Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Histori e syrit, Georges Bataille
  • Histori e syrit, Georges Bataille
  • Histori e syrit, Georges Bataille

Histori e syrit, Georges Bataille

Zenit Editions

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në arenë.

600 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Histori e syrit
Origjinali: Histoire de l'oeil
Gjinia: Tregime
Autori: Georges Bataille
Shqipëroi: Alket Çani, Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2004
Fq. 124
Pesha: 0.161 kg.
ISBN: 978-99927-948-2-8

Mbi librin

"Histori e syrit", roman i shkrimtarit francez Georges Bataille (1897 – 1962), botuar për herë të parë më 1928 fshehtas me pseudonimin Lord Auch. Ky libër është fryt i një psikanalize, ai duhet konsideruar jo aq një përligjje sesa vetë shenja e një domosdoshmërie, që e ka shtyrë autorin ta verë veten në rrezik në librin e tij ashtu siç bën toreadori në arenë.

Erotizmi shpreh atë që kurrë misticizmi nuk ka arritur ta shprehë: çastin e kapërcimit, gulçimin e jashtëzakonshëm të ekstazës që përzien tmerrin me gëzimin ashtu si orgazma ngërthen jetën me vdekjen.

Histori e syrit është pa dyshim i pari libër ku gjuha e seksit bëhet gjuha e vdekjes së Zotit, dmth. e kapërcimit të mungesës së pafund. Duke nisur nga kjo Histori, njeriu e di që, ndonëse pafundësia nuk është në qiell, as këtu, në tokë, shija e pafundësisë është te gjesti ose te mendimi që e bëjnë pluhur këtë mungesë të dyfishtë duke mos u stepur para gjërave të ndaluara të përcaktuara nga njohja e tyre e thjeshtuar.

Detajet e librit
Zenit Editions

Referencat specifike

isbn
9789992794828
ean13
9789992794828
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
2 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Zenit Editions

Zonja Eduarda dhe tregime të tjera, Georges Bataille

Georges Bataille mbetet një nga figurat më të shquara të letërsisë së shekullit të XX – të, aq shumë ai u përpoq nëpërmjet studimit kritik të ligjërimit të shkruar – i cili sipas tij nuk mund të jetë veçse prometean – të jetojë nën shkapërthyerjen e furishme të rregullave, eksperiencën e skajshme, dhe asaj që një njeri "di prej faktit të të qenit".
400 Lekë
More

Botuesi: IDK

Erotizmi, Georges Bataille

Dhe pas thuajse pesëdhjetë vjetësh Erotizmi vazhdon të mbetet një përvojë transgresive, një rrugëtim në kërkim të së vërtetës deri në skaj të njerëzores, duke mbetur përherë një nga veprat më të rëndësishme të mbarë shekullit të njëzetë.
750 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000278

Botuesi: Cabej

Kujtimet e Adrianit, Marguerite Jursenar (Yourcenar)

Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d'Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm.
990 Lekë
More

Referenca: SKU000967

Botuesi: Dituria

Dashnori, Marguerite Duras

Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.
500 Lekë
More

Referenca: 2945

Botuesi: Dituria

Kujtimet e Adalbertos, Angela Nanetti

Kush thotë që kur je 11 vjeç nuk ke probleme? Kur je 11 vjeç duhet të ndërrosh shkollën, "Të rriten qimet e para ose të dalin dhëmbët si të kastorit". Dhe po qe se këtyre halleve u shtohen edhe dy teze dhe një gjyshe që fusin hundët kudo, dhe një emër më i gjatë se vetë shtati yt, atëherë jetë mund të bëhet vërtet e vështirë.
250 Lekë
More

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
1 000 Lekë
More