• Banner

Historia e nates se 1002-te, Joseph Roth
  • Historia e nates se 1002-te, Joseph Roth

Historia e natës së 1002 – të, Joseph Roth

Romani në fjalë, ngjarjet e të cili zhvillohen në Austri aty nga viti 1880, pjesërisht edhe në Persi e në Karpatet e atëhershme austriake, është kryevepra e Jozef Rotit, suksesi kulmor i dëshpërimit të tij të papërlotur e i dashurisë së tij të zjarrtë për jetën dhe ka si zanafilë një aventurë erotike të monarkut të Persisë në Vjenën e dinastisë së Habsburgëve.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e natës së 1002 – të
Origjinali: Die Geschichte von der 1002 Nacht
Gjinia: Roman
Autori:Joseph Roth
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2012
Fq. 304
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-9928-4116-1-7

Mbi librin

Romani "Historia e natës së 1002 – të", e para vepër e shkrimtarit austriak Jozef Rot e përkthyer në gjuhën shqipe, ngjan si një testament shpirtëror, njëherazi edhe si një profeci apokaliptike rreth fatit të Austrisë tashmë ish – perandori habsburgase, e cila më 1939, vit i botimit të këtij libri, duket se ka nisur të gllabërohet prej një humnere akoma më të thellë se humnera e mëparshme, si pasojë e çmendurisë naziste të aneksimit dhe të Luftës së Dytë Botërore.

Vjena e fundit të shekullit XIX, me tablotë e saj plot kontraste, përbën sfondin e këtij romani që autori e botoi në mërgim, pak para vdekjes së vet tragjike më 1939, në moshën 45 vjeçare. Ky tregim i shkëlqyer dhe alegorik për ngashënjimin dhe rrënimin personal e shoqëror, të dhëna këto nëpërmjet përshkrimesh të holla e të këndshme, përbën një mjet thelbësor për të kuptuar aftësitë e jashtëzakonshme krijuese të autorit, aftësi që janë mishërim i një njohjeje të thellë të shpirtit njerëzor, i një gjuhe të përkryer dhe i një dëshpërimi të etur për dashuri.

Romani në fjalë, ngjarjet e të cili zhvillohen në Austri aty nga viti 1880, pjesërisht edhe në Persi e në Karpatet e atëhershme austriake, është kryevepra e Jozef Rotit, suksesi kulmor i dëshpërimit të tij të papërlotur e i dashurisë së tij të zjarrtë për jetën dhe ka si zanafilë një aventurë erotike të monarkut të Persisë në Vjenën e dinastisë së Habsburgëve.

Këtu autori është zëri autentik e anonim i fabulës së romanit dhe i lëviz personazhet e veta në një lojë të pamëshirshme shahu ku asnjëri syresh nuk është i vetëdijshëm, në një lojë që do të sjellë rrënimin për të gjithë. Dhe secili prej personazheve mendon se po bën për veten e vet gjënë më të mirë, por në të vërtetë bën gjënë më të keqe, ose bën pikërisht atë gjë që e shpie drejt rrënimit. I paprekur mbetet vetëm një gjerdan margaritarësh, rreth të cilit është vërtitur në fshehtësi e tërë historia.

Mbi autorin

Jozef Roti, shkrimtar e publicist austriak me famë botërore, ka lindur më 1894 në Brodi të Galicisë, e cila asokohe i përkiste Perandorisë Austro – Hungareze. Pas mbarimit të shkollës fillore dhe të gjimnazit në vendlindje, ai vazhdoi studimet për gjermanistikë në Universitetin e Vjenës.

Me ardhjen e Hitlerit në fuqi, i cili ia dogji të gjitha librat, Jozef Roti jetoi dhe punoi si mërgimtar në Francë e në vende të tjera të Europës. Krijimtaria e tij e gjerë letrare përbëhet nga një numër i madh romanesh, novelash, tregimesh dhe esesh. Afro 15 romane të tij janë ekranizuar në Austri, në Gjermani, në SHBA dhe në Itali, si për shembull: "Rebelimi", "Marshi i Radeckit", "Historia e natës së 1002 – të", "Arrati pa fund", "Rrjeta e merimangës" etj.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000316

Botuesi: Ideart

Fjala dhe koburja, Joseph Roth

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej – këndej, vizitojnë njëri – tjetrin, përgjojnë njëri – tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.

Çmimi 2,55 GBP
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Pretenduesi, Jaclyn Reding

Duka e Sudeleigh-it është i vendosur ta martojë vajzën e tij ngatërrestare, Elizabeta. Dhe kjo bukuroshe kokëfortë është po aq e vendosur t’i shpëtojë martesës. Kështu, kur karroca e saj thuajse përmbyset, atë e shpëton një fermer skocez modest. Më vonë ajo i futet atij në shtrat... por e zbulojnë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

1984, George Orwell

Ne ndryshojmë nga të gjitha oligarkitë e së shkuarës, ngaqë dimë se ç’bëjmë… Nazistët gjermanë dhe komunistët rusë përdornin gati të njëjtat metoda me tonat, por s’patën kurrë guximin t’i pranonin motivet e tyre. 

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një histori e madhe dashurie, Susanna Tamaro

Pastaj hopet e një dahurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000638

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Djemtë e ‘36-s, Daniel James Brown

Megjithatë ata e bënë: tronditën botën, duke sfiduar edhe skuadrën që garonte për Adolf Hitlerin. Në qendër të ngjarjeve të pazakonta qëndron Xho Rantzi, një i ri pa familje, pa perspektivë, i cili synon jo vetëm të fitojë respektin e duhur, por dhe të gjejë vendin e tij në botë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Mysafirë me pagesë, Sarah Waters

Me ardhjen e Lilien dhe Leonard Barberit, një çift bashkëshortësh të rinj, rutina e shtëpisë dhe jeta e banorëve të saj do të tronditen papritur. Dhe ndërsa pasionet rriten dhe zhgënjimet bëhen mal, askush nuk mund të parashikojë se sa larg dhe sa shkatërruese do të bëhen ngjarjet.

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Krishti është ndalur në Eboli, Carlo Levi

E veçanta e Carlo Levi-t qëndron se ai është dëshmitar i pranisë së një kohe tjetër në brendësi të kohës sonë, është ambasadori i një bote tjetër në brendësi të botës sonë. Mund ta përcaktojmë këtë botë si bota që jeton jashtë historisë, përballë botës që jeton në histori.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)