• Banner

Nje koke del nga muri, Henri Michaux
  • Nje koke del nga muri, Henri Michaux

Një kokë del nga muri, Henri Michaux

Michaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor, në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux – së. Sonda e vështrimit të tij kridhet në brendësi të vetvetes, në ato skuta të panjohura e të errëta ku gjendet zanafilla e mendimeve, ëndrrave, imazheve, ndjesive.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një kokë del nga muri
Origjinali: Mes propriètès
Gjinia: Skica, novela të shkurtra
Autori: Henri Michaux
Shqipëroi: Alket Çani
Shtëpia botuese: Odeon
Viti: 2004
Fq. 144
Pesha: 0.222 kg.
ISBN: 978-99927-864-1-8

Koment nga përkthyesi

Michaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor, në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux – së. Sonda e vështrimit të tij kridhet në brendësi të vetvetes, në ato skuta të panjohura e të errëta ku gjendet zanafilla e mendimeve, ëndrrave, imazheve, ndjesive...

Të rrallë janë shkrimtarët që i kanë kushtuar vëmendje kaq të madhe lëvizjeve më të imta të jetës së brendshme. Për një kohë të gjatë i pakuptuar dhe i pavlerësuar siç duhej për shkak të vetë origjinalitetit të tij, ai konsiderohet sot si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj francezë.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789992786418
ean13
9789992786418
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...

Çmimi 138,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Neveria, Jean-Paul Sartre

Pra, pak më parë ndodhesha te Kopshti Publik. Rrënja e gështenjës futej thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më se ishte rrënjë. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean-Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Fjalët, Jean-Paul Sartre

Nganjëherë ndiej përkëdheljen e kohës që ikën, por herë të tjera – në shumicën e rasteve – e ndiej që ajo s'kalon. Minutat e dridhshme shtrihen sa gjatë gjerë më përpijnë dhe s'mbarojnë së dhëni shpirt; të ndenjura, por ende të gjalla, ato i mbledh fshesa, të tjera ua zënë vendin, më të freskëta, po aq të kota.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Saga e Njalit ose historia e Bërnt Njalit

Shkruar në shekullin e trembëdhjetë, Saga e Njalit është një tregim që hulumton problemet e historisë së njerëzimit – nga martesat e dështuara, ndarjet, besnikëritë, nga paaftësia e ligjit për të frenuar pasionet njerëzore deri te pasojat e tmerrshme kur burrat dhe gratë e mirë përfshihen në një valë të tmerrshme përtej dëshirës së tyre.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë,...

Çmimi 161,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000638

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Bretkosat, Aristofani

Pas shumë peripecish e keqkuptimesh komike, Dionisi, zot i argëtimeve dhe i teatrit, mbërrin përfundimisht në mbretërinë e Plutonit, pikërisht në çastin kur atje përgatitet zhvillimi i një konkursi poezie midis Euripidit dhe Eskilit.

Çmimi 74,75 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Flakërime dashurie, Xhelal ed- Din Rumi

Poezitë janë kryesisht nga “Divani” e duke qenë së tema e dashurisë mbizotëron tërë krijimtarinë e Rumiut, ajo është dominante edhe në këtë përmbledhje. Aty perfshihen dhjetëra poezi të Rumit, që prekin edhe tema nga metafizika, teologjia, kozmologjia e psikologjia.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dita e kukuvajkës, Leonardo Sciascia

Në një cep të Sicilisë, një sipërmarrës i vogël vritet në mes të katundit. Kurrkush nuk flet; dikush, madje, përpiqet t’i devijojë hetimet e nisura nga një oficer i ri i karabinierëve, i huaj për mendësinë dhe shoqërinë e Sicilisë. Hap pas hapi, dëshmi pas dëshmie, ku të rreme e ku të cunguara, kapiten Belodi arrin të zbulojë se faji i vetëm që përligj...

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Narratori, Walter Benjamin

Ajo që magjeps Benjaminin është jo ideja, por fenomeni. Ndaj, ku përcaktohet se e magjepsi doktrina e superstrukturës e skicuar përmbledhtazi nga Marksi, gjendet fill më pas apo merret e mirëqenë që te kjo lidhje me materien atij i interesonte sesi shpirti dhe shpërfaqja lëndore lidheshin aq ngushtë sa bëhej logjike të zbuloje gjithkund ’correspondances’...

Çmimi 46,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)