• Banner

Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjeter, Machado de Assis
  • Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjeter, Machado de Assis

Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër, Machado de Assis

Herë të thella e herë të shpenguara, Kujtimet janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit.

8,88 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër
Origjinali: Memórias Póstumas de Brás Cubas
Gjinia: Roman
Autori: Machado de Assis
Shqipëroi: Ilirjana Agolli
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 260
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-103-93-2

Mbi librin

"Dijeni se sinqeriteti ësthë virtyti i parë i një të vdekuri", shkruan rrëfyesi në librin "Kujtimet e Bras Kubasit nga bota tjetër". Është e vërtetë, ai tregon nga bota e përtejme, por ai është sigurisht një nga personazhet më të gjalla artistike, produkt i imagjinatës më të pasur të të gjithë letërsisë, produkt i romancierit më të madh të Brazilit të shekullit XIX – të, Machado de Assis.

Herë të thella e herë të shpenguara, Kujtimet janë historia e një njeriu të zakonshëm, me ambicie politike të ndrojtura, me një gjysmë ideje mendjelehtë për shërimin e botës nga melankolia dhe me një mijë teori donkishoteske, të hedhura nga përtej varrit.

Në kërkim të dashurisë dhe të trashëgimtarit, Kubasi i shpërfill gratë që e duan dhe aspiron ato që nuk ia hedhin sytë. Në fund, ai vdes pa e dashur kush dhe pa trashëgimtar, por ai arrin ta kthejë këtë pilulë të hidhur në një fitore të fatit.

Çfarë i bën Kujtimet të botohen e ribotohen edhe pas 100 vjetësh? Humori i Machado – s, proza e shkëlqyer dhe të kuptuarit e thellë të të gjitha tekave të njeriut e sjellies së tij.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928103932
ean13
9789928103932
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000064

Botuesi: Botimet Dudaj

Verbëri, Jose Saramago

Në një qytet godet një pandemi e padëgjuar: quhet “verbëria e bardhë” dhe ajo nuk kursen askënd. Ndërsa autoritetet përpiqen të kufizojnë pandeminë duke karantinuar të verbrit, një element kriminal i mban të gjithë në gatishmëri pasi vjedh racionet ushqimore dhe sulmon gratë. Ka një dëshmitare okulare në këtë makth. Ndërsa shkrimtari na ritregon në këtë...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001820

Botuesi: Botimet Dudaj

Tjetri si unë, Jose Saramago

Tertuliano Maksimo Afonsoja, mësues historie në një lice, tridhjetë e tetë vjeç, i ndarë nga gruaja dhe që jeton vetëm, i tmerruar, zbulon kopjen e tij të përkryer në një film të marrë me qera rastësisht në një video - klub. I mbërthyer nga një hutim i madh, fillon dhe sheh filma të tjerë, vërteton zbulimin e vet.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Le të ulërijmë, Jose Saramago

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 9,99 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Përmasa e katërt, Janis Ricos Ebook

Përmasa e katërt, që i jep titullin librit, është, sipas vetë poetit, koha, jo thjesht koha biologjike që rrënon, shkatërron dhe e shpie njeriun drejt vdekjes, por kryesisht koha historike, e cila e shkundullon protagonistin dhe e detyron të luftojë me të shkuarën dhe të ardhmen, në mënyrë që, duke shqyrtuar veprat e veta, të shpjegojë shkaqet që i...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.

Çmimi 15,54 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Harper Perennial

She came to stay, Simone De Beauvoir

It was unthinkable that Pierre and Francoise should ever tire of each other. And yet, both talented and restless, they constantly feel the need for new sensations, new people. Because of this they bring the young, beautiful and irresponsible Xavière into their life who, determined to take Pierre for herself, drives a wedge between them, with...

Çmimi 18,87 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Engjëlli i hakmarrjes, Sidney Sheldon

Historia e këtij libri ka në qendër një komplot ndërkombëtar djallëzor, që nis nga Salla Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe zhvillohet përgjatë rrugëve përvëluese të Buenos Ajresit, në atmosferën e rafinuar të Parisit dhe Romës, deri në hijet e errëta të mjediseve të Bukureshtit.

Çmimi 13,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ngjyra të tjera, Orhan Pamuk

Orhan Pamuk, jo vetëm që shkruan romane, por shkruan edhe për romanet. Mendimet e tij se si duhen lexuar veprat e autorëve të tjerë, idetë e tij për të shkruar një roman, ai i ka zhvilluar ndër vite në artikuj dhe leksione të ndryshme. 

Çmimi 19,98 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Katër erërat, Kristin Hannah

Libri Katër erërat na njeh me jetën gjatë Depresionit të Madh dhe njerëzit që e jetuan atë; me realitetin e ashpër që ndau një komb dhe me betejën “të kesh dhe të mos kesh”. Një portretizim i gjallë i Amerikës dhe ëndrrës amerikane, u parë me sytë e një gruaje të vendosur, kuraja dhe sakrifica e së cilës shënjuan një brez të tërë.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)