Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Gruaja leopard, Alberto Moravia
  • Gruaja leopard, Alberto Moravia
  • Gruaja leopard, Alberto Moravia

Gruaja leopard, Alberto Moravia

SKU000432
Koha Ditore

Një vepër tipike moraviane, "Gruaja leopard" është rrëfim pa rrugëdalje mbi një tradhti dashurie, për vuajtjen dhe paaftësinë e dhimbshme të të kuptuarit dhe shënon një nga pikat më të larta të mendimit ekzistencial të Moravias: jeta nuk njihet dhe ne nuk e njohim.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 690 Lekë Up to 2 070 Lekë
700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gruaja leopard (kopertinë e trashë)
Origjinali: La donna leopardo
Gjinia: Roman
Autori: Alberto Moravia
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 128
Pesha: 0.216 kg
ISBN: 84-9789-683-1

Mbi librin

Një vepër tipike moraviane, "Gruaja leopard" është rrëfim pa rrugëdalje mbi një tradhti dashurie, për vuajtjen dhe paaftësinë e dhimbshme të të kuptuarit dhe shënon një nga pikat më të larta të mendimit ekzistencial të Moravias: jeta nuk njihet dhe ne nuk e njohim. "Gruaja leopard" është romani i fundit i Alberto Moravias, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1993.

Fragment nga libri

Sapo ra errësira, në kolltukun që i shërbente si shtrat, Lorencoja zuri të mendonte për Norën. Ai deshi t'i rindërtonte në mendje fillimet e marrëdhënies së tyre, ndoshta sepse marrëdhënia nuk shkonte mirë dhe ai donte të kujtonte me saktësi se kur kishin filluar të shkonin punët keq.

Me fjalë të tjera, donte të bënte si udhëtarët në shkretëtirë, kur humbasin rrugën. Të kthehej mbrapsht, në pikën e nisjes, dhe të shihte se çfarë e kishte shkaktuar gabimin më të vogël të vëzhgimit që, më vonë, e kishte bërë të humbiste krejtësisht rrugën.

Mbi autorin

Alberto Moravia u përket autorëve klasikë të shekullit të XX – të. I lindur më 1907, ai rrjedh nga një familje e pasur hebraike të Romës. Pas një fëmijërie të rëndë, për shkak të sëmundjeve të ndryshme, Moravia në vitin 1929 botoi romanin e parë "Indiferentët", ku shquhet si romancieri i realizmit moderne psikologjik.

Temë e romaneve të tij janë sidomos raportet ndërmjet gjinive dhe ndriçimi i tyre nga aspekti psikoanalitik. Pas një satire therëse kundër diktatorit Benito Musolini, Alberto Moravias iu ndalua çdo publikim letrar, por ai vazhdoi të botojë me pseudonim.

Pas luftës vazhdoi me shumë sukses aktivitetin letrar. Moravia, i cili edhe përtej kufijve të Italisë çmohej si instancë letrare, provokator dhe autor skandalesh, vdiq më 27 shtator 1990. Veprat e tij, romane, ese, udhëpërshkrime, janë përkthyer në më se 30 gjuhë.

Detajet e librit
Koha Ditore
SKU000432

Referencat specifike

isbn
8497896831
ean13
8497896831
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Apologjia e Sokratit, Platoni

Fjalia e parë është thelbësore për tematikën e të gjithë fjalimit. Tek Apologjia, Sokrati argumenton se filozofia fillon me një pranim të sinqertë të injorancës; më tej ai e sqaron këtë gjë dhe deklaron se mençuria që ka, vjen prej njohurisë se nuk di asgjë.
500 Lekë
More

Botuesi: Albas

Lepuri është i pasur, John Updike

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
1 950 Lekë
More

Botuesi: Morava

Herzogu, Saul Bellow

Kjo është historia e Moisi Herzogut, një mesoburrë në depresion, shakaxhi, qaraman dhe magjepsës.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mrekulli e papërkryer, Andrea De Carlo

Gjithçka shpejton dhe rrokulliset në një vorbull të pashmangshme dhe gazmore. Një roman që alternon ritmin e rokut, lehtësinë e komedisë brilante dhe thellësinë e kohës që ndryshon dhe modifikon gjithçka. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Albas

Më fal, Ida Hegazi Høyer

Një vajzë takon një djalë. Është dashuri me shikim të parë. Ai duket i dashuri perfekt, student i filozofisë që e mahnit me bisedat intelektuale dhe shpirtin e lirë. Ata fillojnë bashkëjetesën menjëherë, të përpirë tërësisht nga njëri-tjetri. Por jo gjithçka shkon siç duhet. 
800 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
1 000 Lekë
More

Tre libra me 20 % ulje

Në këtë paketë ofrojmë tre libra: Vajzat pa emër, Martha Hall Kelly, Kur mbylla sytë, Linda Green dhe Gruaja në dritare nga A.J.Fin . Të tri librat kanë çmim kopertine 3900 lekë. Ofrohen me 20% ulje
3 900 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.
1 600 Lekë
More

Botuesi: Morava

Haremi i Gadafit, Annick Cojean

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.
900 Lekë
More

Botuesi: Ajan

Nostalgjia është aroma, Nizar Kabani, Mahmud Dervish

Kush do t’i ndalojë agresionet, o qyteti im, Kundrejt teje, o perlë e besimeve Kush do ta lajë gjakun nga muri i gurit? Kush do ta shpëtojë Inxhilin? Kush do ta shpëtojë Kuranin? Kush do ta shpëtojë Mesihun, nga ata që e vranë Mesihun? Kush do ta shpëtojë njeriun? O Jerusalem.. o qyteti im.
600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000427

Botuesi: Koha Ditore

Dashnori, Margerit Dyras

Fundi i viteve '20 të shekullit të kaluar në Sajgon të Vietnamit. Një 16 vjeçare franceze kthehet në konvikt pasi ka kaluar pushimet verore në familjen e saj të përçarë. Në anijen që kalon lumin Mekong ajo takon një dashnor të paharrueshëm: një kinez i pasur dhe shumë më i moshuar.
600 Lekë
More

Referenca: SKU000607

Botuesi: Skanderbeg Books

Fëmija i pestë, Doris Lessing

Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe, mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve '60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit viktorian.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
1 400 Lekë
More

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
500 Lekë
More