar, sa tërheqës aq edhe irritues. Me të drejtë është thënë për Lolitën që është një nga veprat kryesore të njerëzimit për dashurinë, e cila në këtë rast na paraqitet si një forcë absolute e ndjenjave të vogla dhe të mëdha, të lejuara dhe të ndaluara, vdekatare dhe të zakonshme.

Nuk ka segment letrar, psikologjik, sociologjik dhe pse jo, edhe politik në të katër anët e botës, i cili nuk është marrë më analizën e "Lolitës". Me të drejtë. Sepse ky roman shënon kulmin e gërmimit në anët më të errëta të shpirtit njerëzor dhe të pasojave që dashuria shkakton tek qenia njerëzore.

Fragment nga libri

Lolita, drita e syve të mi, zjarri i nënvetes sime. Mëkati im, shpirti im. Lo – li – ta: maja e gjuhës bën një udhë prej tre hapash poshtë qiellzës për të cikur dhëmbët tek e treta. Lo. Li. Ta. Ajo ishte Lo, thjesht Lo, në mëngjes, me shtatin katër këmbë e dhjetë inç, me vetëm një çorape mbathur.

Ajo ishte Lola me pantallona sportive. Ajo ishte Dolli në shkollë. Ishte Dolores në dokumente, por në krahët e mi ishte gjithnjë Lolita. Kishte pasur ajo një paraardhëse? Patjetër që kishte pasur, vërtet. Në fakt, mund të mos kishte pasur fare Lolitë po të mos kisha dashur një verë, një farë vajze miturake.

Në një principatë buzë detit. Po kur? Pothuajse aq vjet përpara se Lolita të kishte lindur, aq isha unë atë verë. Kurdoherë duhet të keni parasysh një vrasës për një stil të gjallë proze. Zonja dhe zotërinj të jurisë, prova numër një është ajo që serafimët, të keqinformuarit, të thjeshtët, serafimët me flatra fisnike zilepsnin. Vështrojeni këtë kurorë gjembash.

Mbi autorin

Vladimir Nabokov ka lindur më 23 prill të vitit 1899 në St. Petersburg. Si pjesëtar i një familjeje të njohur aristokrate të Rusisë cariste, pas revolucionit komunist, ai bashkë me familjen detyrohet të emigrojë, së pari në Berlin të Gjermanisë dhe më pas në Londër të Britanisë së Madhe.

Në vitet 1919 – 1922 në Universitetin e Kembrixhit, Nabokov studion letërsinë ruse dhe franceze. Nga vitet 1922 – 1937, ai jeton dhe boton në Berlin, në shumicën e rasteve nën pseudonimin Vladimir Sirin. Në vitin 1937 – 1940, ai ikën nga nazistët gjermanë në jug të Francës, kurse nga viti 1940 kalon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atje ai ka jetuar dhe punuar si profesor në universitete të ndryshme amerikane. Vladimir Nabokov, i cili një pjesë të veprave i ka shkruar në gjuhën ruse, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën angleze, vdiq më 2 korrik 1977 në Lozanë të Zvicrës.

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000438

Referencat specifike

isbn
849819041
ean13
849819041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.
650 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean-Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.
800 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kukudhi, Nikolaj Gogol

Ai e thërret filozofin për t'u lutur tri net me radhë mbi arkivolin e saj. Në këtë mënyrë, Foma Bruti, në secilën natë, e gjen veten në një betejë ballë fuqive demoniake të cilat arrin t'i mposhtë gjer në natën e tretë, kur shfaqet edhe Kukudhi. 
500 Lekë
More

Mes gruas dhe dashnores, Betina Krahn

Ti je lindur për të ndezur zjarrin në shpirtin e një burri, per të qënë , dëshira e tij dhe jo detyra. Sa të tmerrshme janë për burrin detyrat familjare moj bijë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Pesha e dashurisë, Sara Stridsberg

Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Mbaron me ne, Colleen Hoover

Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Zenit Editions

Mobi Dik, Herman Melville

Përveç këtyre vlerësimeve më të dukshme, të cilat prekin Mobi Dikun, që nuk ka si të zgjojnë veç rastësisht në shpirtin e çdo njeriu ndjesinë e alarmit, kishte edhe një mendim tjetër, ose më mirë të themi një tmerr të turbullt e të paemër që lidhej me të, i cili nganjëherë, për shkak të fuqisë që mbart, mbizotëronte krejtësisht gjithçka tjetër; edhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Saga e Njalit ose historia e Bërnt Njalit

Shkruar në shekullin e trembëdhjetë, Saga e Njalit është një tregim që hulumton problemet e historisë së njerëzimit – nga martesat e dështuara, ndarjet, besnikëritë, nga paaftësia e ligjit për të frenuar pasionet njerëzore deri te pasojat e tmerrshme kur burrat dhe gratë e mirë përfshihen në një valë të tmerrshme përtej dëshirës së tyre.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?
1 250 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Zemërimi i engjëjve, Sidney Sheldon

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Purgatori, Tomás Eloy Martínez

Emilia Dupuji përballet me të shoqin, Simon Kardoson, në restorantin Trudy Tuesday, 30 vjet pasi ai ka vdekur. Kështu fillon Purgatori, vepra e fundit dhe shumë afër jetës personale e njërit prej romancierëve më të mëdhenj latinoamerikanë, Tomás Eloy Martínez.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…
1 200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Otello, William Shakespeare

Tragjedia na prezanton me dy karaktere të shquara, Jagon dhe viktimën e tij. Me Jagon, si forcë dominuese, i cili bën që Otelloja të shikojë pabesinë e gruas së tij të re dhe të bukur, Desdemonës, dhe me lejtënantin e tij të zgjedhur, Mikael Kasin.
500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
2 000 Lekë
More

Referenca: 2139

Botuesi: Skanderbeg Books

Lolita, Vladimir Nabokov

Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qera në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Pnini, Vladimir Nabokov

Pnini është një kryevepër letrare, si e gjithë vepra e Vladimir Nabokovit, këtij mjeshtri të fjalës, gati i pashoq në historinë e letërsisë botërore. Pnini është një skicë e thuktë e plot ironi mbi metamorfozën e njeriut mes kulturave, ku personazhit kryesor të tij, Profesor Pninit i duhet të bëjë kapërcimin nga Rusia cariste në Amerikë.
900 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Ftesë për ndëshkim, Vladimir Nabokov

Janë ditët e fundit të të burgosurit Cincinat C., i dënuar me vdekje për "turpin gnoseologjik". I burgosuri ynë, një vetmitar shembullor, përpiqet të përshtatet në qelinë e tij, me ata pak personazhe që e lidh jeta e atyre pak ditëve në pritje të ndëshkimit fatal.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Syri, Vladimir Nabokov

 Historia ka si protagonist një borgjez të vogël i torturuar psikologjikisht, i cili po kërkon, por nuk arrin të lërë gjurmën e tij, te njerëzit e një klase me të lartë mes të cilave ai është përfshirë.
700 Lekë
More