• Banner

Kur dashuronte Suani, Marsel Prust

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden...

138,00 SEK
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kur dashuronte Suani

Gjinia: Roman

Autori: Marcel Proust

Shqipëruesi: Edmond Tupja

Publisher: Fan Noli

Viti: 2005

F. 222

Pesha: 0.301 kg.

ISBN: 978-99943-52-22-7

Mbi Librin

Dikush mund të thotë se askush nuk merr vesh nga dashuria, e madje, askush nuk ia ka haberin nga dashuria, nëse nuk ka lexuar romanin e Prustit mbi dashurinë e Suanit.

Ky libër është pjesë e një serie monumentale të quajtur Në kërkim të kohës së humbur ndërsa fragmente të kësaj vepre janë botuar veçmas nën titulllin: Xhelozia. 

Në një pasion obsesiv, Suani sheh te Odeta cilësitë që ai admiron në pikturat e mjeshtërve të mëdhenj. Ajo është e pafajshme, misterioze, surpriziese dhe, ndoshta më e rëndësishmja, është diçka që mund ta kesh tënden dhe, pasi ta përvetësosh, bëhet diçka nga e cila nuk torturohesh më. 

Por realiteti është i ndryshëm. Odeta është një grua profesioniste, zemërmirë, ambicioze dhe e pakomplikuar, e cila e do Suanin po aq sa ajo mund të dojë këdo tjetër. 

Kur dashuronte Suani është pjesë e kurikullave të shkollave ne Francë dhe shërben në një farë mënyre për të prezantuar shkrimtarin Proust me lexuesin. 

Proust njihet mes të tjerash për aftësinë e përshkrimit të muzikës me fjalë dhe përshkrime të detajuara të kryeveprave të artit pamor, gjë që e bën këtë libër një kryevepër.

Kujdes! Proust njihet si shkrintari i vështirë për t’u lexuar. Në këtë roman do të gjeni disa fjali që janë më shumë se një faqe të gjata. Kjo do të thotë që ju mund të merrni romanin Kur dashuronte Suani vetëm nëse jeni një lexues me kurajë. Ky libër është sjellë në shqip nga profesor Edmond Tupja.

Në shqip nga seria Në kërkim të kohës së humbur gjenden edhe romanet: Albertina e zhdukur, dhe Robinja, të dyja të shqipëruara nga Edit Dibra.

Detajet e librit
Fan Noli
SKU000437

Referencat specifike

isbn
978-99943-52-22-7
ean13
9789994352227
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Koha Ditore

Kur dashuronte Suani, Marcel Proust

Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Robinja, Marcel Proust

Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante...

Çmimi 161,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Tehu i briskut, W. Somerset Maugham

Udha e përndritjes është po aq e hollë dhe e ngushtë sa dhe tehu i briskut. "Është e vështirë të ecësh në tehun e briskut" thuhet në shkrimet e shenjta hindu, gjë që do ta provojë mbi shpinën e vet edhe Lari Darrël.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana, Niccolò Ammaniti

Mes fushash të zhuritura dhe pyjesh plot mistere, gërmadhash të qendrave tregtare dhe qytetesh të braktisura. Mes hapësirave të mëdha të shkreta të një ishulli të pushtuar rishtas nga natyra dhe bashkësish egërshane të mbijetuarish.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

E zjarrit dhe e vetmisë, Lily Mavrokefalou

Cili ankth, cila kënaqësi mban të përkulur mbi tekstin që po shkruan, Manto Mavrojenis, atë arkonde të rënë prej vakti, të harruarën tashmë "Heroinë dhe Madonë" të Mikonos, atë që e futi vendlindjen e saj në vallen e revolucionit të 1821-shit, që e shpëtoi nga algjerianët dhe e shpenzoi pasurinë e saj të madhe për qëllimet e kësaj lufte?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Letër e shkurtër, lamtumirë e gjatë, Peter Handke

Letër e shkurtër lamtumirë e gjatë është një nga romanet më novatorë dhe zbavitës të të madhit Handke. Plot atmosferë noir dhe e ngarkuar me një ajër deliri të përgjithshëm, libri filloi me paraqitjen e një të riu gjerman pa emër, i cili sapo ka mbërritur në Amerikë, ku shpreson të gjejë paqe pas rrënimit të martesës. Nuk shkoi gjatë dhe ai zbulon se...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Trimëritë e Mërkur Buas, Zani i Koronit

Pak njihet kontributi i shqiptarëve në Perëndim, megjithëse të dhënat flasin për një karrierë të shkëlqyer ushtarake, nën termin e stratiotëve. Shqiptarët kanë përcaktuar fate betejash, dinastish dhe shtetesh në Europën Perëndimore. Një nga këto stratiotë është Mërkur Bua Shpata, pinjoll i familjeve të famshme të Shpatajve dhe Aranitëve.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 

Çmimi 125,35 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Të vdekurit, Christian Krachk

Mbërritja e të fejuarës së Nägelit, një yll kinemaje dhe po ashtu e gjigandit të filmit Charlie Chaplin që shfaqet çuditërisht i dhunshëm dhe tepër karizmatik, i ndërlikojnë së tepërmi planet e Nägelit dhe Amakasus dhe i detyrojnë ata të përballen me demonët e tyre . . . edhe me shkatërrimin. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Daullja prej llamarine, Günter Grass

Oskar Macerati, zhvillimi mendor dhe shpirtëror i të cilit është i plotë që prej lindjes, në moshën trevjeçare vendos të mos rritet më, duke mbajtur fizikun e një fëmije. Ky personazh grotesk, në duart e të cilit gjendet gjithmonë një daulle llamarine, e sheh botën “nga poshtë” me një kritikë të pamëshirshme.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një histori e madhe dashurie, Susanna Tamaro

Pastaj hopet e një dahurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. 

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)