• Banner

Mengjes kampionesh, Kurt Vonnegut
  • Mengjes kampionesh, Kurt Vonnegut

Mëngjes kampionësh, Kurt Vonnegut

Shkrimtari i dështuar Kilgor Trofta dhe biznesmeni i suksesshëm Duejn Huver takohen në një festival artistik, në një qytezë të humbur të Miduestit amerikan. Prej këtij takimi, Huveri merr shtytjen e fundit drejt çmendurisë, ndërsa Trofta kthehet në figurë qendrore të letrave në Amerikë.

6,80 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mëngjes kampionësh
Origjinali: Breakfast of Champions
Gjinia: Roman
Autori: Kurt Vonnegut
Shqipëroi: Ataol Kaso
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2015
Fq. 341
Pesha: 0.401 kg.

ISBN: 9789995682187

Mbi librin

Shkrimtari i dështuar Kilgor Trofta dhe biznesmeni i suksesshëm Duejn Huver takohen në një festival artistik, në një qytezë të humbur të Miduestit amerikan. Prej këtij takimi, Huveri merr shtytjen e fundit drejt çmendurisë, ndërsa Trofta kthehet në figurë qendrore të letrave në Amerikë.

Për Vonnegut, "Mëngjes kampionësh" është përsosja përfundimtare e mjeshtrisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të "ëndrrës amerikane".

Mbi autorin

Kurt Vonnegut (1922 - 2005) është ndër shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore amerikane. Me humorin e zi, satirën dhe imagjinatën e pakrahasueshme, ai u vendos në qendër të vëmendjes së publikut dhe kritikës me vepra si "Sirenat e Titanit" (1959), "Thertorja pesë" (1969), dhe "Mëngjes kampionësh" (1973), duke u bërë ndër autorët më të lexuar e më me ndikim në botë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995682187
ean13
9789995682187
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pylli i pigmejve, Isabel Allende

Protagonistët, të shtyrë në fillim nga kureshtja dhe më pas nga solidariteti, do të arrijnë të shmangin rreziqe pa fund, falë fuqive të tyre: Nadia duke u bërë e padukshme dhe duke folur me kafshët, Aleksandri duke u shndërruar në jaguar dhe të dy duke u mundur të komunikojnë me shpirtrat. Ata do të hyjnë në kontakt me kulturën e pigmejve, të cilët, me...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ëndërr në Pallatin e Kuq, vol. 1, Cao Xueqin

Një komunitet i madh matriarkal ku enden vasha fatlume ose të pafata, shërbëtore ose zonja, gra ose konkubina. Një atmosferë e rrallë në të cilën luhaten personazhe të lumtura ose të trishtuara, mes shfaqjesh dhe gjëegjëzash, vizitash te perandori dhe në kultet e rafinuara fetare.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka sekrete e Aushvicit, Antonio Iturbe

Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje. Këto sende janë të rrezikshme, nuk mund t’i zotërosh. Nuk qëllojnë, nuk janë me majë, as prerës apo lëndues. Janë thjesht libra: të vjetër, të shkalafitur, me faqet e grisura, thuajse copë e çikë. E megjithatë nazistët i...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mançes , vëllimi 1+2, Miguel De Cervants Saavedra

Këta të dy marrin përsipër barrën të ringjallin periudhën e kalorësve të arratisur, domethënë ta kthejnë Spanjën edhe tërë botën nja 300 vjet prapa e të hidhen: nga Spanja e madhe e centralizuar, që ka zaptuar gjysmën e Amerikës, në Spanjën e vogël e të përçarë dhe të shtypur prej arabëve; nga Koha Moderne në Kohën e Mesme; nga kapitalizmi në feudalizëm;...

Çmimi 25,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kopshti prej qelqi, Tatiana Tibuleac, Ebook

“Kopshti prej qelqi” është një roman intim për traumat e fëmijërisë, kërkimin e vetvetes dhe identitetit në një mjedis shumëkulturor dhe dygjuhësh. E parë përmes syve të një fëmije, historia tregohet me ndjeshmërinë, brishtësinë,  ashpërsinë dhe empatinë e moshës.

Çmimi 5,44 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Klithma e zogut të shtëpisë, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)